Lisa Tanner

Unë kam 10 fëmijë të moshave të ndryshme nga foshnje deri në 19 vjeç dhe ka qenë një rrugë e gjatë për t’i rritur. Megjithëse ndonjëherë mund të jetë pak e lodhshme, nuk do ta ndërroja këtë me asgjë në botë.


Më poshtë po ju tregoj për disa nga gjërat që unë nuk i prisja nëse do të kisha shumë fëmijë.

Fëmijët nuk kanë nevojë për shumë gjera, sidmos kur janë foshnja.

Fëmija im i madh ka shumë lodra kur ka qenë i vogël. Në nuk dinim shumë, kështu që lexuam të gjithë librat, blemë dhe na dhuruan shumë gjëra para se ajo të lindte. Por, shpejt kuptuam se nuk përdorëm pothuajse asgjë nga ato që kishim menduar.

Në kohën kur erdhi fëmija ynë i dytë, kishim një ide më të mirë se çfarë do të përdornim vërtet. Me kaq shumë persona ne familje, shtëpia jonë do të ishte e tejmbushur me sende nëse në do të përpiqeshim t’i mbanin ato të gjitha, kështu që minimizimi na ka ndihmuar vërtet.

Tani jemi fokusuar që t’ju japim fëmijëve gjërat që ata vërtet kanë nevojë, si lojëra dhe lodra që promovojnë mënyrën e të menduarit kritik dhe që të shpenzojmë më shumë kohë së bashku.

Zhurma nuk është gjithmonë një gjë e keqe

Në shtëpinë timë ka zhurmë që në momentin që femijët zgjohen dhe derisa ata shkojnë të flenë. Edhe kur askush nuk është duke bërtitur, është një gumëzhimë që vjen nga fakti që jemi 12 veta në shtëpi dhe kjo zhurmë largohet vetëm në orët e vona të natës.

Më shqetësonte dikur, por mund të bëj shumë më tepër se sa kam qenë në gjendje. Unë shkruaj në zhurmë, lexoj në zhurmë, dhe kur nuk kam zhurmë rreth vetes, ndihem çuditshëm. E di që një ditë fëmijët e mi do të rriten dhe do të më mungojnë të gjitha këto zhurma.

Ju kurrë nuk do të jeni ekspert në prindërim

Për një moment me të vërtetë mendova se do ta konsideroja veten një eksperte në biznesin e mëmësisë. Por, pikërisht kur mendoja se e kisha gjithçka nën kontroll, erdhi një fëmijë tjetër, i cili bën diçka krejtësisht ndryshe dhe më bën të ndihem sërish si një prind i ri.

Për shembull, fëmija im 10 vjeç, Erza, ishte lindja ime e parë çezariane. Koha e rimëkëmbjes pas lindjes nuk ishte aspak siç e kisha menduar, dhe meqë lindi para kohe, gjërat ishin më të vështira gjatë ditëve të para.

Të kesh kaq shumë fëmijë më ka mësuar se prindërimi nuk është një gjë që u përshtatet të gjithëve. Çfarë funksionon për një fëmijë, nuk funksionon për të tjerët, kështu që është e rëndësishme të vazhdosh të mësosh dhe të rrisësh.

Nuk jam mësuar kurrë me komentet që familja ime bën në publik

Unë kam qenë vërtet e befasuar nga disa gjëra që njerëzit thonë për familjen time, aq më pak para fëmijëve të mi.

“A janë të gjithë të tutë”? “Të lutem më thuaj që ke mbaruar tani?” “A nuk e dini se çfarë e shkakton atë?”

Nuk dështon kurrë. Hyn në një dyqan me një grup fëmijësh që janë grumbulluar rreth jush dhe njerëzit në mënyrë të pashmangshme ndiejnë nevojën për të thënë diçka.

Disa nga komentet janë miqësore, por shumica jo. Është sikur pamja e një familje të madhe u trondit mendjen njerëzve dhe ata humbasin aftësinë për të menduar qartë ose për të filtruar atë që del nga goja e tyre.

