Në këtë artikull, do diskutohet se si emri ynë ndikon në mënyrën se si të tjerët na perceptojnë, trajtojnë, presin prej nesh dhe si rrjedhojë ndikon në zgjedhjet tona në jetë, si profesioni, arritjet, pamja fizike dhe me shumë.

Çfarë thonë studimet për emrin?

Çfarë thonë studimet për emrin?

Studimet e fundit zbuluan se emrat tanë kanë potencialin të ndikojnë në sjelljen tonë, pamjen fizike, rrugën e karrierës, zgjedhjet e jetës apo mënyrën se si të tjerët na perceptojnë/trajtojnë.

Kur takojmë dikë për herë të parë, gjëja e parë që bëjmë është të prezantojmë veten duke thënë emrin tonë. 

Studimi i emrave personal është një fushë shumëdisiplinore e quajtur antroponimia, duke tërhequr interesin e antropologëve, gjuhëtarëve dhe filozofëve të gjuhës.

Emri ndikon si njerëzit na perceptojnë

Emri ndikon si njerëzit na perceptojnë

Megjithëse zgjedhja e një emri duket si një provë krijimtarie, prindërit nuk e dinë se zgjedhja e një emri do të ndikojë në mënyrën se si të tjerët e shohin një person dhe çfarë personi është më i prirur të bëhet. 

Në të vërtetë, David Zhu, profesor në Universitetin e Arizonës dhe studiues në psikologjinë e emrave, tha: 

“Për shkak se një emër përdoret për të identifikuar një individ dhe për të komunikuar me individin çdo ditë, ai shërben si bazë e përceptimit të dikujt.”

Megjithatë, nuk mjafton vetëm emri për të krijuar personalitetin tonë. Personaliteti ynë ndikohet poashtu nga gjenet, mjedisi socio-ekonomik, përvojat personale, kultura dhe roli i marrë në jetë. 

Disa fakte interesante për emrat nga studimet:

  • Emrat mund të çojë në stereotipe
  • Emrat ndikojnë se si ndihemi për veten tonë
  • Emrat ndikojnë në mënyrën se si njerëzit na trajtojnë
  • Emrat mund të ketë një konotacion pozitiv ose negativ si në modë, jo në modë, të pëlqyer ose të papëlqyer.
  • Emrat dhe devijanca/krimi: Ky studim tregoi se njerëzit me emër të papëlqyer kishin më shumë gjasa të përfshiheshin në krim. 
  • Të kesh emër “tingëllues” është pozitiv: Një emër që rrjedh lehtësisht si Maria u vlerësua pozitivisht nga njerëzit, duke e perceptuar personin si të këndshëm.
  • Kështu, zgjedhja e emrave tingëllues dhe të njohur do të rriste pëlqimin dhe përfshirjen sociale. 
  • Emrat e rrallë dhe unik, poashtu do t’i jepnin hapësirë krijimtarisë, suksesit në karrierë dhe një mentaliteti fleksibël për të shprehur veçantinë dhe origjinalitetin.

Emrat ndikojnë në pamjen fizike

Emrat ndikojnë në pamjen fizike

“Çdo emër ka karakteristika, sjellje dhe pamje të lidhur, dhe si i tillë, ka një kuptim brenda një shoqërie”, raportuan studiuesit në Universitetin e Jerusalemit. 

Në psikologji, “efekti Dorian Grey” i referohet faktorëve të brendshëm (p.sh. personaliteti, vetëperceptimi) që mund të ndikojnë në fizik. Kështu që shkencëtarët socialë mendojnë se edhe emrat mund të prodhojnë këtë efekt. 

Prandaj, hulumtimi i publikuar në Gazetën e Personalitetit dhe Psikologjisë Sociale hetoi se si emrat prodhojnë një efekt Dorian Grey duke ndikuar në:

  • Personalitetin;
  • Perceptimin e njerëzve;
  • Pamjen fizike. 

Në veçanti, u hetua nëse emri i dhënë në lindje do të ndikonte në fizikun e mëvonshëm. Duke hipotezuar kështu se stereotipet e emrit do të shfaqeshin fizikisht në pamjen e fytyrës.

Në tetë studime të kryera në dy vende, rezultatet treguan se si kompjuterët ashtu edhe njerëzit mund të zgjidhnin emrin e duhur për një fytyrë të caktuar me një nivel saktësie të lartë.

