Postimet
Shqipëria ka nevojë të menjëhershme për forcimin e Edukimit dhe Kujdesit në Fëmijërinë e Hershme (EKFH) si një mjet kyç për zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe për rritjen e pjesëmarrjes në tregun e punës. Sipas dokumentit të fundit të rishikimit të financave publike në Shqipëri nga Banka Botërore, pavarësisht se shpenzimet publike për këtë sektor […]
Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, ka njoftuar se vendi do të ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç, duke thënë se telefonat dhe platformat sociale “po u vjedhin fëmijëve fëmijërinë”. Gjatë fjalimit të saj të martën në hapjen e Parlamentit danez (Folketing), Frederiksen deklaroi: “Ne kemi lëshuar një përbindësh. Kurrë më […]
TikTok ka më shumë se 200 milionë përdorues aktivë mujorë në Evropë, ose afërsisht një në tre qytetarë të kontinentit, njoftoi platforma, duke shënuar rritjen e shpejtë të saj mes adoleshentëve. Ky numër është rritur nga 175 milionë përdorues vitin e kaluar, në 32 vende evropiane. TikTok, në pronësi të gjigantit kinez të teknologjisë ByteDance, […]
Numri i nxënësve të regjistruar në të gjithë sistemin arsimor në Shqipëri ka shënuar një rënie 1.5% në total për vitin shkollor 2024–2025, duke zbritur në 528,602 nga 536,780 që ishte një vit më parë. Megjithatë, kjo ulje është më e theksuar në arsimin 9-vjeçar, ku të dhënat tregojnë një tkurrje të ndjeshme me rreth […]
Deri në vitin 2029 shkollat shqiptare publike do të kenë internet të shpejtë, laboratorë smart dhe laptopë në dispozicion të mësimdhënies. Ministria e Arsimit dhe Sportit ka publikuar për konsultim publik projektvendimin për miratimin e Planit të Veprimit të Arsimit Digjital për periudhën 2025–2030, i cili synon të vendosë themelet për një sistem arsimor bazuar […]
Shkencëtarët kanë ngritur alarmin për shëndetin mendor dhe obezitetin që po kërcënon adoleshentët në kohët e sotme. Një studim i botuar në revistën “The Lancet” thotë se shëndeti i adoleshentëve është në një “pikë kritike”. Ata theksojnë se pa ndërmarrjen e veprime të synuara, deri në vitin 2030 të paktën gjysma e adoleshentëve në botë […]
Po kalojnë gati dy vite nga zhvillimi i censit 2023 dhe vendi ende nuk ka popullsinë zyrtare vjetore, por të dhëna të tërthorta si lindjet dhe emigracioni tregojnë se profili demografik i vendit po përkeqësohet me shpejtësi. Në tremujorin e parë të këtij viti në të gjithë vendin lindën 4662 foshnja me rënie 14% në […]
Zhvillimi i tregut në arsimin privat, programeve pas shkollës, çerdheve, kopshteve dhe qendrave private të kurseve i ka rritur shpenzimet e shqiptarëve për shërbimet e arsimit. Të dhënat e INSTAT tregojnë se ndërmarrjet në sektorin e arsimit realizuan xhiro totale në 20,4 miliardë lekë ose 200 milionë euro në vitin 2023. Kjo shifër ishte 100% […]
Aplikacioni “Kids Wallet”, i zhvilluar nga qeveria greke, u lejon prindërve të monitorojnë aktivitetet online të fëmijëve të tyre. Prindërve u kërkohet gjithashtu të verifikojnë moshën e fëmijëve kur ata përdorin internetin. Qeveria greke të hënën lançoi “Kids Wallet”, një aplikacion shtetëror për celular që u lejon prindërve të monitorojnë kohën e fëmijëve të tyre para ekranit […]
Vendi nordik është i fundit që vepron mes provave të ndikimit tek të rinjtë, duke përfshirë vëmendjen dhe vetëvlerësimin. Finlanda ka miratuar legjislacionin për të kufizuar përdorimin e telefonave dhe pajisjeve të tjera mobile gjatë ditës së shkollës, mes frikës për ndikimin e tyre në mirëqenien dhe të nxënit e nxënësve. Sipas ndryshimeve, të cilat […]