Ndërtimi i identitetit sidomos në adoleshencë shoqërohet me një periudhë pasigurie dhe konfuzioni të thellë.

Psikologjia e adoleshentëve është dega e psikologjisë së zhvillimit që studion se çfarë ndodh në fazën e jetës që ne mund ta vendosim midis fëmijërisë dhe moshës madhore.

1. Çfarë është identiteti?

Çfarë është identiteti?

Identiteti është mënyra se si një person e percepton dhe e përkufizon veten. Ai përfshin një kombinim të karakteristikave personale, bindjeve, vlerave, roleve sociale dhe përvojave që e bëjnë një individ të veçantë.

Identiteti përfshin disa aspekte kryesore: Identiteti personal lidhur me cilësitë unike të individit, si p.sh.:

  • Personaliteti (i qetë, i hapur, energjik etj.)
  • Pasionet dhe interesat
  • Aftësitë dhe talentet

Identiteti social

  • Përcaktohet nga grupet ose komunitetet ku një individ i përket, si familja, miqtë, kultura, kombësia apo feja.
  • Roli që një individ luan në këto grupe (p.sh.: prind, student, punonjës).

Identiteti kulturor

  • Lidhur me traditat, gjuhën, historinë dhe vlerat e një kulture që individi e identifikon si pjesë të tij.

Identiteti gjinor dhe seksiual

  • Perceptimi dhe shprehja e vetes në raport me gjininë dhe orientimin seksual.

Identiteti profesional

  • Lidhur me karrierën dhe profesionin, që shpesh ndikon në mënyrën si një person përkufizon veten në shoqëri.

Identiteti virtual

Në epokën e teknologjisë, shumë njerëz ndërtojnë identitetin e tyre edhe përmes prezencës online në rrjete sociale apo platforma digjitale.

Mbani mend: identiteti është dinamik dhe kompleks dhe ndryshon me kalimin e kohës.

Identiteti fillon të zhvillohet që në fëmijëri dhe vazhdon gjatë gjithë jetës. Faktorë të rëndësishëm përfshijnë:

  • Familjen: Vlerat dhe modelet e para vijnë nga prindërit dhe anëtarët e familjes.
  • Shoqërinë dhe kulturën: Grupet shoqërore dhe normat kulturore ndikojnë në mënyrën si një person përcepton veten.
  • Përvojat personale: Sukseset, sfidat dhe mësimet nga jeta formësojnë identitetin.
  • Krizat dhe tranzicionet: Si p.sh., periudha e adoleshencës apo ngjarje të mëdha të jetës që mund të riformësojnë perceptimin e vetvetes.

Njohja e identitetit ndihmon një individ të ndiejë kuptim dhe qëllim në jetë.

Ndërtimi i identitetit në adoleshencë

Shumë adoleshentë fillojnë të zhvillojnë ndjenjën e identitetit. Ata përpiqen të përgjigjen

pyetjes “Kush jam unë?” 

Shumë nga gjërat që bëjnë adoleshentët, si të provojnë veshje të reja ose aktivitete të ndryshme, janë pjesë e kërkimit të tyre për një identitet. 

Edhe pse zhvillimi i identitetit shpesh fillon gjatë viteve të adoleshencës, por njeriu mund ta ketë një proces të përjetshëm krijimin e identitetit. 

Njerëzit mund të ndryshojnë mënyra se si ata mendojnë për veten kur përjetojnë ndryshime në jetë, si p.sh duke filluar një punë të re ose duke u bërë prind.

Vetë-identiteti i referohet mënyrës se si e përcaktojmë ne veten. Vetë-identiteti përbën bazën e vetëvlerësimit tonë. Në adoleshencë, mënyra se si e shohim veten ndryshon në përgjigje të bashkëmoshatarëve, familjes dhe shkollës.

Identiteti social ndërtohet nga të tjerët dhe mund të ndryshojë nga vetë-identiteti. Në mënyrë tipike, njerëzit i kategorizojnë individët sipas etiketave të gjera, të përcaktuara nga shoqëria. Për shembull, nëse keni lëkurë të errët, ju mund të etiketoheni “I Zi” nga të tjerët edhe pse mund të mos e keni adoptuar atë identitet për veten tuaj.

Një vetë-identitet pozitiv lidhet me vetëvlerësimin pozitiv. 

Të gjitha identitetet nuk vlerësohen njësoj nga shoqëria, kështu që disa adoleshentë mund të kenë nevojë veçanërisht për përforcim për t'i ndihmuar ata të ndërtojnë një ndjenjë pozitive për veten.

Ndikimi i mediave sociale në identitet

Ndikimi i mediave sociale në identitet

Identifikimi i modeleve ideale bëhët si një qëllim i adoleshentëve, pasi u jep atyre një drejtim “se si të bëhen.”

Në adoleshencë, konfuzioni i identitetit çon në krahasime masive me influencuesit, YouTubers, TikTokers dhe personazhe të tjerë të njohur në mediat sociale.

Mjeti i mediave sociale, duket se është një burim për t’u përdorur në identifikimin e modeleve për t’u frymëzuar. Këto duket se diktojnë cilësitë e së bukurës, suksesit dhe rrjedhimisht lumturisë. 

