Është korrik dhe është nxehtë në pjesën më të madhe të botës. Psikologu i yjeve dhe autori më i shitur, Adam Grant, sapo shpjegoi se pse njerëzit duken kaq të tërhequr në mënyrë të papërmbajtshme nga rëra dhe valët.
Truri juaj në plazh
Mbyllni sytë dhe imagjinoni veten në plazh. Si ndiheni? A ju ka pushtuar një ndjenjë e thellë paqeje dhe mirëqenieje vetëm duke imagjinuar detin? Nëse po, arsyeja është më shumë se thjesht kujtime të këndshme të pushimeve familjare të kaluara, është gjithashtu edhe pak biologji.
“Eksperimentet e fundit tregojnë se pas vetëm dy minutash shikim drejt detit, presioni i gjakut dhe rrahjet e zemrës bien. Është më qetësuese të shikosh një liqen, pishinë ose përrua, sesa pemë ose bar”, thotë Grant. Dhe ky është vetëm një nga studimet që ai përmend ku tregon se plazhi në fakt vepron për të reduktuar stresin në trup dhe për të qetësuar mendjen.
Arsyet e thella evolucionare që njerëzit e duan detin
Grant nuk ka gërrmuar shumë thellë se përse vetëm shikimi i ujit mund të ketë një ndikim kaq të madh te njerëzit, por ekspertë të tjerë kanë. Biologu detar Wallace Nichols shkroi një libër të tërë rreth arsyes pse jemi të mahnitur nga mjediset buzë ujit të quajtur Blue Mind .Në të, ai bazohet në punën e edukatorit shkencor Marcus Erikson për të spekuluar se këto mjedise mund të kenë qenë vende veçanërisht të lumtura për paraardhësit tanë në të kaluarën e thellë. Pamjet e hapura lejuan të dalloheshin dhe të shmangeshin grabitqarët që vinin.
“Edhe më mirë se kaq, numri i burimeve ushqimore dhe materiale të ofruara brenda ose pranë ujit shpesh tejkalonte atë që mund të gjendej në tokë. Furnizimi me burime ushqimore me bazë bimore dhe shtazore mund të zhduket në dimër, por paraardhësit tanë mund të peshkonin gjatë gjithë vitit”, tha Erikson.
“Dhe për shkak se natyra e ujit është të lëvizë dhe të rrjedhë, në vend që të udhëtonin milje për të gjetur foragjere, paraardhësit tanë mund të ecnin përgjatë një bregu ose një breg lumi dhe të shihnin se çfarë u kishte sjellë uji”, shton Nichols.
Me pak fjalë, plazhet ishin një lloj shtëpie e sigurtë primitive për njerëzit e hershëm. Cilatdo qofshin arsyet e sakta, efektet janë kristal të qarta dhe të konfirmuara shkencërisht, të shikosh një hapsirë të madhe uji është thellësisht qetësuese.