Edhe pse bioluminimi – aftësia për të shndritur në errësirë – është i shpeshtë në peshq dhe kallamarë që jetojnë në thellësinë e errët të oqeanit, prezenca e kësaj karakteristike në peshkaqenë nuk është aq e njohur apo mirë-dokumentuar. Për momentin, zbulimi i vertebrorit më të madh – peshkaqenit pendëbalonë prej 1.8 metrash – dhe dy speciesh të tjera i ka dhënë shkencëtarëve mundësinë të kuptojnë më imtësisht aftësitë që krijesat e thellësisë kanë. 

“Ka diku tek 540 specie peshkaqenësh në oqean dhe 57 prej tyre kanë aftësinë të ndriçojnë – pra më shumë se 10% e peshkaqenëve”, u shpreh Jérôme Mallefet, një biolog detar në Universitetin Katolik të Louvain në Belgjikë dhe plumb autori i një studimi të ri, botuar në 26 Shkurt 2021. “Por a janë njerëzit në dijeni të faktit që ata e kanë këtë aftësi? Jo, jo shumë njerëz ”.

Përveç peshkaqenëve pendëbalonë, shkencëtarët gjithashtu ekzaminuan peshkaqenët e barkut të zi dhe peshkaqenët jugorë – aftësia e të cilëve për t’u ndezur është dokumentuar më parë. Pasi biolumineshenca e peshkaqenit ishte kapur në kamera, shkencëtarët eutanizuan peshqit dhe copëtuan mostrat e lëkurës për të ekzaminuar organet e tyre ndriçuese.

“Ka diku tek 540 specie peshkaqenësh në oqean dhe 57 prej tyre kanë aftësinë të ndriçojnë – pra më shumë se 10% e peshkaqenëve”, u shpreh Jérôme Mallefet, një biolog detar në Universitetin Katolik të Louvain në Belgjikë dhe plumb autori i një studimi të ri, botuar në 26 Shkurt 2021. “Por a janë njerëzit në dijeni të faktit që ata e kanë këtë aftësi? Jo, jo shumë njerëz ”.

Talenti i panjohur deri më tani i peshkaqenit pendëbalonë u zbulua në janar të 2020, gjatë një ekspedite njëmujore të ndërmarrë nga studiuesit e Zelandës së Re për dokumentimin e popullatës së peshqve me mish të bardhë, të quajtur Hoki, në ujërat jashtë Bregut Lindor të vendit. Sa herë që shkencëtarët tërhiqnin peshq nga thellësia deri në 2,600 metra, Dr. Mallefet dhe ekipi i tij – të cilët ishin takuar gjatë studimit vjetor për të kryer hulumtimin e tyre – skanonin shpejt rrjetën për peshkaqenë. Meqenëse peshkaqenët nuk kanë fshikëza për të notuar dhe mund ti mbijetojnë ndryshimit drastik të presionit, ata ishin në gjendje të transferonin disa ekzemplarë të gjallë në akuariumet e vendosura brenda një dhome të errët dhe të ftohtë për vëzhgim.

Përveç peshkaqenëve pendëbalonë, shkencëtarët gjithashtu ekzaminuan peshkaqenët bark zi dhe peshkaqenët jugorë – aftësia ndriçuese e të cilëve është dokumentuar më parë. Pasi biolumineshenca e peshkaqenit ishte kapur në kamera, shkencëtarët eutanizuan peshqit dhe copëtuan mostrat e lëkurës për të ekzaminuar organet e tyre ndriçuese.

Për habinë e tyre, zbuluan që ndryshe nga organimizmat e tjera ndriçuese – organet e të cilëve kontrollohen nga sistemi nervor – lumineshenca në peshkanqenë rregullohet nga hormonet. Melatonina – një kimikat që tek njerëzit shkakton një ndjesi përgjumjeje- shkakton shkëlqimin, alfa-melanociti e stimulon atë, dhe hormoni adrenokortikotropik e ndalon. Studiuesit ende duhet të hetojnë se çfarë shkakton lirimin e hormoneve. Shkencëtarët akoma po studiojnë shkakun e çlirimit të hormoneve.

Shkencëtarët besojnë se ndriçimi i gjelbër në blu që emetojnë, në zonën rreth barkut në pjesën e poshtme, i ndihmon peshkaqenët të bëhen një me dritën e kaltër nga lart, duke i mundësuar maskimin e përsosur. Ata spekulojnë në lidhje me faktin që kjo ka gjasa të ndihmojë peshkaqenët e vegjël të mos zbulohen nga grabitqarët. Në rastin e peshkaqenit pendëbalonë, i cili rrezikohet nga pak grabitqarë, shkëlqimi natyral mund të veprojë si një elektrik dore për të ndriçuar shtratin e oqeanit teksa kërkon ushqim.

Mund të ndihmojë gjithashtu speciet e mëdha, që lëvizin ngadalë në mënyrë që të mos vihen re nga preja. Sidoqoftë, arsyeja për dritën në pendën e peshkaqenit është një mister për shkencëtarët. “Karakteristika e luminishencës se peshkaqenit pendëbalonë është e panjohur dhe ne jemi akoma shumë të befasuar nga shkëlqimi i krahut dorsal”, shprehen shkencëtarët.”Pse? Për çfarë arsyeje?

Eksperti, i cili po planifikon kthimin e tij në atë zonë në kërkim të krijesa të tjera luminishente, shpreson që kërkimi i tij të frymëzojë njerëzit të marrin masa për të mbrojtur një nga ekosistemet më pak të studiuara në planet.