Pesë shqisat e njeriut shikimi, dëgjimi, nuhatja, shija dhe prekja mund të përdoren në të vërtetë për të ulur stresin apo ankthin në mënyra shumë të thjeshta.

Shqisa e shikimit

Shqisa e shikimit
  • Pamjet e natyrës, si pyjet, deti apo qielli i hapur, ndihmojnë në uljen e kortizolit (hormoni i stresit).
  • Nëse ambienti juaj ka ngjyra të buta dhe dritat të ngrohta, me siguri e ndjen ndryshimin.
  • Shikimi i artit ose fotografive të bukura mund të gjenerojë emocione pozitive.

Nëse dëshiron mund të provosh këto aktivitete unike për shqisën e shikimit që të ndihmojnë në uljen e stresit:

Kutia qetësuese

Mbush një kuti me objekte dhe imazhe që të japin qetësi, si fotografi të peizazheve të preferuara, letra me shkrime motivuese, ose kristale me ngjyra relaksuese. Kur të ndihesh i/e stresuar, hap kutinë dhe shiko çdo objekt për të ndier efektin qetësues.

Shikimi i reve me fantazi

Gjej një vend të qetë dhe shiko format e reve duke imagjinuar figura ose histori në to. Kjo metodë ndihmon në shkëputjen nga shqetësimet e përditshme dhe në relaksimin e trurit.

Terapia me video “slow TV”

Ndiq video të qeta me ritëm të ngadaltë si ato të dronëve që kalojnë përmes peizazheve të natyrës, ose video me procese artizanale si pikturimi, qepja, apo ndërtimi i diçkaje nga druri.

Udhëtim përmes dritares

Ulu pranë një dritareje dhe vëzhgo me vëmendje çdo detaj të vogël, duke u përqendruar tek lëvizja e gjetheve, ecja e njerëzve, apo ndryshimet e dritës. Mund ta bësh këtë aktivitet në mënyrë të ndërgjegjshme duke vënë re elementet që nuk i kishe vënë re më parë.

Shikimi i flakës të qiriut ose një fontane të vogël uji

Përqendrimi tek lëvizja e zjarrit ose e ujit ndihmon në qetësimin e mendjes dhe reduktimin e ankthit. Kjo metodë është përdorur edhe në meditimin tradicional.

Shqisa e dëgjimit

  • Muzika relaksuese ose tingujt e natyrës (shushurima e gjetheve, valët e detit) ulin tensionin dhe përmirësojnë humorin. 
  • Nga ana tjetër, tingujt ritmikë mund të ndikojnë në rregullimin e rrahjeve të zemrës dhe të frymëmarrjes, duke sjellë qetësi.

Disa mënyra si të përdorësh dëgjimin për të të qetësuar:

Dëgjimi i zhurmave të personalizuara për qetësi

Eksperimentimi me zhurma të bardha, rozë ose kafe (ëhite noise, pink noise, broën noise) mund të ndihmojë në reduktimin e stresit dhe përqendrimin.

Për shembull, zhurma kafe imiton tingujt natyrorë si rënia e ujit ose era në pyll, ndërsa zhurma rozë ndihmon në gjumë.

Frekuenca qetësuese

Dëgjo muzikë ose tinguj në frekuenca specifike si 432 Hz (qetësuese) ose 528 Hz (shëruese).

Këto frekuenca përdoren në terapi muzikore për të ulur stresin dhe përmirësuar mirëqenien emocionale.

Shëtitje me vetëdije duke dëgjuar tingujt e ambientit

Ec pa kufje në një park ose vend të qetë dhe përqendrohu në tingujt e natyrës: cicërimat e zogjve, era që lëkund gjethet, apo hapat e tua.

Kjo ndihmon në sjelljen e mendjes në të tashmen dhe uljen e ankthit.

Luajtja e një instrumenti “meditativ”

Nuk është e nevojshme të jesh muzikant; mund të luash me një kalimba, hang drum, ose tas tibetian, duke krijuar tinguj të qetë dhe relaksues.