Isha e përgatitur për zënka, por jam e habitur se sa mirë shkojnë fëmijët e mi

Fëmijët e mi zihen si shumica e vëllezërve dhe motrave, gjë që e prisja. Por, më ka suprizuar më shumë fakti se ata vërtet kënaqen kur janë pranë njëri tjetrit.

Fëmija i vogël do të jetë si fëmija i madh. Fëmijët e mëdhnj pëlqejnë të mbajnë foshnjet dhe të luajnë me to.

Akomodimi i 12 personave në një shtëpi shkakton shumë konsumim

Jam suprizuar kur kam parë binjakët e mi që ftuan vëllain e vogël për të luajtur ose për t’i ofruar ndihmë që të ndërtonin diçka interesante në “Minecraft”. Ka kaq shumë ndërveprim dhe shumë dashuri.

Ka shumë lëvizje këmbësh në shtëpinë time, që do të thotë se gjëra si parketi nuk zgjasin shumë.

Na u deshën disa ide kreative për të gjetur një automjet mjaftueshëm të madh për familjen tonë

Familja ime ka kohë që i ndërron makinat. Në fillim ishte një Ford Focus i vogël, por së shpejti na duhej diçka më e madhe. Më kujtohet se sa e frikësuar isha herën e parë që m’u desh të ngisja Suburbanin tonë të madh.

Kur e ndërruam Suburbanin, nuk isha e sigurtë se çfarë do të bënim. Nuk ka shumë opsione për familjet e mëdha – automjetet e mëdha janë të rralla dhe shumë më të shtrenjta.

Meqenëse ne kemi një fëmijë me nevoja të veçanta, përfunduam duke ngarë një autobus të vogël shkollor me ashensor për karrigen me rrota. Por, autobusët e shkollës nuk janë të rehatshëm për t’u ngarë dhe padyshim që ju do të shiheni çuditshëm duke ngarë një Costo.

Përfundimisht e hoqëm atë dhe përdorëm dy makina për një farë kohë. Tani, kemi një furgon me 15 pasagjerë, që ka një ndenjëse të pasme të ndarë për të vendosur karrocën me rrota.

Kur kthehem në kohë dhe mendoj se si ndihesha kur drejtoja një Suburban dhe thjesht qesh. Nuk e kisha idenë se do të mësohesha të drejtoja diçka edhe më të madhe.

Do të habiteshit se sa njerëz mund të ndajnë një banjë

Deri para disa muajsh, familja ime e madhe jetonte në një shtëpi me vetëm një banjë.

Edhe pse shpesh dëshironim të kishim një të dytë, u habita se sa mirë ia dilnim mbanë.

U desh pak planifikim dhe fëmijët më të vegjël shpesh bënin banjë në lavamanin e kuzhinës në vend të vaskës. Por gjithçka funksionoi – për sa kohë që letra higjienike qëndronte e mbushur.

Nuk do ta harroj kurrë se sa shpejt po rriten fëmijët e mi

Është e lehtë të dekujarohesh kur je duke u marrë me një rrëmujë tjetër të një fëmije të vogël ose kur je duke zgjidhur një grindje mes një grupi vëllezërish e motrash grindavece, por e kam kuptuar se kjo stinë e jetës është kalimtare.

Fëmija im i madh tani është në kolegj dhe duke e lënë atë të shkonte më bëri ta shikoj fëmijën tim të porsalindur pak më ndryshe. E di që një ditë edhe ai do të rritet dhe do të niset nëpër botë gjithashtu. Për momentin, e mbaj akoma më afër, përsa kohë është ende i gatshëm për ta përk ë dhelur.

Është e rëndësishme të ngadalësoni dhe të shijoni kohën që kaloni me fëmijët tuaj në shtëpi. Sigurisht që nuk do të zgjasë përgjithmonë.

MSN