Në Kallz, synojmë të krijojmë terrenin e duhur, në mënyrë që fëmija të nxjerrë më të mirën nga vetja e tij, ta zhvillojë e fuqizojë atë. Përkujdesja dhe aktivitetet e shumta gjatë ditës mundësojnë një vend të sigurt, të shëndetshëm e social për fëmijën.
Djemtë e vajzat e Kallz, mund të socializojnë mes tyre. Gjatë programit “Pas Shkolle”, ata përfitojnë shërbimet: transport, ushqim, mbështetje mësimore dhe shumë aktivitete të tjera të rëndësishme që përforcojnë njohuritë e tyre mësimore. Kombinimi i programeve me hapësirat e lira për socializim, siguron kohë cilësore për formim e e zhvillimin e aftësive sociale e gjykuese.
Fëmijët kanë kohë të ndajnë së bashku vaktet e ushqimit, por edhe kohën para nisjes së një programi siç është orari pas ngrënies së drekës. Ndarja e fëmijëvë nga klasa e parë në të pestën në dy grupe, mundëson krijimin e shoqërive të reja, shkëmbimin e njohurive mes tyre. Të vegjlit kanë shembujt e tyre për të ndjekur. Ndaj ne shpesh i mëshojmë fort përgjegjesisë së më të rriturve për sjelljet e tyre.
Kjo u jep vlerë edhe fëmijëvë të klasave më të larta, të cilët vlerësohen për rolin e tyre model. Mbështetja mësimore zhvillohet me ndihmën e mësueses së shkollës fillore. Ajo ndjek fëmijët në bërjen e detyrave, përsëritjen mësimore dhe ushtrime shtesë.