Gjyshërit dinë shumë për prindërimin, pasi ata vetë kanë rritur fëmijët e tyre dhe mund të jenë një burim i paçmuar për brezin e ardhshëm. Pra, me një mbesë apo nip të ri, ata janë gati të futen dhe të ndihmojnë, si dhe t’u bëjnë të ditur prindërve të rinj se çfarë po bëjnë mirë dhe çfarë mund të bëjnë më mirë.

Në fund të fundit, pse të mos udhëzojnë fëmijët e tyre si të përballen me sfidat më të mëdha të jetës?

Asgjë, përveç se klisheja e gjyshërve që “fusin hundët” ekziston për një arsye. Të ndash njohuritë dhe eksperiencën është e rëndësishme, por gjithashtu është shumë e lehtë të tejkalosh cakun. Nuk duhet harruar që ne po jetojmë në një botë tjetër nga ajo që gjyshërit kanë prindëruar. Me çdo brez vijnë ndërrime sociale galopante. Mënyrat e rritjes së fëmijëve janë në zhvillim të vazhdueshëm.

Disa rregulla se si të kuptoheni me prindërit e rinj

Është nipi/mbesa juaj, përse të mos flisni me mendjen tuaj? Duhet patjetër, por do të ishte më mirë që fëmijët tuaj të këshillohen me ju për një pyetje prindërore në vend që të futeni me mençurinë tuaj pa u pyetur.

Siç shprehet Barbara Richert, një punonjëse sociale në New York City, “është e thjeshtë të gabosh, por askush nuk mund të dëgjojë kritika të vazhdueshme”.

Ajo shton, “Shumë njerëz mendojnë se me familjen mund të shprehen në çdo mënyrë që ju pëlqen. Por, me njerëzit që doni, duhet të jeni shumë më të respektueshëm për lidhjen që keni. Një mënyrë për të zbutur sjelljen tuaj është të vini me një sugjerim, në vend të një kritike”.

Ju gjithashtu mund të tregoni përvojën tuaj përmes një anekdote, duke paralelizuar situatën në fjalë. Kjo, thonë ekspertët, u jep prindërve një shans të nxjerrin konkluzionet e tyre pa ju thënë atyre direkt se çfarë të bëjnë. Mos harroni nuk jeni ju përgjegjës për rritjen e fëmijëve të tyre. Ju jeni këtu në rolet më të gëzueshme: për të dashur, përkëdhelur dhe mbështetur familjen tuaj të re të zgjeruar. Me dashuri dhe respekt të ndërsjellë, mençuria dhe njohuritë tuaja të fituara me vështirësi do të gjejnë rrugën e tyre për brezin tjetër me kalimin e kohës.

https://www.mom365.com/mom/for-grandparents/the-best-way-to-help