Sa nga ne prindërit sfidohemi çdo ditë me fëmijët tanë? Kërkesat e tyre për blerje nuk kanë të sosur. A jeni ndalur të vlerësoni sa nga ato shpenzime janë realisht të domosdoshme?
A keni arritur t’ua shpjegoni fëmijëve kur një produkt është i nevojshëm apo jo? Në këtë pikë ju ndihmon kursi për financat, i përgatitur posaçërisht për fëmijët e moshës 8-11 vjeç.
Kur duhet të shpenzojnë, si duhet ta bëjnë atë, dallimi mes shpenzimeve të domosdoshme dhe atyre të nevojshme, vendimi për të shpenzuar kur ke burime të kufizuara, njohja me paranë dhe historinë e saj.
Këto janë disa nga elementët e kursit që vijnë me video të animuara, dhe ushtrime praktike në klasë.
Ky Kurs:
1-Përgatit konsumatorë të mençur. Fëmiijët mësojnë të shpenzojnë në mënyrë të mençur paratë dhe të mos bien në grackat e tregut.
2- Krijon mundësi për vendime të shëndosha financiare. Fëmijët mësojnë të përdorin në mënyrë të zgjuar paranë dhe të dinë të ndërtojnë mirëqenien ekonomike nesër.
3- Formon qytetarë të denjë. T’i ndihmojmë fëmijët të jenë votues, taksapagues dhe konsumatorë më të ndërgjegjshëm në të ardhmen.
Kursi nis me 15 Shkurt. Zgjat 3 muaj dhe zhvillohet 2 herë në javë
Ju mund të regjistroni fëmijën tuaj duke kontaktuar pranë Qendrës “Kallz” në mediat sociale dhe numrin e telefonit 0675431058