Ju që humbët mundësinë t’i bëni fëmijët tuaj pjesë të kursit të financave në Dhjetor, mund t’i regjistroni fëmijët në kursin që nis në Mars.

Çfarë synon ky kurs?

1-Përgatit konsumatorë të mençur. T’i mësojmë fëmiijët të shpenzojnë në mënyrë të mençur paratë dhe të mos bien në grackat e tregut.


2- Mundësi për vendime të shëndosha financiare. T’i mësojmë fëmijët të përdorin në mënyrë të zgjuar paranë dhe të dinë të ndërtojnë mirëqenien ekonomike nesër.

3- Të formojë qytetarë të denjë.  T’i ndihmojmë fëmijët të jenë votues, taksapagues dhe konsumatorë më të ndërgjegjshëm në të ardhmen.

Kursi nis me 1 Mars. Zgjat 3 muaj dhe zhvillohet 2 herë në javë

(kosto: 4000 l/muaj)

Ju mund të regjistroni fëmijën tuaj duke kontaktuar pranë Qendrës “Kallz” në mediat sociale, numrin e telefonit 0675431058 ose email: [email protected].