Me këtë trik të thjeshtë, fëmijët do të kenë më shumë fuqi për t’i rezistuar tundimit (çfarëdo që të jetë ai!).

Nëse ndonjëherë ju është dashur t’i tregoni fëmijës tuaj se duhet të mbarojë së ngrëni darkën e tij para se të mund të marrë një ëmbëlsirë, atëherë ju e dini sa e vështirë është për ta që të kontrollojnë impulset e tyre, por jo e pamundur. Strategjitë e mëposhtme u japin fëmijëve një udhëzim që i ndihmon ata t’i rezistojnë tundimit (të ankohen) duke u përqëndruar në shpërblimin afatgjatë.

Sfida: Grindja

Nëse dikush kërkon të luajë me lodrën time, atëherë unë do të marr frymë thellë dhe do ta ndaj në mënyrë që të dy të argëtohemi.

Sfida: Zvarritja

Nëse kam për të mbaruar detyrat e shtëpisë, atëherë do të sigurohem që t’i bëj deri në orën 5. Kur të mbaroj, unë mund të dal jashtë për të luajtur.

Sfida: Hallakatja

Nëse përgjumem gjatë orës së mësimit, atëherë do të shikoj mësuesen dhe do të përqëndrohem, kështu që mund t’i përgjigjem pyetjeve të saj.

Scolastic