Lëvizja e gishtave dhe tingujt e butë krijojnë një ndjesi qetësuese dhe meditative.

Dëgjo histori të lexuar në mënyrë të qetë

Zgjidh një libër audio me një zë të butë dhe ritëm të ngadaltë dhe dëgjo atë në një moment relaksimi, ndoshta para gjumit.

Audiobook-et e lexuara në një mënyrë të qetë mund të krijojnë një ndjenjë sigurie dhe rehatie.

Meditimi me mantra ose zëra natyrorë

Këndimi i një mantra si “Om” ose ndjekja e një regjistrimi të mantrave tibetiane mund të ndikojë pozitivisht në frekuencat e trurit dhe të ulë stresin.

Shqisa e nuhatjes

Shqisa e nuhatjes
  • Aromaterapia me vajra esencialë si livando, trëndafili ose mente ndihmon në uljen e stresit dhe ankthit.
  • Dhe sidomos, era e ushqimeve të preferuara mund të sjellë ndjesinë e ngushëllimit dhe sigurisë.

Disa aktivitete me kete shqisë:

Koleksioni i aromave

Mbledh mostra të aromave që të qetësojnë (p.sh. bar i sapokosur, aroma e shiut, kanellë, dru sandali) dhe ruaji në një kuti të vogël.

Sa herë të ndjesh stres, hap kutinë dhe zgjedh një aromë për t’u përqendruar.

Nuhatja e ushqimit

Para se të hash një ushqim ose pije të preferuar, ndalo dhe nuhate thellë duke e analizuar aromën e tij.

Përqendrohu në nuancat e ndryshme dhe përpiqu të dallosh përbërësit. Ky ushtrim ndihmon në të ngrënit me vetëdije.

Letra me aromë

Mbi një letër vendos disa pika vaj esencial (si livando ose trëndafil).

Mbaje pranë vetes për situata stresi duke marrë frymë thellë në të.

Meditim me aromë

Vendos një qiri me aromë pranë teje dhe fokuso vëmendjen vetëm tek aroma. Me çdo frymëmarrje, imagjino se si ajo përhapet në trupin tënd dhe sjell relaksim.

Aroma natyrale në ambient

Mbill bimë aromatike si mente, trumzë ose borzilok pranë vendit tënd të punës ose gjumit. Nuhate herë pas here për të rifreskuar mendjen dhe për të reduktuar tensionin.

Shqisa e shijes

Shqisa e shijes
  • Ushqimet me shije të buta, si çokollata e zezë ose çaji bimor, mund të ndihmojnë në çlirimin e endorfinave dhe në reduktimin e stresit.
  • Ngrënia e ushqimeve të pasura me magnez (si bajamet dhe avokadoja) ndihmon në relaksimin e trupit.

Shqisa e kujtimeve

Gatuaj një recetë që të kujton fëmijërinë, ose një pjatë që të gatuante gjyshja. Ndërsa e shijon, përpiqu të kujtosh momente nga e kaluara..

Dëgjim dhe shija bashkë

Dëgjo një lloj muzike specifike ndërsa ha diçka dhe përpiqu të vëresh si ndikon në shijen e ushqimit.

P.sh., muzika klasike mund ta bëjë çokollatën të ndihet më e shijshme, ndërsa ritmet e shpejta mund të ndryshojnë perceptimin e shijes së një fruti të thartë.

Shijimi i plotë

Merr një filxhan çaji bimor, kakaoje ose kafeje dhe shijoje me vetëdije duke vënë re temperaturën, aromën dhe ndjesinë që të sjell.

Përqendrohu në çdo marrje dhe shijoje plotësisht, duke reduktuar stresin në mënyrë natyrale.

Shqisa e prekjes

Shqisa e prekjes

Lëkura juaj është organi më i madh në trupin tuaj dhe është shumë i ndjeshëm ndaj stimujve të jashtëm. Kjo e bën atë një mjet të fuqishëm për t’u çlodhur, çlodhur dhe për të gjetur lehtësim nga stresi.

