Të rinjtë janë të zënë, me shoqërinë dhe shpesh nuk kanë shumë kohë. Çdo gjë që është e lehtë për t’u përgatitur, siç janë rolet ose sallatat, është ideale për këtë grupmoshë, pasi këto opsione janë fleksibël, të lehta për t’u bërë dhe mund ti marrin me vete.

Snack me jogurt
Rekomandohet t’i tregoni fëmijës tuaj si të krijojë me jogurt të zakonshëm, fruta të prera, granola, farë chia dhe fara kungulli, dhe një lugë mjaltë. Ata mund të shtojnë edhe krakerë me grurë të plotë, selino ose copa specash anash, si dhe një enë njëpërdorimshme me humus.

Llojet e sallatës në paketim
Llojet e sallatës në paketim janë të shkëlqyera për të rinjtë. Ata mund të përmirësojnë vlerën ushqyese të sallatës duke e mbuluar me një vezë të zier ose me pulë të griluar ose rotiserie për proteinë. Mund ta kompletojnë drekën me një copë frut, popkorn ose çips tortilla, dhe një stick djathi.

Tortelie mesdhetar me proteinë të lartë
Rekomandohet një tortelie me grurë të plotë, pastaj adoleshenti juaj mund të shtojë humus, kastravec, djathë feta dhe ullinj grekë. Ky vakt shkon mirë me një mollë pas saj.

Sallata me pulë, kale(lloj perime) dhe fasule të bardha
Kjo recetë është nga “Libri më i Mirë i Pulës Rotisserie” dhe përdoren pesë përbërës si kale, pulë, fasule të bardha, arra/semen të pjekura, dhe një salcë. Prindërit mund të blejnë një salcë në shishe nga dyqani ose një fëmijë më i madh mund të mësojë të bëjë salcën nga fillimi.(është një mësim i mirë se si vaji dhe uthulla nuk përzihen deri sa të rrihen!).

Adoleshenti juaj mund të fillojë duke përzier kale të vogël ose të grirë me pulë të grirë dhe fasule të konservuara (ose fasule të tjera të bardha). Ata mund të shtojnë arra të grira, fara dielli ose arra soje të pjekura për një krisje shtesë. Dhe ta përfundojnë me një mandarinë dhe një stick djathi.

Sallata me makaronat të mbushura me proteinë
Gatuani makaronat paraprakisht për të kursyer kohë për ju dhe adoleshentin tuaj dhe përzieni ato me fasule të kuqe të konservuara, pishe dhe karrota. Pastaj adoleshenti juaj mund ta përzihet me një lugë çdo nga djathi Parmesan të grirë dhe vajin e ullirit ekstra të virgjër dhe të spërkasë me kripë dhe piper. Kjo drekë është më e mirë nëse shoqërohet me boronica për një sasi shtesë fibrash.

Parentts.com