Siguria në ujë, veçanërisht kur bëhet fjalë për fëmijët tanë, është jashtëzakonisht e rëndësishme. Fëmijët duan të luajnë në pishina, parqe me ujë dhe det. Dhe si prindër, ne bëjmë gjithçka që mundemi për t’i mbajtur ata të sigurtë duke i vëzhguar me kujdes. Natalie Livingston, një nënë që heton mbytjet, përdori njohuritë e saj si nënë dhe si hetuese për të ofruar këshilla praktike.
Jepni arsye pas çdo rregulli dhe edukoni fëmijët për rreziqet
Duke u siguruar që fëmijët tuaj të kuptojnë arsyet pse ekziston një rregull i caktuar mund t’i ndihmojë ata të kenë një frikë të shëndetshme nga uji. Ndihmojini ata të kuptojnë se si duket mbytja, të kuptojnë kufizimet e tyre, shpjegoni pse duhet të bëjmë pushime nga të bërit not dhe pse duhet të mbajmë frymën nën ujë, si dhe pse jelekët e shpëtimit janë kaq të rëndësishëm.
Vendosni masat e sigurisë
Para se të futen në pishinë, oqean ose kudo tjetër, është e rëndësishme që fëmijët të kuptojnë rreziqet dhe të respektojnë ujin. Është e vlefshme të vendosni kufij dhe të merrni masa sigurie me ta. Udhëzojini se ku mund të notojnë dhe ku nuk mund të notojnë, ku mund të hidhen dhe ku nuk mund të hidhen. Duke bërë që fëmijët të kërkojnë leje para se të futen në ujë, na njofton ne si prindër që janë në ujë dhe se duhet t’i vëzhgojmë me kujdes.
Vendosni alarme rikujtuese për të kontrolluar fëmijët
Të kontrolloni fëmijët në çdo kohë si një fajkua nuk është gjithmonë e mundur. Mbikëqyrja është thelbësore, por si prindër, ne shpesh mund të shpërqëndrohemi nga telefonat, njerëzit, fëmijët e tjerë, etj. Vendosja e një reminder-i në telefonët tanë për të kontrolluar fëmijët dhe vendosja e telefonit në modalitetin airplane mund të na rifokusojë dhe na ndihmon të mos shpërqëndrohemi.
Mos u besoni të tjerëve që të shikojnë fëmijët tuaj
Mund të duket e rëndë, por besimi tek dikush tjetër që të kujdeset për fëmijët tuaj, edhe nëse ata janë profesionistë të trajnuar si rojet e shpëtimit, mund të jetë një presion i madh për ta. Natalie u vesh fëmijëve të saj jelekë shpëtimi sa herë që notojnë në këto rrethana.
Bëni pushime me fëmijët herë pas here
Fëmijët duket se kanë energji të pafund dhe ka të ngjarë të notojnë përgjithmonë. Por duke caktuar herë pas here pushime është e dobishme që ne si prindër të pushojmë nga mbikëqyrja dhe mund të rifreskojmë mendjen tonë, duke na mbajtur të mprehtë për kohën kur ata të kthehen në ujë. Të notosh për një kohë të caktuar, si për shembull 30 minuta, më pas të gjithë duhet të dalin nga uji dhe të bëjnë një pushim.
Jepuni atyre që të veshin jelekë shpëtimi
Ka konotacion negativ për të veshur një jelek shpëtimi. Konsiderohet si jo diçka “e këndshme”. Por nëse të gjithë kanë veshur një, të gjithë janë në të njëjtën varkë. Përdorimi i jelekëve të shpëtimit gjatë lojërave në ujë mund të heqë stresin dhe merakun e prindërve.
Edukoni fëmijët për gjatësinë e tyre kundrejt thellësisë së ujit
Mësimi i fëmijëve për të kuptuar thellësinë e pishinës në krahasim me gjatësinë e tyre mund t’i ndihmojë ata të marrin vendime më të mira se ku të notojnë dhe ku jo. Gjithashtu, ata duhet të jenë të vetëdijshëm për faktin se vëllai ose motra e tyre më i gjatë mund të notojnë në ujë më të thellë.
Mësojuni rregullin 5 sekondësh
Duke i përfshirë fëmijët tuaj në këto rregulla do të bëni që ata të kujdesen për njëri-tjetrin dhe të trgojnë kur shohin dikë në telashe. Kurrë mos supozoni se dikush është në rregull. Nëse dikush është nën ujë, bëjini fëmijët të fillojnë të numërojnë deri në 5. Nëse ata nuk e shohin personin të dalë pas kaq shumë sekondash, atëherë ata duhet t’ia tregojnë këtë një të rrituri.
Mësoni fëmijët të respektojnë hapësirën personale të njëri-tjetrit
Ndonjëherë kur dikush është duke u mbytur, ata kapin këdo që është më afër dhe panikohen. Edhe notarët e mirë në këtë situatë, nuk mund të qëndrojnë mbi ujë nëse ndodh kjo. Mësojuni fëmijëve të marrin frymë thellë, të futen në ujë dhe më pas të shkëputen nga personi dhe të largohen.
Pasi të distancohen në mënyrë të sigurtë, ata duhet të kërkojnë ndihmë për personin tjetër. Fëmijët gjithashtu duhet të mësohen të jenë të vetëdijshëm për hapësirën personale të njerëzve të tjerë.
Kur fëmijët mburren për diçka, shfrytëzojeni si një mundësi për të përmendur rregullat e sigurisë
Kur një fëmijë ju thotë: “Më shiko”, ose “Shikoje këtë”, zakonisht është një shenjë që ai do të bëjë diçka të rrezikshme. Kjo është një mundësi për të folur rreth rreziqeve, kufijve dhe zgjedhjeve të mira që duhet të bëjnë kur janë në ujë.