Ndoshta prindërit tuaj ju kanë mësuar se asgjë nuk është më e vlefshme se reputacioni juaj, kështu që objektivi juaj për punën është ta bëni atë mirë dhe në kohë.
Megjithatë, vjen një moment kur prioritetet ndryshojnë pak dhe ju dëshironi të largoheni sa më shpejt që të mundeni dhe të qëndroni në shtëpi më shumë.
Një pyetje ju streson vazhdimisht: A do të ndikojë kjo në performancë tuaj një punë dhe t’ju lërë mbrapa?
Stresi dhe të qenit baba i ri
Shumica e stresit vjen nga ndryshimi, ndryshimi i mirë, ndryshimi i keq, çdo lloj ndryshimi. Ajo që ju streson është pikërisht fakti që duhet të përshtateni me diçka të re. Pra, si një baba i ri, stresi sigurisht që do të jetë pjesë e jetës tuaj për njëfarë kohë. Kur i shtoni kësaj dhe shqetësimin për punën tuaj, ju nuk po e ndihmoni veten, përkundrazi nuk do të jeni më produktiv as në punë as në shtëpi.
Shqetësimi konsumon shumë energji, por nuk të çon askund. Është si të kesh ngecur në baltë, ti rrotullon rrotat, përdor shumë karburant, por prapë nuk lëviz. Në vend që të shqetësoheni, provoni të kaloni në zgjidhjen e problemit, që përfshin identifikimin e problemit, gjetjen e zgjidhjeve të mundshme, parashikimin e rezultateve dhe më pas zgjedhjen e zgjidhjes që duket më e mirë.
Në zgjidhjen e problemit për një balancë punë-familje, njeriu më i rëndësishëm është supervizori juaj, personi nga burimet njerëzore ose udhëheqësi i ekipit, sepse ata duan që ju të vazhdoni të jeni një punonjës produktiv në punë. Diskutoni shqetësimet tuaja me ta për t’u përcjellë atyre këtë mesazh të rëndësishëm: Ju e vlerësoni punën tuaj dhe reputacionin që keni si një punonjës i devotshëm dhe i palodhur, nuk doni ta vini në rrezik.
Një punonjës i lumtur është një punonjës besnik dhe produktiv, dhe ai që bën të pamundurën për të zgjidhur problemet.