Papa Françesku kritikoi javën e kaluar individët që zgjedhin të kenë kafshë shtëpiake në vend të fëmijëve, duke thënë se “mohimi i atësisë ose amësisë na dobëson si njerëz”.


Papa i bëri komentet duke folur për figurën e Jozefit që shërben si “babai birësues” i Jezusit.

“Jozefi na tregon se kjo lloj lidhje nuk është dytësore; nuk është një mendim i mëvonshëm, jo”, tha Papa Françesku. “Kjo lloj zgjedhje është ndër format më të larta të dashurisë, të atësisë dhe të amësisë. Sa fëmijë në botë presin që dikush të kujdeset për ta.”

Ai gjithashtu lavdëroi individët në mbarë botën që birësojnë fëmijë dhe bëri thirrje për thjeshtimin e procedurave të birësimit.

Por, ai shtoi se “Sot ne shohim një formë egoizmi” dhe se disa individë “nuk duan të kenë fëmijë, ose vetëm një dhe jo më shumë”, siç përkthehet në raporte të shumta.

“Dhe shumë, shumë çifte nuk kanë fëmijë sepse nuk duan, ose kanë vetëm një, por kanë dy qen, dy mace… Po, qentë dhe macet zënë vendin e fëmijëve”, tha ai.

“Ky mohim i atësisë apo amësisë na dobëson, na heq humanizmin dhe në këtë mënyrë qytetërimi plaket dhe pa humanitet, sepse humbet pasurinë e atësisë dhe amësisë”, shtoi ai.

Kjo nuk është hera e parë që Papa 85-vjeçar u drejtohet atyre që zgjedhin kafshët shtëpiake në vend të fëmijëve. Në vitin 2014, ai e quajti zgjedhjen “një fenomen tjetër të degradimit kulturor”.

MSN