Për të biseduar me adoleshentin për duhanin, avullin ose ndonjë përdorim tjetër të substancave, më poshtë keni katër këshilla të dobishme për të pasur biseda produktive.
1. Mos ligjëroni.
Thjesht duke thënë, Mos përdor cigare sepse është keq për ju, nuk ndihmon. (Fajtor!) Ligjërimi për dëmet e tij vetëm do ta detyrojnë adoleshentin ta mbajë atë sekret nga ju..
2. Jini të hapur për bisedë.
Jo çdo adoleshent do të tundohet ndaj duhanpirja. Por ia vlen të bëni bisedë nëse dyshoni se mund të jenë. Nëse fëmija juaj mbajë cigaret për të ndihmuar shokun t’i fshehë ato, mund t’i përdorë edhe vetë. Rreziku për t’u përjashtuar dhe përfitimi shoqëror mund t’i motivojë adoleshentët të provojnë substanca”.
3. Mundohuni të kuptoni pse adoleshenti është duke përdorur cigare.
Adoleshentët mund të tundohen ndaj formave të ndryshme të duhanpirjes për shumë arsye, duke përfshirë edhe shmangien e talljeve apo presioneve nga bashkëmoshatarët ose t’i shmangen ashpërsisë së ditës së shkollës. “Për të kuptuar më shumë lidhur me përdorimin e substancave, pyesni veten, Çfarë po ndikon negativisht në vetëvlerësimin e adoleshentit?
Lexo: Njerëzit kanë më shumë se 5 shqisa
Pasi të kuptoni pse adoleshenti mund të tërhiqet nga duhanpirja, atëherë mund të filloni të adresoni dobësitë e tij dhe të ndërtoni qëndrueshmërinë për ta kundërpeshuar atë.
4. Merrni ndihmë nga jashtë.
Nëse adoleshenti juaj ka zhvilluar një zakon të përdorimit të nikotinës, mund të jetë koha që një pediatër ose terapist të flasë me ta.