Pothuajse të gjitha shoqëritë e njohin adoleshencën si një fazë të zhvillimit njerëzor. 

Por ndërkohë që ka shumë të përbashkëta nëpër kultura për këtë fazë, ka edhe shumë dallime. Duke filluar nga kohëzgjatja e adoleshencës, pritshmëritë për sjelljen dhe prania e riteve të veçanta të kalimit.

Më poshtë mund të lexoni disa prej tyre

Ritualet e ciklit jetësor hindu

Fiset e kodrës Kumauni të Indisë veriore ofrojnë një shembull të një kulture që tradicionalisht feston faza të veçanta në jetën e çdo fëmije.

Kur një vajzë arrin pubertetin, shtëpia e saj zbukurohet me idenë e ardhjes së moshës së një perëndeshe të caktuar dhe përcillet në tempull me një ceremoni tipike dasme. 

Këto traditat fisnore lehtësojnë kalimin në këtë fazë të jetës, duke i ndihmuar të rinjtë të ndiejnë një lidhje me komunitetin e tyre.

Tradita japoneze: Seijin-no-Hi

Në Japoni, e hëna e dytë e janarit shënon një ditë të veçantë. Dita në të cilën 20-vjeçarët vishen me veshjet e tyre më të bukura tradicionale. Ata arrin pjesë në një ceremoninë Seijin-no-Hi në zyrat lokale të qytetit, marrin dhurata dhe festojnë mes miqve dhe familjarëve. 

Tradita filloi gati 1200 vjet më parë dhe njeh moshën kur japonezët besojnë se të rinjtë bëhen të pjekur dhe gati për të kontribuar si anëtarë të shoqërisë.

Tradita Khatam Al Koran: Malajzi

Në Malajzi, 11-ta  është një ditëlindje e veçantë për disa vajza muslimane, pasi shënon kohën kur ato mund të festojnë Khatam Al Koran, një ritual prestigjioz që demonstron pjekurinë e tyre në rritje në xhami. 

Vajzat kalojnë vite duke u përgatitur për këtë ditë, duke rishikuar Kuranin në mënyrë që të mund të recitojnë kapitullin e fundit para miqve dhe familjes në ceremoni.

Tradita e Judenjve: Bar dhe Bat Mitzvah

Në mbarë botën, djemtë dhe vajzat e reja hebreje festojnë Barin dhe Bat Mitzvah-et e tyre në moshën 13 dhe 12 vjeç. Kjo është një mënyrë që të demonstrojnë përkushtimin ndaj besimit të tyre dhe të pranojnë se janë përgjegjës për ndjekjen e ligjit hebre. 

Pas ceremonisë fetare, zakonisht ndodh një pritje për të festuar punën e palodhur dhe arritjet e të rinjve, pasi ata shpesh kanë kaluar javë të tëra duke mësuar dhe përgatitur për këtë ditë.

Tradita Amerikane: Sweet 16

Ndërsa më pak i rrënjosur në traditë, ditëlindja e 16-të është megjithatë një ditë e rëndësishme për të rinjtë amerikanë, pasi shënon kohën kur atyre u lejohet ligjërisht të drejtojnë një makinë dhe kanë liri më të madhe. 

Për disa adoleshentë dita festohet me një festë të madhe dhe me shumë mundësi me një makinë të re, siç dokumentohet në shfaqjen e MTV My Super Sweet 16.

Adoleshenca dhe puberteti janë fazat e zhvillimit në jetën e njeriut.

Gjatë adoleshencës lindin kryesisht disa çështje të ndarjes emocionale (nëse jo fizike) nga prindërit. Kjo ndjenjë e ndarjes është një hap i domosdoshëm në vendosjen dhe njohjen e vlerave personale.

Adoleshentët rrallë kanë role të qarta në shoqëri, përkundrazi zënë një periudhë të paqartë, ndryshe nga mosha e fëmijërisë dhe e rritur. 

Gjithashtu gjatë adoleshencës, individi përjeton një rritje të ndjenjave seksuale pas seksualitetit të fjetur (latent) të fëmijërisë. Gjatë adoleshencës individi mëson të kontrollojë dhe drejtojë nxitjet seksuale.

Në shumë raste, të rriturit janë në gjendje të lehtësojnë disa nga fërkimet që i bëjnë marrëdhëniet midis brezave më të tendosura sesa duhet. 

Hulumtimet tregojnë se ata adoleshentë që kanë mundësinë të zhvillojnë një marrëdhënie me një model të rritur (prindëror ose jo) janë më të suksesshëm se moshatarët e tyre në përballimin e streseve të përditshme të jetës.

Psikologuonline