Një studim i ri tregon se përdorimi i tepërt i ekraneve – si telefoni, tableti, televizori apo lojërat – lidhet me rritjen e problemeve emocionale dhe të sjelljes te fëmijët. Dhe fëmijët që ndihen keq emocionalisht, shpesh i drejtohen sërish ekranit për t’u ndier më mirë, duke hyrë në një cikël të vështirë për t’u thyer.
Studimi përfshiu pothuajse 293,000 fëmijë nën moshën 10 vjeç dhe analizoi 117 kërkime të ndryshme. Ai tregoi se fëmijët që kalojnë më shumë kohë përpara ekranit janë më të rrezikuar nga:
- Problemet e jashtme të sjelljes: si p.sh. ulërimat, goditjet, kundërshtimi i prindërve apo mësuesve.
- Problemet e brendshme emocionale: si mbyllja në vetvete, shmangia e konflikteve, apo ndjenja e trishtimit dhe pasigurisë.
Çfarë ndodh me djemtë dhe vajzat?
- Vajzat duket se preken më shumë emocionalisht nga koha e gjatë para ekranit.
- Djemtë përdorin më shumë ekranet si mënyrë për të përballuar ndjenjat e vështira.
Lojërat online dhe ndikimi i tyre
Studimi vuri re se lojërat kompjuterike kishin lidhje më të fortë me problemet emocionale dhe të sjelljes, ndërsa përmbajtja e dhunshme nuk rezultoi të kishte ndikim shtesë.
A është shkaku vetëm ekrani?
Studiuesit theksojnë se nuk mund të thuhet me siguri se ekrani është shkaku direkt i problemeve. Mund të ndikojnë edhe stiliet e prindërimit, apo faktorë të tjerë në jetën e fëmijës.
Çfarë këshillojnë ekspertët?
Ekspertët sugjerojnë që prindërit dhe mësuesit të mos fokusohen vetëm te koha që kalojnë fëmijët para ekranit, por edhe:
- Çfarë përmbajtje shohin fëmijët
- Si ndërveprojnë ata me të tjerët online
- Të shmangin aktivitetet që sjellin më shumë rrezik, si lojërat kompjuterike pa kontroll
Në përfundim, studimi bën thirrje për udhëzime më të qarta dhe më të zgjuara për përdorimin e teknologjisë nga fëmijët – jo vetëm për të kufizuar kohën, por për të kuptuar më mirë si ndikon ajo në shëndetin e tyre emocional dhe sjellor.