Kate Winslet ka shkëlqyer në ekranet tona për më shumë se 2 dekada me filmat e saj të suksesshëm. Por, këtë herë nuk do ta quajmë një yll kinemaje, jo vetëm sepse në të vërtetë nuk i pëlqen të quhet ashtu, por sepse karriera e saj nuk është gjë tjetër veçse një fragment i vogël pse e admirojmë aq shumë.

Ne të gjithë e vlerësojmë dhe e admirojmë shumë Kate, dhe në këtë artikull do të ndajmë vetëm disa nga shumë gjëra të paçmuara që shohim tek ajo.

1. Ajo nuk dëshiron të quhet një yll filmi

Kate ka thënë: “Unë nuk ndihem si një e tillë dhe as nuk jetoj si një e tillë – jo ashtu si e imagjinoj të jetojë një yll i duhur i filmit.” Ajo bën gjëra që nuk janë imazhi stereotip i një ylli të filmit, si zgjimi në orën 6 të mëngjesit për të përgatitur mëngjesin dhe për t’i bërë fëmijët e saj gati për shkollë.

2. Ajo ka shije të mrekullueshme në daljet e Oscar

Ne kemi vërejtur se nuk i përmbahet vetëm një stilisti, stili apo ngjyre dhe gjithmonë duket e mrekullueshme. Veshur me Ben de Lisi në 2002, Valentino në 2007 dhe Yves Saint Laurent në 2009, ajo na ka treguar se me të vërtetë përqafon format e saj dhe di të vishet me stil.

3. Ajo mbron privatësinë e saj dhe të personave pranë saj

Jo shumë paparacë ishin në gjendje të hynin në jetën private të Kate, veçanërisht në lidhje me marrëdhëniet e saj të kaluara. Edhe pse nuk ka qenë e lehtë për të, sërish arriti të ishte jashtë tabloidëve. “Askush nuk e di me të vërtetë se çfarë ka ndodhur në jetën time. Askush nuk e di me të vërtetë pse martesa ime e parë nuk zgjati; askush nuk e di pse e dyta ime dështoi. Dhe unë jam krenare për ato heshtje”.

4. Ajo ka provuar që një grua dhe burrë mund të jenë thjesht miq

Edhe pse Leonardo dhe Kate kishin një romancë mjaft historike në ekran, ata janë vetëm miq të mirë në jetën reale. Kate tha se ajo mendon se miqësia e saj me Leonardo ka mbijetuar, sepse nuk kishte asgjë romantike mes tyre.

Në të vërtetë, ata janë më shumë si familje. Në një intervistë Kate tha, “Unë thjesht ndihem shumë mirënjohëse për atë miqësi dhe është sinqerisht si familja, është një nga ato miqësitë e rralla të Hollivudit. Unë thjesht ndihem shumë e bekuar”.

5. Për të, miqësia është më e rëndësishme se gjithçka tjetër

Marrëdhënia midis Kate dhe Leonardo nuk është shembulli i vetëm i miqësisë dhe besnikërisë së saj të vërtetë. Në të vërtetë, Kate nuk ishte në premierën e Titanikut në Teatrin Kinez të Mannm, sepse ajo po merrte pjesë në varrimin e mikut të saj të atëhershëm dhe ish-të dashurit Stephen Tredre

6. Bashkëthemeloi fondacionin Golden Hat për të ndihmuar fëmijët me autizëm

“Pasi pashë “A Mother’s Courage”: Duke folur për autizmin me vajzën time Mia, ajo u kthye drejt meje dhe më tha, ‘Imagjino sikur të mos të të them se të dua”. Kjo ishte kur Kate kuptoi se duhej ta ngrinte zërin e saj për të rritur ndërgjegjësimin për autizmin. Kështu, themeloi Golden Hat, në mënyrë që të ndërtonte kampuse inovative për të lulëzuar dhe prosperuar fëmijët me autizëm.

7. Ajo e mban statujën e saj Oscar në banjën e saj

Ndërsa mund të mendojmë se Oscar mbahen në një vend të ndritshëm në mënyrë që të gjithë të mund t’i shikojnë dhe t’i admirojnë ato, Kate i mban të sajat në një banjo. Ajo tha se është shumë krenare për Oscar si Aktorja më e Mirë për The Reader dhe dëshiron që t’u japë të gjithëve një shans për ta marrë atë dhe të thonë “Unë do të doja të falënderoja djalin dhe babanë tim”.

8. Ajo ishte, dhe është akoma, modeste

Edhe pse vinte nga një familje aktorësh, gjërat nuk ishin gjithmonë aq të ndritshme për të: “Jetoja në një shtëpi ku nuk morëm VCR deri në moshën 12 vjeç dhe ishim në përfitime falas të ushqimit nga një familjare bamirëse”. Në vitet e saj të adoleshencës, Kate po punonte në një dyqan ushqimor, kur mori thirrjen për rolin e saj të parë në “Krijesat Qiellore”. Ajo ishte gjithashtu modeste kur mësoi për pesë nominimet e saj.

9. Ajo nuk e fsheh fëmijërinë e saj të vështirë

“Kur u rrita, kurrë nuk kam dëgjuar mendim pozitiv për imazhin e trupit nga ndonjë femër në jetën time”, tha Kate. Ajo shpjegoi se kur ishte e re u tall për faktin se kishte “këmbë të mëdha” dhe ishte “topolake”. Në të vërtetë, një vajzë ishte sjellë shumë keqe me Kate, por pasi Kate u bë një yll në Titanik dhe e pa përsëri vajzën, e falënderoi për gjithçka sepse e kishte bërë më të fortë.

10. Ajo e do trupin e saj dhe e mësoi vajzën e saj të bëjnë të njëjtën gjë

Kate u përqëndrua në mbrojtjen e fëmijëve të saj nga negativiteti që duhej të kalonte si fëmijë. Kështu që ajo praktikon një ushtrim që rrit vetëvlerësimin me vajzën e saj Mia.

Kate tha se qëndron para pasqyrës dhe i thotë Mia-s, “Ne jemi kaq me fat që kemi këtë fizik”. Mia i përgjigjet, “Mami e di, falënderoj Zotin” dhe duket se gjithçka merr kuptim.

brightside.me