Kujtesa i referohet proceseve psikologjike të marrjes, ruajtjes, dhe përdorimit të informacionit më vonë. Por, a e keni vënë re se shumë herë, kujtimet e dhimbshme priren të qëndrojnë për periudha të gjata kohore tek ne? 

Ja disa prej arsyeve kryesore: Stresi post traumatik, shtypja emocionale dhe neurobiologjia.

Nëse jeni duke përjetuar rikthim të ngjarjeve, mund të jetë një simptomë e Stresit Post Traumatik (PTSD). Kujtesa juaj bëhet tepër aktive dhe ju mund ta përjetoni si të vërtet atë kujtim.

Në këtë rast, puna me një psikolog, mund të ndihmojë në menaxhimin e simptomave dhe rregullimin e sistemit tuaj nervor derisa të mund të përpunoni kujtimet në një mjedis të sigurt.

Mendimi i shpeshtë për kujtimet e dhimbshme mund të jetë gjithashtu një simptomë e: depresionit, çrregullim ankthi i përgjithësuar (GAD) ose deepresioni pas lindjes etj.

Shtypja është akti i zvogëlimit ose shmangies me vetëdije të emocioneve të vështira kur ato lindin, si zemërimi, frika ose pikëllimi. Kjo mund të konsiderohet si shtypje e kujtesës, sipas një studimi të vitit 2015.

Kujtimet që po shmangim kanë një mënyrë për t’u shfaqur në momente të papërshtatshme të jetës nëse përpiqemi t’i shtypim ato.

Një shembull është kur njerëzit bëhen prindër, që shpesh është një nga tranzicionet më të mëdha në jetën tonë.

Nëse ju ose partneri juaj keni kujtime të dhimbshme që nuk janë zgjidhur, këto mund të rishfaqen kur të bëheni prind.

Për këtë arsye, rekomandohet të përballeni me ndjenjat tuaja kur ato lindin. “Krijoni hapësirë ​​për të ndjerë ndjenjat e lidhura me këto kujtime.

Gjatë një përvoje të ngarkuar emocionalisht, shumë zona të trurit tuaj bëhen aktive. Shumë kohë pasi përvoja ka përfunduar, mund të jetë e vështirë për sistemin tuaj nervor që të kthehet në një gjendje pushimi.

Kur jetoni me trauma, amigdala (“sistemi i alarmit”) në trurin tuaj nuk mund të bëjë dallimin midis një kërcënimi në atë kohë dhe një kërcënimi tani, sipas studimit të 2018. Rikthimi i një kujtimi mund ta bëjë atë të ndihet sërish i vërtetë.

Përsëritja e përvojave negative mund t’ju mbajë në një gjendje hipervigjilence ose shqetësimi emocional, veçanërisht kur kujtimet janë të vështira për t’u kontrolluar.

Truri juaj është një organ kompleks që punon shumë për t’ju mbajtur të sigurt, duke ruajtur me zell informacione që mund të jenë të dobishme në të ardhmen. 

Nëse mendoni se simptomat tuaja shkaktohen nga PTSD ose një gjendje tjetër e shëndetit mendor, merrni parasysh të kontaktoni një psikologe.