Një progam i pasur veror pret fëmijët në kampin e organizuar nga stafi i Kallz.
Dy grupe fëmijësh: 6-9 vjeç dhe 09-12 vjeç.
Me një orar ditor 8:00-16:30 nga e Hëna në të Premte, Kallz i qëndron misionit të parë të tij për t’u ardhur në ndihmë prindërve të punësuar. Për gjithë kohën e angazhimit tuaj në punë, fëmijët do të jenë të angazhuar po ashtu, në programet e pasura të Kallz.
Ju mund të regjistroni fëmijët tuaj për dy javë ose për programin e plotë 5 javor.
Programi është dizenjuar në mënyrë që ato të mund të ndjekin të gjithë aktivitetin, ose vetëm një prej fazave të tij.
Ju mund të regjistroni KETU fëmijën tuaj
Përmbajta e programit:
Sport
Aktivitetet fizike, lojëra sportive si volej dhe basket, pjesë e përditshme e programit veror. Këto aktivitete do të ndërthuren edhe me lojëra popullore, që forcojnë shpirtin e garës dhe grupit njëkohësisht.
Krijimtari
Punë dore dhe projekte, me materiale të ndryshme për të realizuar punime individualisht dhe në grup. Përvoja e Kallz me fëmijët në verë, ka treguar se punimet në grup, krijojnë një bashkëveprim të jashtëzakonshëm me fëmijët. Ata janë të gatshëm të sfidojnë veten e njëri-tjetrin në realizimin e projekteve më të mira të mundshme, duke vënë të gjitha energjitë në funksion të një rezultati të shkëlqyer.
Art
Këngë, kërcim, pikturë. Në të gjitha këto aktivitete fëmijët do të angazhohen të argëtohen, por edhe të përmirësojnë çdo ditë aftësitë e tyre.
Filma për fëmijë dhe familje në video projektor
Lexim i librave jashtëshkollor
Tema sociale. Diskutime për sjelljet e pëlqyeshme, komunikimin
Aktivitete: gatim, teatër, enciklopedi
Larminë e aktiviteteve të plota arrijnë ta përjetojnë vetëm fëmijët që ndjekin kampin deri në fund.
Ju mund të regjistroni Ketu fëmijën tuaj
ose na shkruani në [email protected]
Telefon: 0675431658