Nëse funksioni i nënës është ti zhvillojë fëmijës dëshirën për jetën, funksioni i babait është ti zhvillojë fëmijës “dëshirën për ligj”.
Është e vërtet që ky funksion nuk është aspak i lehtë, sepse dhe vet babai nuk e di.
Ky konstatim nuk është për të fyer figurën e babait por për të kuptuar e pranuar vështirësitë që baballarët hasin në veten e tyre dhe për pasojë në raport me fëmijët e tyre.
Në traditën tonë, babai qëndron larg fëmijëve sepse sjell vetëm të mira materiale dhe me fëmijët merret vetëm nëna.
Edhe pse figura e nënës është shumë e rëndësishme, me dëshirën për jetën, me sigurinë që nuk është asnjherë e mjaftueshme.
Lexoni edhe Prindërit sot të ngarkuar më shumë se më parë. Ja çfarë mund të bëjnë
Na gënjen mendja se një nënë mund të bëhet edhe baba. Figura e babait ashtu si figura e nënës janë të pazëvendësueshme për fëmijët. Çdo njeri në këtë jetë vjen nëpërmjet dy njerëzve dhe i duhen të dy derisa ai të bëhet vet i rritur.
Tradita jonë çalon shumë në këtë drejtim duke e lenë babanë jashtë rritjes së fëmijës dhe për pasojë nuk ndërtohet marrëdhënia baba – fëmijë.
Do thoni se shpesh ndodh që nëna luan rolin e babait dhe babai rolin e nënës! Po, por janë të dy bashkë. Pra dyshja funksionon. Ndërsa kur babai nuk përfshihet në edukimin e fëmijës prishet ekuilibri i dyshes e cila e krijon jetën.
Nëna është e vërtet që ajo e ofron dashurinë e saj pa kushte që duket si formë ideale, por të gjithë kemi nevojë për disa kufij që të përftojmë sigurinë.
Pikërisht këta kufij që të ndihmojnë të njohësh veten dhe ta shijosh atë, ti ndërton dhe mëson babai. Nga e shkuara jonë vjen një thënie e madhe:
“Të shkruarit e ligjit jo në gur po në ‘mish të zemrës’ ose thënë ndryshe dëshira për ligj dhe ky është funksioni i babait”.
Pra babai të mëson që gjerat nuk bëhen nga inati apo se humbasim kontrollin por pikërisht se kemi mësuar të dëshirojmë ligjin, pra ti zgjedhim veprimet që do të bëjmë.