Nga Prof. Armin Gottlieb Kunz, psikolog për fëmijë, Zvicër.


 ( Kujdes: Gjeni gjithmonë shkakun (e saktë)  për ccdo lloj sjellje, në qoftë se doni që t‘a kuptoni atë!)

Shmangni  interpretimet negative dhe “jo realiste“ mbi traumën dhe mbi simptomat fillestare.

Shmangni nxitjet e lidhura me traumën.

Normalizimi:“këto ndjesi që ti ke, janë krejt normale“

Duhet t‘i jepni fëmijës ndjesinë që është  i mirëkuptuar, megjithëse ai shfaq sjellje të “çuditshme“

Në qoftë se atij i kujtohen situata negative, lëreni fëmijën të tregojë, dëgjojeni me qetësi, tregojini që ndani me të shqetësimin e tij dhe më pas, ndryshoni temën e bisedës (mos pyesni në mënyrë aktive për detajet)!

 Tregoni mirëkuptim. Kjo është shumë e rëndësishme: “Nëse ti ke frikë që të kthehesh në shtëpi, atëhere ne e kuptojmë këtë ndjesi“.

 Procesi i lehtësimit:  si psh yoga për fëmijë, masazhe, teknika frymëmarrje.

 Procesi i pyetjes:  “nëse mund të kthehemi, a ke frikë? “Çfarë mund të ndodhë, nëse ty do të të duhej të ktheheshe përsëri në shtëpi?”

Me mbështetjen e psikologëve, të krijohen grupe të vegjël, me fëmijë të traumatizuar.

PËRGJITHËSIMI: “A e di që nuk je ti i vetmi që ka frikë? Ka edhe shume të tjerë si ti.

Flitini fëmijës me zë qetësues.

Përcillini siguri

Nëse konstatoni se tek fëmija rritet ndjesia e frikës, atëhere ndryshoni temën e bisedës, ofrojini një aktivitet ose ndërmerrni një aktivitet qe përfshin lëvizje. Shëtitja qetëson dhe largon mendimet negative.

Duhet te jeni të besueshëm dhe të afërt me fëmijën. Duhet të ngjallni besim, që ai të ndihet i mbrojtur dhe i sigurt.

Mos ushtroni në asnjë rast presion. Kjo do të hidhte poshtë gjithë punën tuaj, të bërë deri tani.

Duhet të keni durim. Shumë durim dhe rezistencë, sepse frikërat e përjetuara njëherësh, mund të mbeten për një kohë të gjatë.

Duhet të rrezatoni relaksim, siguri, dashamirësi, buzëqeshje.

Duhet të menaxhoni emocionet, të jeni konsekuent dhe i besueshëm. ( atë që unë e them, unë e bëj).

Te qetësoni fëmijën.

Fëmija duhet të ndjekë një rutinë të rregullt ditore

Fëmija duhet të ketë vazhdimësi lidhjeje me personat e besuar, me ambjentet e njohura dhe rrugët e njohura.

T‘i jepni fëmijës ndjesinë e kontrollit dhe të përzgjedhjes.

Të përcillni përjetime suksesi.

Sport/ lëvizje për reduktimin e stresit

Të  lejoni kreativitetin dhe të nxisni fëmijën që të shprehë ndjenjat e tij, duke pikturuar, vizatuar  (kjo ndihmon për të përpunuar dhe për të hequr mendjen). Mund edhe të luani me kukulla sikur jeni në një situatë tërmeti, nëse fëmija dëshiron (mos filloni në mënyrë aktive, por vetëm përgatitni kukullat)

Krijoni mundësi për të krijuar kundërfigura të brendshme pozitive. (Gjatë lojës, promovoni personazhe të fuqishëm mbrojtës.)

Terapi ekspozimi dhe krijim realiteti: për t’u konfrontuar me kujtimet e rënda dhe ngjarjet traumatike.

Në  varësi të mundësive dhe kohës së prindërve (a kam unë kohë dhe vend, si nënë, baba, xhaxha, teze ..për këtë gjë? Dhe a kam unë vetë stabilitet të brendshëm të mjaftueshëm?

Përmes nxitjeve të ndryshme/ këkesave mbi trupin dhe trurin nga jashtë, është më e mundshme për trurin, që t’a “reduktojë“ përjetimin emocional dhe të risjellë të menduarit llogjik dhe funksionimin në jetën e përditshme, në plan të parë.

Cilat simptoma shkakton trauma tek fëmijët?

  • Të qara, të bërtitura, dridhje, qoftë edhe pa arsye
  • Mbindjeshmëri ndaj dicckaje të re ose ndaj kërkesave të zakonshme
  • Urinim i pavullnetshëm, shtrëngim i dhëmbëve, kafshim i thonjve, autoagresion.
  • Agresion ndaj njerëzve të tjerë pa arsye aktuale
  • Lodhje, pasivitet, tërheqje, kontraktim, druajtje
  • Frikë, shqetësime në gjumë, paaftësi për t’u përqëndruar
  • Përseritje e vazhdueshme e lëvizjeve të caktuara, si veprim i pjesshëm nga skenat traumatike te perjetuara fillimisht, ose si qetesim I vehtes. (Psh: lëvizje mbrojtëse, rrotullim, goditje me këmbe ose duar mbi diçka, të larët vazhdimisht…)
  • Fantazi ose ëndrra të tmerrshme

Flashbacks shkaktohen përmes zhurmave të caktuara, ose përmes situatave të  caktuara.  Fëmija bërtet, qan dhe ka nevojë për shumë punë deri sa t’a kthesh në realitet e që të flasësh me të, pra që të kthehet në gjendje sigurie.

Situatata të tilla mund të ndodhin në shkollë, si: kur nxënësit janë afër me njëri- tjetrin dhe të zhurmshëm, në korridore shkolle me shumë nxënës, në situatë ngushtësie tek dhoma e zhveshjes, situata të acaruara emocionale…si p.sh. në sport, në oborrin e shkollës, ose gjatë zënkave e konflikteve.

Flashbacks janë situata të brendshme rreziku për fëmijën !! (në mendje, fëmijës i kthehen momente e pamje të situatës traumatike të përjetuar)

Në moment të tilla, mos e lër vetëm ose mos e pyet se çfarë ka përjetuar, sepse kjo gjë mundëson që të mbeten aktive pamjet dhe ndjesitë e “këqija“ dhe çon shpesh herë në ndjesi pafuqie. Fëmija përjeton në këtë mënyrë përsëri një humbje kontrolli, ndihet i paaftë për të vepruar dhe ndoshta traumatizohet përsëri.

Përfundim:

Të gjitha llojet e reagimeve të stresit dhe të frikës, ndryshimet e menjëhershme të sjelljes, kur fëmija është më shume apo më pak aktiv se zakonisht, sjelljet e çuditshme, mund të jenë tregues  të një traumatizimi edhe pas disa ditësh, javësh ose muajsh.

Orientim:  Nëse vëzhgoni reagime të tilla, organizohuni për t’a ndihmuar fëmijën tuaj. Sa më shpejt, aq më mirë. Por kjo ndihmë mund të jetë e efektshme edhe  vite më vonë. Shpesh herë edhe prindërit vetë nuk janë në gjendje të ndërmarrin hapat e duhur për fëmijën e tyre, pasi edhe ata vetë janë të mbingarkuar ose nuk e njohin sistemin e ndihmës.