Si prindër ne duam që fëmijët tanë të ndihen të dashur dhe t’i ndihmojmë ata të edukohen siç duhet. Kur i shohim ata të mërzitur ne përpiqemi që t’i bëjmë me sa kemi mundësi të ndihen mirë, duke i folur me një zë të qetë, duke i dhënë një përqafim të nrohtë. Megjithatë shpesh në hidhërimet e tyre, fëmijët na bërtasin që të largohemi, t’i lëmë të qetë dhe shumë herë na përplasin derën para fytyrës. Në këto momente ne vendosemi para një dileme, të bëjmë siç na kërkohet dhe të largohemi apo të qëndrojmë.
Kohët e fundit mund të them se djali im ishte pak i largët. Ai nuk mbante kontakt me sy dhe kërkonte vazhdimisht dhurata dhe ëmbëlsira. Kur vinim në shtëpi ne kalonim pak kohë bashkë, por ai kërkonte akoma më shumë kohë me mua. Në një moment më tha “Kjo nuk është kohë e mjaftueshme. Kur vjen babi në shtëpi?!” Kur i thashë që do vinte shumë shpejt, ai filloi të qante ndërsa bërtiste “Unë dua që dikush të luajë me mua TANI!”
Ai filloi të qante me të madhe, të fliste dhe të qante njëkohësisht, dhe nuk mund ta kuptoja atë që po thoshte. Ai filloi të hidhej dhe të godiste këmbët në tokë. E kuptova se sa shumë kishte nevojë për mua, kështu që ju afrova pak më afër.
Ajo që erdhi më pas ishte një përgjigje që më ka hutuar herë pas here. “Ik prej meje! Mos më shiko më! Unë kurrë nuk mund të jem vetëm!”
Përballë atyre fjalëve, shpesh ngrihesha, e kapur midis dëshirës për të ndihmuar dhe dëshirës për të respektuar autonominë dhe kërkesën e tij për hapësirë.
Dikur dëgjoja fjalë si këto dhe mendoja në panik: “A mund të qëndroj afër apo t’i jap hapësirë? Nëse qëndroj afër, a po e lodh atë?” Nëse qëndroj shumë afër a po e lodh fëmijën tim? Por unë kam mësuar, përmes provave dhe gabimeve, që gjetja e një mënyre për të qëndruar afër pothuajse gjithmonë rezulton në një lidhje më të mirë midis nesh.
Kur ai ishte më i vogël, ishte e qartë që unë duhet të afrohesha dhe të vendosja një kufi fizik për ta parandaluar atë të dëmtonte veten. Tani që ai është më i rritur i lejoj pak hapësirë para se të shkoj dhe ta përqafoj. Mundohem të afrohem vetëm aq sa kam nevojë për ta mbajtur të sigurtë. Kjo më lejon që të jem afër, ndërsa plotësoj gjithashtu kërkesën e tij për të pasur pak hapësirë.
Nëse ne ju ofrojmë ngrohtësi dhe vëmendje kur fëmijët tanë e kanë të vështirë, gjërat shpesh duken më keq para se të bëhen më mirë.
Mund të ndihet kundër-intuitive, por me të vërtetë siguria e ngrohtësisë, pranisë dhe qetësisë tuaj siguron një spirancë për fëmijën tuaj. Kur qëndroni me ta në këtë mënyrë, ata ndihen të sigurtë dhe të aftë të përjetojnë dhimbjen dhe shqetësimin e çfarëdo lloj gjëje që i shqetëson.
“Largohu!” është zakonisht kodi për “Unë ndihem shumë keq brenda meje dhe prania jote e bën të pamundur për mua që të mos ndihem në këtë mënyrë.”
