Kallz, një qendër zhvillimi social e argëtimi
Për 5 vite rresht, një nënë gazetare e pati të vështirë të koordinonte orare e punës së saj me atë të fëmijës. Shkolla publike përfundon në mesditë dhe duhen orë të tëra deri në përfundimin e orarit të punës. Të njëjtin shqetësim e ankth kishin edhe miqtë e saj me fëmijët e tyre. Pasiguri për qëndrimin e fëmijës, vështirësi në ndjekjen e kurseve dhe tërësisht e pa mundur që prindi të bëjë detyrat me fëmijën në fund të ditës, pas më shumë se 8 orësh punë intensive.
Ndaj Albana vendosi të hapë Kallz, Qendër Multifunksionale. Një qendër ku gjejnë përgjigje të gjithë prindërit e interesuar për zhvillim integral të fëmijës. Një qendër ku edhe vetë prindërit mund të gjejnë hapësira për të zhvilluar programe të integruara me fëmijët.
E themeluar në Maj 2016, Kallz, u mundëson fëmijëvë nga klasa e parë deri në të VI-të, të mund të përfitojnë nga të gjitha shërbimet e nevojshme: Transport, ushqim i shëndetshëm, mbështetje mësimore, Socializim, kurse të ndryshme, aktivitete informuese e argëtuese, festat e ditëlindjes.
Në fund të çdo dite, prindërit dhe fëmijët kanë mundësi të kalojnë më shumë kohë së bashku. Ato shmangin tensionin nga detyrat e shtëpisë në mbrëmje vonë.
Prindi nuk ka nevojë të nxitojë pas punës të dërgojë fëmijën në kurs, apo të
nxitojë ta ushqejë atë.
Socializimi mes fëmijëvë zhvillohet përmes programeve Pas Shkolle, (Shtator- Qershor) dhe Kampit Veror (Qershor –Korrik).
Ndërkohë, aktivitete të ndryshme gjatë pasditeve dhe fundjavës mundësojnë mësime për jetën dhe socializim me prindërit. Ndër të preferuarat tona janë pasditet e gatimit të kekut, apo mbjelljes së perimeve.
E konceptuar për aktivitete formuese dhe argëtuese, Qendra Kallz afron rreth vetes edhe të rritur, (të rinj dhe prindër). Ato mund të jënë pjesë e kurseve të ndryshme për të rritur si për gjuhët e huaja, zumba apo volejboll.
Sa nëna nuk mund të bëjnë aktivitet fizik kur kanë fëmijët e vegjël? Në Kallz është e mundur që ato të luajnë volej, apo të bëjnë fitness, ndërsa fëmijët e tyre po pikturojnë në ambientet ngjitur.