  • Përqafimet, masazhet dhe prekja e butë stimulojnë oksitocinën, hormonin e lidhjes dhe qetësimit.
  • Ecja zbathur mbi bar ose rënie ndihmon në uljen e stresit përmes lidhjes me natyrën.

Dush meditatiiv

Gjatë dushit, përqendrohu te ndjesia e ujit që rrjedh mbi lëkurën tënde.

Përpiqu të ndjesh ndryshimin e temperaturës dhe efektin qetësues që sjell në muskujt e tu.

Masazh me objekte të ftohta ose të ngrohta

Mbaj në duar një gur të ftohtë ose një qese me ujë të ngrohtë dhe përqendrohu te ndjesia e temperaturës.

Kjo ndihmon në lehtësimin e stresit dhe në qetësimin e sistemit nervor.

Ecja zbathur 

Ec zbathur mbi bar të njomë, rërë, guralecë ose dysheme druri.

Përqendrohu te ndjesia që të sjell çdo sipërfaqe dhe si ndikon në trupin tënd.

Jastëku i rëndë

Vendos një jastëk me peshë mbi trupin tënd për disa minuta për të krijuar një ndjesi sigurie dhe relaksimi.

Kjo teknikë përdoret edhe në terapi për të qetësuar mendjen dhe trupin.

Lojërat me rërë kinetike ose argjilë

Luaj me rërë kinetike, plastelinë ose argjilë, duke formuar forma të ndryshme.

Kjo stimulon shqisën e prekjes dhe ndihmon në uljen e stresit përmes lëvizjeve të përsëritura.

Rrobat e rehatshme

Vish një bluzë ose shall me një material të butë dhe përqendrohu te ndjesia që të sjell në lëkurë.

Një material i rehatshëm mund të ndikojë në humorin dhe relaksimin tënd.

Masazh i duarve ose këmbëve me vaj aromatik

Masazho duart ose këmbët me një vaj të ngrohtë si ai i kokosit ose bajameve. Përqendrohu te lëvizjet dhe ndjesinë që krijon në muskujt e tensionuar.

Teknka e famshme me shqisat e njeriut

Teknka e famshme me shqisat e njeriut

Teknika e 5-4-3-2-1 (Shqisat e njeriut)

Një nga teknikat më të njohura dhe efektive për grounding.

Kjo teknikë është veçanërisht e dobishme për ta qetësuar mendjen kur ndihesh i/e mbingarkuar nga stresi, ankthi apo kujtimet shqetësuese. 

Ajo përdor pesë shqisat për të të ndihmuar të rikthehesh në momentin e tanishëm dhe të ndihesh më i/e qetë.

Si ta përdor? Sapo ndjen se mendja ëshët e ngarkuar së tepërmi, fillo gjej në ambient:

  • 5 gjëra që mund të shohësh (p.sh., një dritë, një pemë, një copë rrobash).
  • 4 gjëra që mund të prekësh (p.sh., flokët e tua, një karrige, një send në dorë).
  • 3 gjëra që mund të dëgjosh (p.sh., një zog, një makinë, frymëmarrja jote).
  • 2 gjëra që mund të nuhasësh (p.sh., kafeja, parfumi yt).
  • 1 gjë që mund të shijosh (p.sh., një karamele, uji që po pi).

Përmbledhje

Shqisat e njeriut mund të ulin stresin, dhe funksionojnë në mëynra që sjellin kënaqësi.

Kur do t’i bëni në këto strategji, sigurohuni që të përqendroheni plotësisht në to. Kjo do të thotë, jini të vetëdijshëm për atë që po përjetoni. Sa herë që jeni të hutuar, thjesht kthejeni vëmendjen tuaj në atë që po bëni.

Mund të dilni me strategjitë tuaja vetë-qetësuese që mund t’i bëni kur jeni të mërzitur.

Psikologuonline