Artikulli u botua tek Revista Kallz.

A e dini se njerëzit me të suksesshëm janë ata që kanë besim tek vetja? Sa besim tek vetja ka fëmija? Sa besim tek vetja ka prindi? Mungesa e besimit krijon në shumë raste zemërim, madje edhe konflikte. Për shkak të pasigurive tona, ne mund të kuptojmë gabim sjelljet apo fjalët e dikujt.

Ndërsa besimi i shëndetshëm rrit mundësinë për sukses dhe një jetë më cilësore.

Forcimi i besimit është si ushtrimet fizik. Duhet të jetë i vazhdueshëm. Prindërit, gjyshërit, të afërmit, edukatorët, mësuesit nevojitet të kenë besim tek vetja dhe tek fëmijët. T’ua ushqejnë fëmijëve çdo ditë vetëbesimin e shëndetshëm.

Shumë prej jush kanë lexuar për letrën që drejtori i shkollës i dërgoi nënës së Thomas Edison, shpikësit të gramafonit, kamerës së filmit dhe llampës elektrike. Nëna ia lexon duke i thënë se në letër shkruhej, “Djali juaj ka aftësi të jashtëzakonshme. Në shkollën tonë mungon mundësia për ta ndihmuar në zhvillimin dhe arsimimin e tij të mëtejshëm. Prandaj, ne ju lutemi të mësoni vetë birin tuaj”. Thomas e lexon këtë letër më vonë dhe në të në fakt shkruhej, Djali juaj nuk ka vetëm vështirësi për të dëgjuar, por ai ka edhe aftësi të kufizuara mendore. Kjo është arsyeja pse ne nuk mund ta mbajmë më në shkollën tonë!”

Mungesa e besimit do të kishte çuar dëm një gjeni.

Ne jemi vënë në dijeni të një programi interesant dhe që besojmë se është i vlefshëm për prindërit dhe edukatorët. Ai zhvillohet nga Shpresa Rupar, trajnere e licensuar e programit Neuro-Linguistik.

Nëse e gjykoni me interes më poshtë keni më shumë info për trajnimin online.

Programi: SI TË RRISIM FËMIJË ME BESIM TEK VETJA

Me këtë program mësoni se si mund të rrisni fëmijë me besim tek vetja, duke punuar njëkohësisht edhe me veten tuaj. Hap pas hapi, ju që doni t’i shikoni fëmijët tuaj të jenë më konfident dhe të suksesshëm, ndërtoni me kujdes një shtëpi më të sigurt, për të cilën fëmijët kanë shumë nevojë. 

Prindërimi bëhet më i lehtë sikur ju të njihni:

  • nevojat emocionale të fëmijës.
  • ​teknika dhe strategji komunikimi ndryshe.
  • teknika konkrete për kritikën konstruktive, vendosjen e kufijve dhe gjetjen e zgjidhjeve në momente kritike.
  • metoda konkrete për zgjidhjen e konflikteve dhe rivalitetit mes fëmijëve.
  • ​metodologjinë e më të mirëve për të njohur dhe për të kuptuar më mirë fëmijët tuaj.
  • ​​metodologjinë se si t’i motivoni dhe si t’i stimuloni.
  • ​njohuri konkrete se si të komunikoni me fëmijët tuaj për frikërat, dyshimet e tyre, si të ndihmoni fëmijët e turpshëm, apo ata që shfaqin shenja të perfeksionizmit.
  • ​teknika dhe këshilla të dobishme dhe praktike, që ju ndihmojnë të nxirrni më të mirën nga vetja dhe fëmijët tuaj.
  • ​shtyllat e vetëdijësimit dhe të vetëvlerësimit, gjithmonë me një qëllim të vetëm: edukimin e fëmijëve në të gjitha nivelet, për të rritur vlerat personale të fëmijës, por njëkohësisht bashkë me të edhe vlerat tuaja.

Dhurata më e bukur që mund t’u bëjmë fëmijëve është që ne vetë të bëhemi shembulli më i mirë për ta, ne vetë të jemi personi ku fëmija mund të mbështetet, të jemi personi nga i cili fëmija mund të mësojë, si dhe të ndihet i sigurt të shprehë mendimet e tij, të flasë për problemet dhe frikërat e brendshme, të ndihet i rrethuar me dashuri, sepse këto janë bazat e shëndetshme që atij i duhen gjatë gjithë jetës.

Me këtë program, Shpresa ka shtruar rrugën, e cila, hap pas hapi, e bën udhëtimin tuaj shumë më të sigurt, më të bukur, sepse fëmija ka nevojën e një bashkëudhëtari dhe ju prindërit mund të jeni bashkëudhëtari më i mirë i tyre.

Për më shumë, klikoni këtu

https://femijekonfident.com/programi41493627?fbclid=IwAR3_lTQMjg8HHaqYFO0K9F7I1eMeq8U61MfdtYM4PZjY-4rwGt28Lp_rM70

Ose kontaktoni [email protected]