Kurset e Kallz
Anglisht. Me librat e Sidi Education, në Kallz mund të marrin njohuri shtesë në anglisht fëmijët nga klasa e parë deri në klasën e VI. Nuk përjashtohet mundësia e kurseve edhe për të rritur. Tashmë në qendër po zhvillojnë kurse edhe grupe adoleshentët dhe anglishte për të rritur e anglishte biznesi.

Volej dhe Basket
Në palestrën e posaçme për fëmijë, mund të zhvillohen Volej dhe Basket. Kurset zhvillohen dy herë në javë.

Zumba
Zhvillohet po ashtu në palestër, në orare të tjera. Kursi zhvillohet dy herë në javë.

Pikturë
Kreativitet por edhe edukim i fëmijës për më shumë përqëndrim. Me pajisjet teknologjike dhe rrjetet sociale, fëmijët e të rinjtë kanë ulur ndjeshëm shkallën e përqëndrimit. Kursi i pikturës, edhe nëse nuk e bën fëmijën tuaj një artist (në rast të zbulimit të talentit, jemi në rrugën e duhur), një angazhim për më shumë se 90 minuta në një seancë, e mundëson fëmijën të zhvillojë aftësinë e përqëndrimit.