Përktheu Gjyljana Bakalli

Kur mendojmë për shqisat njerëzore mendojmë për shikimin, dëgjimin, shijen, prekjen dhe nuhatjen. Megjithatë, ne gjithmonë e kemi ditur se jemi të aftë të ndiejmë shumë më tepër se kaq. Pikërisht ajo që, megjithatë, është ende subjekt i kërkimit shkencor të vazhdueshëm.

Neuroshkencëtarët e dinë mirë se ne jemi një tufë shqisash. Siç shpjegon kjo video nga Aeon, shumë do të argumentojnë se kemi diku midis 22 dhe 33 shqisave të ndryshme.

Këtu janë disa nga ato më pak të njohurat tona:

Ekuilibrioceptimi – një ndjenjë ekuilibri. Kjo është ajo që na mban drejt, dhe na ndihmon të bëjmë rrugën tonë pa u lënduar.

Proprioceptimi – duke ditur se cilat pjesë të trupit janë ne cilin vend pa i parë. P.sh. është mënyra se si mund të shkruajmë pa shikuar tastierën, ose të ecim përreth pa pasur nevojë të shikojmë këmbët tona.

Kinaestezi – ndjenja e lëvizjes.

Termoceptimi – ne e dimë nëse ambienti ynë është shumë i ftohtë apo shumë i nxehtë. Të qenit në gjendje të ndiejmë temperaturën përreth nesh na ndihmon të jemi mirë.

Lexo: Psikologu nga Harvard: fëmijët empatikë rriten nga prindër që bëjnë këto pesë gjëra

Nociception – aftësia për të ndjerë dhimbje.

Kronoceptimi – si e ndiejmë kalimin e kohës.

Shqisat që njerëzit nuk i kanë

Ka disa shqisa që gjenden vetëm në botën e kafshëve.

Elektroceptimi – aftësia për të ndjerë fushat elektrike përreth nesh. Peshkaqenët mund të zbulojnë fushat elektrike në mjedisin e tyre, duke përfshirë ato të emetuara nga preja që nuk mund t’i shohë domosdoshmërisht.

Magnetoreceptimi – disa gjitarë, të tillë si lakuriqët e natës, mund të ndiejnë fushën magnetike të Tokës dhe ta përdorin atë për të lundruar.

Drita e polarizuar – shumë kafshë, përfshirë insektet dhe zogjtë, përdorin dritën e polarizuar për të vendosur në cilën drejtim do të hyjnë.

Perceptimi multisensor

Aristoteli ishte i pari që sugjeroi se ekzistonin pesë shqisa që qeverisnin realitetin tonë dhe kjo është diçka që ne ende besojmë.

Videoja, megjithatë, argumenton se mund të gabojmë për atë që mendojmë se është reale bazuar në pesë shqisat.

Shqisat tona punojnë së bashku, dhe ajo që percepton një shqisë mund të manipulojë atë që percepton një tjetër. Për shembull, kur jemi duke u ulur në një aeroplan, ajo që shohim ndryshon ndërsa avioni ngrihet – kabina para nesh duket më e lartë, megjithatë asgjë nuk ka ndryshuar në fushën e shikimit tonë. Janë kanalet tona të veshit që po na tregojnë se po anojmë mbrapa dhe kjo ndryshon atë që shohim.

Duke përdorur një shembull tjetër të thjeshtë, atë të një filxhani, sytë tanë paraqiten me një fasadë, por sepse ne e mbajmë atë dhe e ndiejmë atë, truri ynë merr informacione të mëtejshme dhe ne e dimë se është një objekt tre-dimensional. Këtu, shqisa e shikimit dhe prekja funksionojnë së bashku për të na dhënë pasqyrën e plotë.

Në fund të fundit, ne nuk duhet të marrim asgjë me vlerë nominale – përvoja jonë e botës është një përvojë multisensore. Dhe është e mundur që ne kemi prekur vetëm sipërfaqen e asaj që mund të ndiejmë.

Weforum