Studiuesit sugjeruan se të paturit e një emri specifik do të çonte në adoptimin e sjelljeve të pritshme nga njerëzit, shprehjeve të fytyrës, pamjeve. P.sh. Emri Rose do të shfaqte një pamje dhe qëndrim femëror, duke çuar në veshjen e fustaneve femërore dhe flokëve të gjata. 

Tingulli i një emri zbulon karakteristikën e një personi

Tingulli i një emri zbulon karakteristikën e një personi

Edhe tingulli i rastësishëm i një emri mund të zbulojë disa karakteristika. Për shembull, “Holly” dhe “Katie” perceptohen ndryshe për shkak të mënyrës se si shqiptohen rrokjet. Pse? Disa shkronja dhe fjalë shoqërohen me forma me thumba ose të rrumbullakosura. 

Për shembull, fjala “buba” shoqërohet me një formë të butë tingulli, ndërsa “kiki” me një tingull më të mprehtë. Prandaj, studiuesit nga Universiteti i Calgary në Kanada e gjetën këtë efekt edhe në emra personalë, që përputhen me “efektin Bouba/Kiki”. 

Sipas këtij efekti, karakteret që përfshijnë shkronjat “b” dhe “u” janë shoqëruar me rrumbullakësi, ndërsa shkronjat “k” dhe “i” me mprehtësi. 

Kështu, për sa i përket emrave personalë, Leo, Holly, Nathan dhe Samanta kishin lidhje me tingullin e rrumbullakët, ndërsa emrat si Tia, Kira dhe Katie me mprehtësi. 

Përveç kësaj, studiuesit gjetën një tendencë tek pjesëmarrësit për të lidhur emrat me tinguj të rrumbullakët me karakteristikat femërore. Kurse emrat me tinguj më të mprehtë me tiparet mashkullore. 

Kështu u krijua një lidhje midis emrave dhe gjinisë

Megjithatë, tingulli i emrave lidhej edhe me personalitetin.

Në të vërtetë, emrat “të rrumbullakët” u perceptuan me përshtatshmëri, lehtësi, çiltërsi, argëtim dhe introversion. Ndërsa emrat “më të mprehtë” me agresivitet, zemërim, vendosmëri, nervozizëm dhe sarkazëm.

Çfarë sinjali dërgon një emër?

Çfarë sinjali dërgon një emër?

Emri ynë ka fuqinë të ndikojë në: 

  • Rrugën tonë të karrierës;
  • Sjelljen tonë;
  • Qytetin e vendbanimit;
  • Arritjet akademike;
  • Jetëgjatësinë;
  • Punësimin për një punë ose pranimin në një shkollë;
  • Madje edhe personin të cilit do t’i përkushtoheshim në një lidhje romantike etj.

Efekti i “sinjalizimit nga emri”, ajo që emrat tregojnë për përkatësinë etnike, fenë dhe prejardhjen socio-ekonomike është shumë ndikuese në jetën e dikujt. 

Ky proces mund të fillojë në një moshë të re, siç tregohet në hulumtimin e D. Figlio, në të cilin emri i një fëmije (p.sh., i zi vs aziatik) ndikoi fuqishëm në mënyrën se si ai u trajtua nga mësuesi, duke ndikuar rrjedhimisht në rezultatet dhe arritjet e shkollës.

Pra, pyetja nuk është më “si e keni emrin?”, por “çfarë sinjalesh dërgon emri juaj dhe çfarë nënkupton?”

Zgjedhja e një emri për një fëmijë është shpesh një dhimbje koke për prindërit, por studimet tregojnë se zgjedhja e një emri mund të jetë më e rëndësishme sesa mendohej më parë.

Emrat kanë karakteristika, sjellje dhe veçori fizike që lidhen shumë me ne. Kështu, individët me paraqitje dhe sjellje të ngjashme mund të identifikohen dhe perceptohen nga të tjerët me një emër specifik. 

Në të vërtetë, mënyra se si na trajtojnë të tjerët mund të bazohet në pritshmëritë e tyre për emrin tonë. Emrat tanë mund të kenë këto pasoja, sepse ato mund të ndikojnë në mënyrën se si ndihemi për veten dhe mënyrën se si na trajtojnë të tjerët.

Poashtu, rrjedhimisht ndikon në mënyrën se si ne ndjekim jetën tonë ose e perceptojmë/ndjejmë veten apo si e përkthejmë këtë proces në profeci vetëpërmbushëse. 

Psikologuonline