Jetët tona moderne me ritme të shpejta shpesh na grabisin kohën përfshirë dhe kohën që duhet të përgatisim ushqimet e përditshme. Shumë marrin diçka të shpejtë për mëngjes gjatë daljes nga shtëpia, ose ushqehen vetem me drekë të bollshme në mënyrë që të fitojmë kohë për të qenë më shumë produktivë në punë ose për t’iu përkushtuar jetës sonë personale.
Përtej reflektimeve filozofike mbi kulturën tonë të nxitimit, ia vlen të peshojmë ndikimet e të ngrënit shumë të shpejtë në shëndetin tonë. A keni përjetuar ndonjëherë gaz të tepërt? Vuani shpesh nga tretje e vështirë, e rëndë apo fryrje? Sa vëmendje i keni kushtuar urisë apo se sa të ngopur ndiheni në të vërtetë?
Gazi i tepërt
Ekziston një gjendje që përfshin gëlltitjen e ajrit gjatë ose ndërmjet vakteve, e njohur si aerofagia . Kjo shkakton disa shqetësime si: ndjenja e rëndesës dhe fryrje, pas ngrënjes.
Sasia normale e gazit në traktin tretës kur stomaku ynë është bosh është rreth 200 ml. Nëse kjo sasi rritet ndjeshëm, mekanizmat fiziologjikë për nxjerrjen e saj mund të bëhen shumë të pakëndshme. Kjo sasi ajri varet nga ekuilibri midis marrjes, prodhimit dhe eliminimit të gazit nëpërmjet belçimit, fryrjes ose konsumimit të tij nga mikrobiota e zorrëve .
Ushqimi i shpejtë është një nga faktorët kryesorë në rritjen e marrjes së ajrit dhe prodhimit të gazit, megjithëse përtypja e çamçakëzit, pirja e duhanit dhe ndryshimet në mikrobiotën e zorrëve gjithashtu mund të kontribuojnë.
Lexoni edhe Si t’i mësoni fëmijës tuaj rregullat e tavolinës?
Nuk përtypet mjaftueshëm
Kur hamë me nxitim kemi më pak kohë për të përtypur. Prandaj nevojiten më shumë acide stomaku për ta tretur atë siç duhet. Përveçse kërkon një përpjekje më të madhe metabolike, kjo shkakton gjithashtu ndjenjën e pakëndshme të rëndimit dhe fryrje. Një tjetër efekt i mospërtypjes së mjaftueshme – duke mos lejuar kështu enzimat orale të bëjnë punën e tyre – është thithja e ushqimit në zorrën e hollë. Pavarësisht përpjekjeve më të mira të stomakut, ushqimi i papërtypur mund të arrijë në zorrë pa u tretur mjaftueshëm.
Mos ngopja
Kur bëhet fjalë për ndjesinë e urisë dhe ngopjes, boshti zorrë-tru hyn në lojë – truri është përgjegjës për dërgimin e sinjaleve që rregullojnë proceset e tretjes, si dhe na bën të hamë ose të ndalojmë së ngrëni. Dy hormone rregullojnë ngopjen dhe urinë – grelina shkakton ndjenjën e urisë, ndërsa leptina na bën të ndihemi të ngopur. Sapo shohim, nuhasim dhe fillojmë të hamë ushqim, duhen 20-30 minuta që leptina të bëhet aktive. Kjo do të thotë që, kur hamë shumë shpejt, ne hamë më shumë sesa kemi nevojë në të vërtetë – leptina nuk ka kohë të mjaftueshme për të hyrë dhe për të na thënë se kemi ngrënë mjaft.
Pasoja më të rënda
Ushqimi shumë shpejt mund të ketë pasoja më të rënda për shëndetin tonë. Disa studime tregojnë një lidhje midis shpejtësisë me të cilën hamë dhe faktorëve të rrezikut kardiovaskular , niveleve të larta të triglicerideve dhe rritjes së shanset për të zhvilluar sindromën metabolike (deri në 59% më të lartë), ose për t’u bërë mbipeshë ose obezë, veçanërisht në mesin e diabetikëve .
Prandaj ia vlen padyshim të ngadalësoni dhe të kushtoni një moment për të shijuar një mëngjes, drekë ose darkë më të qetë. Përtypeni ngadalë dhe kushtojini vëmendje se sa të ngopur ndiheni. Investoni pak kohë dhe do t’ju sjellë përfitime për shëndetin tuaj.