Një fermer palestinez që punonte në tokën e tij në Gaza ka zbuluar kokën e një statuje 4500-vjeçare të perëndeshës kananite Anat.
Koka, e cila u zbulua për publikun, u gjet në Sheikh Hamouda në Khan Younis, tha në një konferencë shtypi Jamal Abu Rida, drejtor i Ministrisë së Turizmit dhe Antikiteteve të Gazës.
“Fillimisht, shpresoja t’ia shisja dikujt për të fituar para,” tha për New Arab Nidal Abu Eid, fermeri, “por një arkeolog më tha se ishte me vlerë të madhe arkeologjike.”
Stafi i ministrisë arriti në përfundimin se koka i përkiste një statuje të Anatit, perëndeshës së dashurisë, bukurisë dhe luftës në mitologjinë kananite.
Kananejtë ishin një popull i lashtë pagan për të cilin Bibla thotë se banonin në Jeruzalem dhe pjesë të tjera të Lindjes së Mesme përpara ardhjes së monoteizmit.
Rida e quajti statujën “një simbol për qytetërimin më të vjetër njerëzor që ka jetuar në qytetin e Gazës”.
Statuja do të shfaqet në Muzeun e Pallatit të Pashait në Gaza në ditët e ardhshme, tha zyrtari i ministrisë Nariman Khaleh.
Lexo: 5 strategji që punonjësit tuaj, qoftë nënat apo anëtarët e tjerë nga stafi, të mos japin dorëheqjen
Muzeu, një nga të paktët në Gaza, shërbeu si një shkollë për vajzat përpara se të shndërrohej në një muze falë një granti gjerman.
Historia e parë e pallatit i takon Mamlukëve, një dinasti muslimane që sundoi Egjiptin dhe pjesën më të madhe të Levantit nga Kajro nga shekulli i 13-të deri në shekullin e 15-të.
Gaza praktikisht nuk pranon turistë të jashtëm, pasi lëvizja brenda dhe jashtë territorit është shumë e kufizuar.