Postimet
Ecja është e lidhur me një rrezik më të ulët për demencë, diabet, sëmundje të zemrës dhe të tjera, por një studim i ri tregon se mund të përfitoni nga më pak se 10,000 hapa në ditë. Për shumë vite, është besuar se për të qenë të shëndetshëm, duhet të ecim të paktën 10,000 hapa […]
Minecraft dhe lojëra të tjera kreative po njihen gjithnjë e më shumë si mjete të fuqishme për vetëshprehje dhe mbështetje për shëndetin mendor, veçanërisht për fëmijët që kanë përjetuar trauma – përfshirë edhe refugjatët ukrainas. Djali i Oleksii Sukhorukov ishte vetëm 12 vjeç kur filloi pushtimi rus i Ukrainës. Familja u zhyt në një realitet […]
Nga Lira Gjika Të menduarit dhe të mësuarit nuk janë një “gjë” e lehtë. Këtë e dinë të gjithë sepse përballen me këtë çdo ditë, sidomos kur nuk arrijnë të zgjidhin një problem apo kur nuk i shkon mendja si bëhet diçka, e më pas ndihen keq kur e dëgjojnë zgjidhjen nga të tjerët dhe […]
Fëmijët reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj ngjarjeve të vështira që ndodhin në mjedisin e tyre. Kultura ndikon gjithashtu në mënyrën se si shprehim emocionet – në disa kultura, për shembull, nuk është e pranueshme të shprehësh emocione të forta si të qarët me zë të lartë, ndërsa në kultura të tjera është krejtësisht normale. […]
8 këshilla për t’i mbështetur dhe ngushëlluar fëmijët tuaj Kur konfliktet apo lufta bëhen pjesë e lajmeve, kjo mund të shkaktojë ndjenja frike, trishtimi, zemërimi apo ankthi kudo që të jetoni. Fëmijët gjithmonë i drejtohen prindërve për ndjenjën e sigurisë dhe mbrojtjes, sidomos në kohë krizash. Më poshtë janë disa këshilla për t’i ndihmuar fëmijët […]
Neglizhimi është një formë keqtrajtimi. Ai shfaqet jo vetëm përmes veprimeve që mungojnë, por edhe në mënyrën si sillemi dhe si komunikojmë: në mënyrën si flasim, si përdorim zërin, në përzgjedhjen e fjalëve, nëse gjejmë apo jo kohën e duhur, në mënyrën si prekim, me butësi apo me mungesë vëmendjeje. Pikërisht sepse neglizhenca shfaqet në […]
Në verë, shumë fëmijë përballen me dhunë, frikë e vetmi, larg syrit të profesionistëve e strukturave mbështetëse. Emanuela Dervishi na kujton se pushimet nuk janë çlodhje për të gjithë. Kujdesi ynë duhet të jetë i pandërprerë, sidomos tani. Nga Emanuela Dervishi Punonjëse Sociale, shkolla 9-vjeçare “Qamil Guranjaku” Elbasan Vera ka ardhur. Zhurma e ziles së […]
Nëse nuk ke gjetur ende motivimin për të ushtruar, ndoshta problemi nuk është tek ti por tek lloji i stërvitjes që po përpiqesh të bësh. Një studim i ri sugjeron se përputhja e aktivitetit fizik me tiparet e personalitetit mund ta bëjë stërvitjen më argëtuese dhe më efektive. Të detyrosh veten të ndjekësh një klasë […]
Nga Lira Gjika Shpesh dëgjohen prindër, si nëna edhe baballarë, që i nxisin fëmijët të përgjigjen me dhunë ndaj moshatarëve të tyre. Këtë nxitje e justifikojnë me idenë që fëmijët duhet “të bëhen të zotët e vetes”. Por sa e besueshme është kjo mënyrë të menduari për një fëmijë? Një fëmijë është një njeri në […]
Edhe pse uji është përbërësi më i bollshëm në trupin e njeriut, shpesh nuk i kushtohet rëndësia që meriton. Gati gjysma e të rriturve në SHBA pinë më pak ujë se sa rekomandohet çdo ditë, sipas një sondazhi të vitit 2023 me gati 2,861 persona. Kjo është një problem i madh, sepse hidrimi i mirë […]