Adrenalina është një hormon stresi i njohur si epinefrinë. Prodhohet nga gjëndrat mbiveshkore dhe lëshohet në qarkullimin e gjakut.
Lexo më shumë për:
- Çfarë është adreanlina?
- Çfarë përjetoni kur lirohet adrenalina?
- Çfarë lloj aktivitetesh shkaktojnë adrenalinë?
- Cilat janë efektet e adrenalinës në trup?
- Si të balancojmë nivelet e adrenalinës?
1. Çfarë është adreanlina?
Adrenalina (epinefrina) është një hormon që gjëndrat mbiveshkore e dërgojnë përmes qarkullimit të gjakut në të gjithë trupin.
Këto gjëndra luajnë një rol vendimtar në përgjigjen e trupit ndaj stresit. Kjo njihet si përgjigja “lufto ose ik”.
Kur jeni të frikësuar ose nën stres të lartë, adrenalina lëshohet shpejt në trupin tuaj.
Udhëton në të gjithë trupin, duke prekur organe dhe sisteme të ndryshme për të përgatitur trupin për veprim të shpejtë në përgjigje të rrezikut të perceptuar.
Pra adrenalina është ajo që e bën trupin tuaj të reagon shpejtë, për të luftuar ose për t’i shpëtuar rrezikut.
2. Çfarë përjetoni kur lirohet adrenalina?
E prodhuar së bashku me kortizolin dhe aldosteronin, adrenalina lirohet kur jeni në krizë ose përjetoni një emocion të fortë si eksitimi ose frika.
Kjo ndodh automatikisht. Kur lirohet adrenalina, mesazhet dërgohen kryesisht në organe si zemra dhe mushkëritë.
Gjithashtu ju mund të përjetoni:
- Rrahje të shpeshta zemre
- Tensioni të lartë të gjakut
- Shqisa super vigjilente (zmadhimi i bebeve të syve)
- Zvogëlimi i ndjeshmërisë ndaj dhimbjes
- Djersitje
- Gjymtyrë që dridhen
Kur jeni në një situatë “luftoni ose ikni”, mund të vraponi më shpejt se zakonisht, ose mund të mos ndjeni dhimbje, edhe nëse jeni lënduar. Kjo ndodhë kur trupi juaj kalon në modalitetin e mbijetesës.
Ndonjëherë, nivelet e larta të adrenalinës mund të luajnë një rol në nxitjen e atakeve të panikut.
Kur jeni në situata të rrezikshme, ky reagim mund t’ju mbajë të sigurt. Sapo situata të ketë kaluar, trupi juaj do të fillojë të qetësohet dhe simptomat do të zhduken.
Lexoni edhe Efektet e videolojërave të dhunshme: Çfarë na tregon hulumtimi?
3. Çfarë lloj aktivitetesh shkaktojnë adrenalinë?
Aktivitetet e rrezikshme, të tipit aventurë dhe sportet ekstreme mund të shkaktojnë një rritje të adrenalinës.
Kjo perfshin:
- Ngjitje në shkëmbinj.
- Snowboarding.
- Garuesit e makinave.
- Kërcimtarët me bungee…
Ju gjithashtu mund të merrni një adrenalinw të paplanifikuar nga:
- Një atak paniku.
- Duke pasur një aksident.
- Një përvojë e frikshme.
4. Cilat janë efektet e adrenalinës në trup?
Ka njerëz që kërkojnë të përjetojnë kulmin e adrenalinës si, kërcimtarët me bungee, garuesit e makinave apo atletët.
Por, adrenalina e tepërt mund të bëhet problem, veçanërisht nëse jeni duke përjetuar stres kronik.
Një mbingarkesë e shpeshtë e adrenalinës mund të çojë në:
- Probleme me tretjen (Tretja ngadalësohet në mënyrë që muskujt e tjerë të mund të përdorin gjakun që organet e tretjes do të përdornin normalisht.)
- Dhimbje koke
- Tensioni i muskujve
- Pagjumësi
- Shtim në peshë
- Ankth
- Depresion
- Presioni i lartë i gjakut
- Sëmundjet e zemrës
- Goditja në tru
5. Si të balancojmë nivelet e adrenalinës?
Nëse punoni në një mjedis me stres të lartë, si spital ose shkollë, ose keni stresorë personalë, si problemet në marrdhënie, mund të shkaktojnë një mbingarkesë të adrenalinës.
Për të balancuar prodhimin e adrenalinës, praktikoni këto strategji:
- Merrni frymë thellë.
- Bëni një shëtitje në natyrë.
- Meditim.
- Dëgjoni muzikë qetësuese.
- Joga
Nëse metodat e përshkruara më sipër nuk ndihmojnë, caktoni orar për konsultë me psikolog.
Konkluzion
Adrenalina mund t’ju ndihmojë në situata rreziku, të mbijetoni. Megjithatë, shumë adrenalinë ka pasoja për shëndetin tuaj, duke kontribuar në dhimbje koke, presion të lartë të gjakut, tension të muskujve dhe probleme të shëndetit mendor.
Për fat të mirë, ju mund të ndërmerrni hapa për të menaxhuar nivelet tuaja të adrenalinës, duke përfshirë ushtrimin, kufizimin e kafeinës dhe përdorimin e strategjive të relaksimit për të qetësuar mendjen dhe trupin tuaj.