Një problem shumë delikat që po haset këto vitet e fundit, është kontakti i fëmijëve 8-12 vjeç me pornografinë apo stacionet televizive “për të rritur”.

Prindërit shpesh gjenden përballë kësaj dukurie të re, të hutuar e të çarmatosur. Fjalët e para që u dalin nga goja, janë: “turp” dhe “e dëmshme”. Është e vërtetë që të tilla janë, por nuk mund ti flitet fëmijës nëpërmjet etiketitimit dhe paragjykimit. Fëmija duhet të arrijë vetë në ato konkluzione.

Kjo është detyra e të rriturit, t’i shpjegojë me qetësi vlerën dhe rëndësinë e këtij raporti aq delikate dhe të zakonshme që siguron ekzistencën por edhe që është kaq shumë i etiketuar. Mënyra se si do i’a shpjegojë i rrituri, këtë dukuri, do ta bëjë fëmijën të mos ketë atë kuriozitetin që e vret seksualitetin.

Është e natyrshme në këtë moshe, që në trupin dhe prishen e fëmijës po ndodhin ndryshimet e mëdha, fëmija të fokusohet te gjinia dhe seksualiteti. “Pjekja seksuale” është dhe rritja e para që arrin njeriu. Natyra i ka marrë masat që të sigurohet ekzistenca.

Detyra e të rriturit, sidomos e mësuesëve në shkolla, është që ta ndihmojë të mos ngecet në eksitimin banal, që më shumë është një bastardim se sa fenomen në natyrë.

Kombinimi i pjekjes seksuale me mjetet që njeriu ka shpikur, për të përftuar më shumë kënaqësi seksuale, nuk mund të japin asgjë të mirë në këtë faze të jetës.

Nëse i rrituri neglizhon dhe nuk flet me fëmijën për atë që po ndodh në trupin e tij, pengon pikërisht atë princip të natyrës dhe njërëzores, që vetja është zbulim dhe nuk mund të realizohet me eksperiencat e gatshme të të tjerëve, sidomos të të rriturve perversë. Kujdes prindër dhe mësues. Do të sygjeroja që të flisni me fëmijët me seriozitetin më të madh dhe duke i shpjeguar rëndësinë e jetës dhe krijimit të saj nëpërmjet aktit seksual, ne të gjithë jemi në këtë jetë pikërisht nga ky akt magjiplotë, i cili krijon jetën. Fëmijës i flitet thjeshtë: – marrëdhënia seksuale nuk fillon nga organi, por është një formë komunikimi që mundëson krijimin e jetës.

Janë njerëzit që futen në marrëdhënje dhe jo organet e tyre. Ato që ke parë janë bërë si filmi që nuk është i vërtetë, por e ndërtojnë pjesë pas pjese siç e ka menduar regjizori.

Dashuria është një gjë shumë e çmuar dhe duhet zbuluar sa më bukur.

Ti je duke u rritur dhe natyrisht, që ndien brenda vetes efektet e kësaj rritje, si kurioziteti për veten, prekjen e zonës gjenitale, por edhe zbulimi i seksualitetit të tjetrit. Në këtë fazë të jetës, nuk ke nevojë të shikosh disa njerëz të tjerë, që shtiren sikur bëjnë dashuri.

Mos e bëj këtë gjë se të prish gjithë magjinë e vetes dhe të dashurisë. Ajo është një gjë që zbulohet hap pas hapi dhe jo duke parë të tjerët.

Lira Gjika