Herën tjetër kur të dëgjoni fëmijën tuaj të bërtasë: “Largohu!” provoni ta zëvendësoni me: “NDIHMË! Unë jam një rrëmujë kaotike brenda dhe nuk e di se çfarë po bëj! “
Të dëgjuarit funksionon më mirë kur është i dyanshëm
Kjo është larg asaj me të cilën shumica prej nesh jemi rritur dhe, për shkak të kësaj, mund të jetë e vështirë të qëndroni të qetë, të dëgjoni hapur dhe të mos dyshoni në vetëvete. Ka disa gjëra që mund të bëni për ta bërë këtë më të lehtë për veten tuaj dhe për të zvogëluar stresin.
Kur stuhia të ketë kaluar dhe keni pak kohë vetëm, përpiquni të kujtoni një kohë nga fëmijëria juaj kur jeni ndjerë keq dhe të frikësuar dhe nuk keni qenë në gjendje t’i tregoni një të rrituri se çfarë po ndodhte ose për çfarë kishit nevojë. Çfarë do të kishit preferuar të ndodhte? Sa ndryshe do të ishit ndjerë nëse dikush do të ishte i mirë dhe i hapur me ju në atë kohë?Një mënyrë tjetër e të menduarit është të kujtoni herën e parë që dikush ju ka thënë të largoheni ose ju ka bërë të ndiheni të padëshiruar.
Secila prej këtyre pyetjeve ju ndihmon të kuptoni mirë ndjenjat e fëmijës tuaj në rast se ata bërtasin “largohu” dhe eksplorojnë se çfarë ndjenjash keni për sjelljen e tyre dhe fjalët e ashpra.
Ide se çfarë të bëni herën tjetër kur fëmija juaj bërtet “Largohu!”
Merrni frymë, bëni një skanim mendor dhe bëjini vetes këto pyetje:
- “A jam në gjendje të dëgjoj me të vërtetë tani pa pasur nevojë që fëmija im të jetë ndryshe, pa pasur nevojë që kjo të mbarojë?”
- “A ndihem mirë nga ndjenjat e fëmijës tim?
Mos u mundoni të qëndroni dhe të dëgjoni nëse vërtet nuk keni kapacitetet e duhura për të dëgjuar. Ju do të keni mundësi të tjera për të dëgjuar në të ardhmen dhe aftësia juaj për t’i thënë atyre, me ngrohtësi, se nuk jeni në gjendje të qëndroni dhe të dëgjoni është e dobishme në vetëvete.
Kujtojini vetes, në çfarëdo mënyre që funksionon për ju, se fjalët dhe sjellja nuk janë personale. Ata që ju thonë të ikni nuk është një pasqyrim i vërtetë i ndjenjave të tyre ndaj jush, por përkundrazi, ndjenjave të tyre ndaj asaj që po ndiejnë.
Meqenëse secila situatë është unike, është më mirë të shohësh çdo shqetësim të ri dhe përgjigjen tënde si një vallëzim improvizues. Ajo që mbetet e njëjtë është ngrohtësia juaj e papërkulur. Aftësia juaj për të dëgjuar se ku janë ata dhe ju! Është ajo që duhet të mbetet konstante.
Mos racionalizoni, ose nxitoni e shpërqëndroni, përkundrazi, ndiqni shembullin e tyre.
Ju nuk duhet të kuptoni pse fëmijët tuaj ju thonë t’i lini vetëm
Ju prapë mund t’i ndihmoni. Ne mund të marrim të gjithë përpjekjen dhe mendimin tonë dhe ta kthejmë atë, në vend të kësaj, drejt pyetjes: “Si mund t’i bëj të ditur fëmijës tim se ai është i sigurtë dhe unë jam këtu dhe po dëgjoj?”
Ndërsa ne ofrojmë ngrohtësinë tonë ndaj tyre, ne mund të ofrojmë të njëjtën gjë për veten tonë. Ne nuk duhet të kuptojmë ose zgjidhim atë që ndodhi ose çfarë shkoi keq për fëmijët tanë. Prania jonë e dëgjimit është gjëja më e dobishme që mund të ofrojmë në këto momente dhe duke e ditur që mund të jetë një ngushëllim i madh për veten tonë kur ndihemi të hutuar.