Nicholas Dames ka dhënë mësim në shkencat humane të letërsisë në Universitetin e Kolumbias, që nga viti 1998. Ai e do punën, por shkollat kanë ndryshuar. Gjatë dekadës së fundit, studentët janë të lodhur nga leximi. Fëmijët e kolegjit nuk kanë lexuar kurrë gjithçka që u është caktuar. Studentët e tij tani e shohin të pa mundur për të përfunduar libra të shumtë në semestër. Të njëjtin problem e kanë vënë re edhe kolegët e tjerë. Studentët e shumtë që vijnë qofshin edhe nga kolegje elitare nuk e kan dëshirën e përfundimit të një libri të plotë.
Profesorët raportojnë se studentët e sotëm kanë një fjalor më të kufizuar dhe kanë vështirësi në analizimin e koncepteve komplekse. Louise Baigelman, themeluesja e Storyshares, thotë se studentët kanë krijuar metoda për të shmangur leximin e librave të plotë, duke humbur zakonet e nevojshme për një praktikë të qëndrueshme të leximit.
Arsyet për këtë rënie janë të shumta: kurrikulat janë modifikuar për të përmbushur standardet e testimit, dhe përdorimi i teknologjisë dhe mediave sociale ka ndikuar në përqendrimin e studentëve. Kjo ka çuar në një ulje të aftësive të shoqëruara si shkrimi dhe i foluri, si dhe në zhvillimin e aftësive të buta si empatia dhe mendimi kritik.
Për të ndihmuar fëmijët të zhvillojnë zakonet e leximit, ekspertët rekomandojnë:
- Të lexojnë me zë të lartë për fëmijët e vegjël dhe të inkurajojnë leximin e pavarur.
- Të krijojnë një kohë për lexim familjar.
- Të sigurojnë hapësira të qeta për lexim.
- Të ofrojnë një gamë të gjerë librash në shtëpi.
- Të tregojnë shembuj të leximit për kënaqësi.
- Të festojnë arritjet në lexim.
- Të vizitojnë bibliotekat lokale dhe të marrin pjesë në programet e leximit.
Ekspertët janë optimistë se leximi për kënaqësi do të vazhdojë të mbetet një praktikë e rëndësishme, përkundër sfidave aktuale.