Nisin në Mars kurset e ICT në Kallz. Në këtë kategori do të mbulohen një seri kursesh teoriko-praktike në fushën e ICT. Modulet janë të pështatëshme për fëmijë të grupmoshës 7-14 vjeç.

1- Programim. Në këtë modul fëmjët do të krijojnë logjiken e programimit. Ata do kenë mundësinë të krijojnë lojra të ndryshme të cilat edhe mund ti publikojnë, të krijojnë aplikacione të ndryshme mobile për platformën Android si dhe të ndërtojnë një faqe të thjeshtë interneti.


Kursi: Programim në Scratch, Code.org, – 2x në javë x 3 muaj  (8000 l/muaj)

2- Design. Në ketë modul fëmijët do të mund të realizojnë modele 3D në kompjuter. Duke përdorur softëare të përshtatshëm për moshën e tyre si “Tinkercad” ata do zhvillojnë imagjinatën dhe do jenë më të aftë në projektimin e vizualizimin e objekteve 3D në mëndjen e tyre. Më pas, këto modele do të printohen me anën e një printeri 3D, duke e kthyer imagjinatën e fëmijëve në një objekt fizik të prekshëm.

Këtu perfshihet programi i modelimit 3D për fëmijë “Tinker cad”.

Kohëzgjatja e kursit: 3 muaj 2 herë  në  Javë  (8000 lekë/muaj)

3- Bazat e kompjuterit. Në këtë modul fëmijët do të mësojnë rreth ndërtimit të një kompjuteri dhe të gjithë komponentët përberës të tij. Ata praktikisht do të montojnë një njësi kompjuterike pasi të jenë praktikuar në kompjuter filimisht me ndihmën e një stimulatori.

Në këtë kurs, ata do të marrin njohuri mbi rrjetat kompjuterike dhe do të jenë të aftë të realiizojnë një rrjet LAN për nje zyrë ose shtëpi me disa kompjutera.

Pra, përfshihen: ***Arkitekture kompjuteri dhe ** Rrjeta kompjuterike.

Kohëzgjatja e kursit: 3 muaj 2 herë  në  Javë  (8000 lekë/muaj)

Ju mund të regjistroni fëmijën tuaj duke kontaktuar pranë Qendrës “Kallz” në mediat sociale, numrin e telefonit 0675431058 ose email: [email protected].