Mirësevini në një botë të re
Kur një vajzë arrin pubertetin, marrëdhënia e saj me nënën është thuajse e garantuar të përkeqësohet. Kjo marrëdhënie e tensionuar është në të vërtetë një shenjë e mirë e zhvillimit normal, edhe nëse ndonjëherë mund të jetë e dhimbshme për prindërit. Por, lajmi i mirë është se baballarët janë në një pozicion unik për të lehtësuar tensionet midis mamave dhe vajzave, shprehet Dr. Dana Dorfman, terapiste për familjet dhe adoleshentët me një përvojë 30 vjeçare.
“Nga pikëpamja emocionale, ekzistojnë dy synime kryesore që adoleshentët po përpiqen të arrijnë: ndarja emocionale nga prindi dhe zhvillimi i identitetit të tyre”. Për shkak të ngjashmërisë gjinore, vajzat identifikohen me nënat e tyre në pjesën më të madhe. Shpesh, intensiteti me të cilin ato përpiqen të nxjerrin veten drejtohet drejt nënës së tyre më konkretisht”.
Si të ndihmojmë në rritjen e vajzave adoleshente të shëndetshme dhe të lumtura
Atëherë, çfarë mund të bëjë babi për të ndihmuar në uljen e konfliktit? Baballarët mund t’u kujtojnë nënave, që një nga arsyet pse vajza e tyre përfshihet në debat është sepse ajo ndihet e sigurt në shtëpi. “Shumë herë, një prind, veçanërisht një nënë, është ena më e sigurt për ato ndjenja”, shprehet Dorfman.
Si ta ndihmoni vajzën tuaj adoleshente të merret vesh me mamin?
- Mos harroni, kjo është pjesë normale e zhvillimit të adoleshencës. Për shkak të ngjashmërisë gjinore, vajza është e prirur të përplaset më shumë me nënën.
- Vajzat debatojnë sepse me nënat e tyre dhe në shtëpi ndihen më të sigurta.
- Kur një vajzë adoleshente nis dramat, mami dhe babi nuk duhet të bien në grackë. Rrini të qetë. Nëse njëri nga prindërit reagon dhe degradon në debat, duhet t’i kërkojë falje vajzës.
- Pasi të zbehet shpërthimi emocional, flisni me vajzën tuaj për ndjenjat e saj. Mos mbaj anën e saj, por bëhu empatik. Adoleshenca është e vështirë.
- Edhe pse gjatë një konflikti duhet të ruani qetësinë tuaj, mbani gjithmonë qëndrime strikte rreth asaj çka toleroni apo jo. Të jesh prind i qetë nuk do të thotë të tolerosh mungesën e respektit.
- Të jesh nënë e një vajze adoleshente është e vështirë. Mami nuk duhet të harrojë të kujdeset për veten e saj, të takojë miqtë, duke u siguruar që ka kohë për tu ushtruar dhe të kalojë pak kohë larg përgjegjësisë të të qenit nënë.
Për më tepër, babi lehtësisht mund të ndihmojë duke ofruar reagime të matura ndaj shpërthimeve emocionale të një vajze adoleshente. Kjo modelon sjellje të shkëlqyer për të gjithë, por veçanërisht për nënat që nuk duhet të reagojnë kurrë kundër emocioneve të vajzave adoleshente.
“Mami dhe babi nuk duhet të bien në grackë”, shprehet Dorfman. “E gjithë kjo është shumë më e lehtë të thuhet sesa të bëhet, por, “nëse një vajzë adoleshente sillet keq, prindërit duhet të ruajnë qetësinë me çdo kusht. Nëse adoleshentja juaj ‘shpall luftë’ në shtëpi, të kërkosh falje nuk është kurrë ide e keqe.
“Kjo u tregon adoleshentëve që prindërit reflektojnë edhe mbi sjelljet e tyre”, thotë Dorfman.
Dorfman vë në dukje gjithashtu se baballarët duhet ta kuptojnë se ndërhyrja në një debat mund të mos funksionojë ashtu siç e presin. Në fakt, momenti i duhur për të biseduar me vajzën apo mamin për çfarëdolloj gjëje që i shqetëson është pasi gjakrat të jenë ulur dhe të gjithë të kenë pasur mundësi të ulen dhe reflektojnë . Ky është një moment i mirë që babi të ndërhyjë për të dhënë mbështetjen e tij. Por kjo kërkon finesë. Babi nuk mund të dalë tërësisht në mbrojtje të vajzës, kjo do dëmtonte autoritetin e mamit. Por përgjithësisht, vajzat adoleshente thjesht duan të dinë që dëgjohen, dhe babai mund të jetë personi i duhur për të bërë këtë me vajzën e tij.
“Nëse një vajzë i ankohet babit për mamin, diçka që babi mund të thotë është:‘ është e vështirë të jesh adoleshente. E di që në këtë moment nuk të pëlqen të të tregojnë çfarë të bësh dhe çfarë jo. ‘Babai nuk është dakord as nuk po e mbështet atë – ai thjesht po reflekton mbi zhgënjimin e saj, dhe kjo rezulton shumë e dobishme “, shprehet Dorfman.
Po kështu, baballarët duhet të gjejnë momentin të diskutojnë me mamin pas grindjes ose debatit, larg vajzës së tyre. Vlerësimi i partnerit dhe mbështetja ndaj tyre do t’i ndihmojë ata të ndihen sikur nuk po e luftojnë të vetëm betejën adoleshencë-prind. Të jesh një bashkëshort mbështetës dhe të paraqesësh një front të bashkuar, përbën rëndësi thelbësore. është gjithashtu e rëndësishme që prindërit të vendosin kufinj striktë mbi atë që ata do t’u lejojnë vajzës të shprehë. Fakti që vajza po kalon ndryshime ekstreme, nuk duhet t’i zbrapsë prindërit.
“Eshtë thelbësore që prindërit të mos e marrin reagimin e adoleshentes së tyre si sulm personal. Kjo është pjesë e procesit të rritjes, “thotë Dorfman,” Kjo nuk do të thotë që ata thjesht duhet të bien dakord, pranojnë ose të pranojnë mosrespektim. Mami dhe babi duhet të jenë të vendosur mbi kufinjtë. Ata duhet t’i përforcojnë, në mënyrë që rregullat të jenë të qarta “. shprehet Dorfman. Kjo u tregon fëmijëve që prindërit respektojnë vetveten dhe qartazi nuk do durojnë mungesë respekti ose abuzim me rregullat e vendosura. Fëmijët duhet ta shohin këtë.