Kurs i niveleve A1 dhe A2 për të rritur dhe kurs për fëmijë që janë folës fillestarë ose elementarë të gjuhës shqipe. Nivelet synojnë të pajisin nxënësit me njohuritë e gjuhës shqipe në një platformë ku gërshetohen njohuritë gjuhësorë me ato shoqërore dhe historike. Kursi është i bazuar në metodën e praktikuar nga Universiteti i Cambridge, që i jep rëndësi gjuhës së folur dhe të shkruar në një mjedis të rrethuar prej traditave, historisë dhe kulturës së kombeve.


Objektivat e kursit do të arrihen nëpërmjet mësimeve dhe arritjet e nxënësve do të shihen në provimet joformale. Provimet joformale bëhen pas orëve të mësimit dhe do të shërbejnë për të ndihmuar nxënësit të kuptojnë përparimin e arritur në mësimin e gjuhës shqipe.  

Qëllimi kryesor i këtij kursi të gjuhës shqipe është zhvillimi i aftësive gjuhësore të nxënësve me metoda bashkëkohore dhe të ndërlidhura me kulturën, historinë dhe traditat shqiptare. Mësimet do të kenë ndërthurje të katër aftësive të mësimit të gjuhëve, domethënë shkrimit, leximit, dëgjimit dhe të folurës. Nxënësve do t’u ofrohet mundësia e korigjimeve të gabimeve në të katër aftësitë gjuhësore. Metoda e korigjimit të gabimeve do të jetë në formë të shkruar dhe në të folur. Kohëzgjatja e kursit është 30 orë dhe nxënësit do të plotësojnë një provim formues në fillim të studimeve të tyre dhe një provim formues në mbarim të studimeve të tyre.  

Lektor: PHD. Ajrina Hysaj.

Ju mund të regjistroheni duke kontaktuar pranë Qendrës “Kallz” në mediat sociale, numrin e telefonit 0675431058 ose email: [email protected].