Në bazë të karakteristikave personale

  • do të ketë të rinj që do të zgjedhin modele më me shkëlqim
  • të tjerë që do të zgjedhin ato më transgresive, sjelljet e të cilëve do të përpiqen të imitojnë.

Megjithatë, boshllëku do të mbetet gjithmonë një distancë për t’u mbushur dhe kjo do të çojë në një sasi të caktuar ankthi në adoleshencë dhe zhgënjim, gjë që i ekspozon ndaj rrezikut:

  • për të zhvlerësuar veten;
  • për të përjetuar një përvojë dështimi.

Për më tepër, identifikimi i këtyre modeleve si qëllim bën ata të bindin veten se suksesi, fama, pasuria dhe bukuria janë ato që duhen arritur për të qenë të lumtur, duke mos arritur kurrë atë që dëshirojnë realisht. 

Vetëvlerësimi varet nga distanca midis vetes reale dhe asaj ideale dhe, për të mbushur këtë hapësirë, ekzistojnë dy rrugë të mundshme:

  • zvogëloni ambiciet
  • forconi veten e vërtetë

Adoleshentët përfundojnë duke e bindur veten se ajo që duan është të arrijnë sukses, të jenë si ai “personi atje”, duke harruar atë që u pëlqen vërtet. Duket se nuk u lejohet më të pyesin veten: “të pëlqen ajo gjë që ndjek?”

Ndihmoni adoleshentët të ndërtojnë identitet të shëndetshëm

Ndihmoni adoleshentët të ndërtojnë identitet të shëndetshëm
Kërkimi i vetvetes është detyra zhvillimore tipike dhe masive e adoleshencës. Ai kryesisht konsiston në identifikimin e vetvetes dhe, nëse bëhet shumë i mbushur me ankth dhe zhgënjim, minon formimin e një imazhi pozitiv për veten dhe vetëvlerësimin adekuat.

Ja disa këshilla për prindërit që duan të ndihmojnë adoleshentët e tyre të ndërtojnë një identitet të shëndetshëm:

Dëgjoni pa gjykim

Adoleshentët shpesh ndihen të keqkuptuar. Krijoni hapësira ku ata mund të ndihen të lirë të shprehin mendimet, emocionet dhe shqetësimet e tyre pa frikë nga kritika apo dënimi.

Inkurajoni eksplorimin e pasioneve dhe interesave, mbështetini të provojnë aktivitete të ndryshme, si sportet, artin, muzikën apo vullnetarizmin, për t’i ndihmuar të zbulojnë dhe zhvillojnë talentet dhe interesat e tyre.

Modeloni vetëvlerësim dhe sjellje të shëndetshme

Fëmijët mësojnë nga sjellja juaj. Jini një shembull i mirë duke treguar respekt për veten dhe të tjerët dhe duke u përballur me sfidat në mënyrë të pjekur.

Krijoni kufij të qartë, por të arsyeshëm, kufijtë ndihmojnë adoleshentët të ndihen të sigurt. Bëni që rregullat të jenë të qarta dhe të kuptueshme, dhe inkurajoni komunikimin kur ata kanë pyetje apo shqetësime.

Inkurajoni mendimin kritik dhe pavarësinë, lërini të marrin vendime të vogla dhe gradualisht t’i zgjerojnë ato, duke i ndihmuar të kuptojnë pasojat e zgjedhjeve të tyre dhe të ndihen të aftë për të përballuar situata komplekse.

Kultivoni një mjedis kuptimplotë emocional, flisni hapur për emocionet dhe ndihmoni ata të emërtojnë dhe të kuptojnë ndjenjat e tyre. Ky proces forcon inteligjencën emocionale dhe ndihmon në ndërtimin e vetëvlerësimit.,

Pranoni individualitetin e tyre, mos i krahasoni me të tjerët dhe mos i detyroni të përmbushin pritshmëritë tuaja. Respektoni se janë persona të veçantë me identitetin e tyre unik.

Nxitni ndjenjën e përgjegjësisë, përfshijini në detyra shtëpiake dhe vendime familjare, duke treguar se mendimi i tyre është i vlefshëm dhe se ata janë një pjesë e rëndësishme e familjes.

Flisni për vlerat dhe moralin, diskutoni rreth asaj që është e drejtë dhe e gabuar, duke i ndihmuar të ndërtojnë një bazë të fortë etike që i ndihmon të bëjnë zgjedhje të mira në jetë.

Mos kini frikë të kërkoni ndihmë profesionale, nëse adoleshenti përballet me sfida të mëdha emocionale apo identiteti, mos hezitoni të kërkoni mbështetje nga një psikolog ose këshillues profesional.

Mbani mend: një marrëdhënie e hapur dhe e mbushur me mirëkuptim me prindërit është themeli për zhvillimin e një identiteti të shëndetshëm tek adoleshentët.

Identiteti është mënyra se si një person e përkufizon dhe e percepton veten, duke përfshirë tiparet personale, rolet sociale, kulturën dhe përvojat që formësojnë individualitetin e tij. 

Ai zhvillohet gjatë jetës dhe ndikohet nga faktorë si familja, shoqëria, dhe përvojat personale. 

Psikologuonline