Fundviti është periudha më e bukur e vitit, ku të gjithë mblidhen dhe festojnë bashkë me familjen. Por bashkë me festat vijnë dhe dhuratat, një mënyrë për të vlerësuar dhe gëzuar njëri tjetrin, veçanërisht fëmijët. Fëmijët gëzojnë më shumë se të gjithë teksa hapin dhuratat e tyre.


E ndërsa ky vit ka qenë i vrullshëm dhe me problematika të ndryshme, ndoshta dashur pa dashur i kemi lënë në momentin e fundit blerjen e dhuratave për fëmijët. Pasi prindërit në shumë kompani/biznese punojnë deri në ditët e fundit të vitit.

Në këtë artikull Revista Kallz ju sjell një guide dhuratash për fëmijët nga dyqane të ndryshme.

Ne folëm me Jetnor Sokoli nga Hapat e Vegjël. Ai na tregon se fokusi i tyre është më shumë tek lodrat didaktike, psiko-motorrike, profesionet, argetueset, dhe zhvillueset të brandit Small Foot, produktet e drurit gjermane.

Gjithashtu sjellin për të vegjlit monopatinat, triçikla dhe biçikleta ekuilibri, të markës franceze Globber, për femije nga 10 muajsh deri 14 vjeç, si dhe për të rritur. Disa produkte të tjera të pëlqyera dhe që ai sugjeron janë teleskopët, dylbitë, tavolinat e mësimit, etj.

Lodrat e drurit përbëjnë një gamë me mbi 500 artikuj për bebe të porsalindura deri në 10 vjeç. Ndërsa kanë monopatina per bebe; triçikla, monopatina për fëmijë 3-14 vjeç, si dhe për adoleshent e të rritur. 

Sigurisht që të gjithëve na pëlqejnë shumë uljet sidomos për festa. Hapat e vegjël aplikon zbritje për çdo blerje të klientëve të regjistruar dhe kanë ulje për shumicën e artikujve. Gjithashtu për çdo blerje në website www.hapatevegjel.com aplikohen zbritje gjithmonë.

Gjithashtu ne folëm edhe me Geri Kureta nga Shtëpia e Lodrave

Ai na thotë se në këtë periudhë fokusi i tyre është tek lodrat dhe artikujt e fëmijëve. Për fëmijët 0-3 vjeç ata ofrojnë Clementoni, Fisher Price, Vinfun dhe disa kompani të tjera. Për gocat 3-10 vjeç kanë LOL, kukulla princesha, Lego, Cicciobello, Kindy. Për djemtë 3-10 vjeç kanë Lego, Playmobil, Hot Wheels, e shumë të tjera. Geri na thotë se nuk mungojnë as uljet ku kategoritë kryesore jane: Lego, Winfun, Lodra druri. Për të parë më shumë klikoni në linkun: https://shtepiaelodrave.al/

Një tjetër bisedë patëm me BalkMall, ku ofrohen lodra të ndryshme për fëmijë nga ato edukative prej druri, tek formueset e ndryshme, triçiklat, kukullat, makina e më shumë për të gjitha grupmoshat.

Mjafton të shkoni në https://balkmall.com/femije/ në katëgorinë Fëmijët për të parë të gjitha opsionet e dhuratave për fëmijët tuaj.

Gjithashtu këtu do të mund të gjeni ulje të ndryshme https://balkmall.com/index.php?dispatch=products.on_sale, për produktet e shumëllojshme, për t’i bërë këto festa më të bukura.