Rrethanat e reja na kanë nxitur të mendojmë për risi. Fëmijët kanë nevojë për shoqëri e argëtim më shumë se kurrë, por në të njëjtën kohë rrethanat janë më të kufizuara.

Ndaj Kallz ka përpunuar programin duke e pasuruar atë me aktivitete në ambiente të brendshme.

Gjatë Qershorit do të udhëtojmë me fantazinë. Ndaj tema e muaj Muajit është “Udhëtojmë në kohë dhe Hapësirë”.

Si do ta bëjmë këtë? Fëmijët çdo ditë do të kenë aktivitete në grup, lojëra individuale, por nga dita në ditë kanë aktivitet që lidhet me temën mujore. Në fund të muajit ne synojmë që fëmija të jetë argëtuar, të ketë krijuar shoqëri të re dhe të këtë marrë njohuri të mira rreth temës.

Java I- Njohja me njëri-tjetrin, pasionet dhe aventurat

Java II- Bota e Pikturës

Java III- Trupi ynë, forca fizike dhe shëndeti mendor

Java IV- Unë jam kuzhinier. Arti i gatimit

Programi do të bazohet kryesisht tek aktivitetet në grup, projekte të përbashkëta me qëllim realizimin e një produkti apo projekti.

Si do të jetë një ditë në Kallz?

8:00-9:00 –Mbërritja, socializim

9:00- 09:30 –Mëngjesi

9:30-10:00- Team Building/energyser/dance/gjimnastikë

10:00-11:00- Ndarja në grupe- Bisede dhe prezantime rreth temës javore/ Brain train/Lojera matematike/lojëra në anglisht

11:00-12:00- Lojëra popullore/sport/

12:00-12:30- Relaksim, Përgatitje për Drekën

12:30-13:30- Dreka dhe përgatitje për aktivitetet e pasdites

13:30-15:40- Projekte në grup, lojëra tavoline/film në video projektor dhe diskutim rreth tij/këngë, kërcim/lexim/ pantonima/kuriozitete/astrologji/personazhe etj. (Mbi 2 ore, do te zhvillohen disa nga keto aktivitete)

15:40-16:00-konsumojmë Zemren

16:00-16:30 – Disktutojme Rreth Ditës dhe kërkesave e porosive për aktivitetet e nesërme

 16:30-17:00- Nisja për në shtëpi dhe pritja e prindërve.

Regjistrimet bëhen për fëmijë 6-12 vjeç

Pagesa mujore

17 000 lekë, pa transport 

21 mijë lekë me transport

Për regjistrimet 2 mujore (qershor-Korrik) 10% ulje

Pagesa kryhet gjatë regjistrimit në kamp.

Aktivitetet me / Nënkupton që në atë orar në ditë të ndryshme mund të kryhen disa nga ato aktivitete (p.sh. Jo çdo ditë transmetohen filma me video-projektor).