Kanalizimi i agresivitetit në adoleshencë realizohet në tre mënyra:
- sporti
- puna
- dhuna
Shumica e adoleshentëve që braktisin shkollën, gati vetëvetiu kërkojnë të futen në punë. Kjo dëshirë apo nxitje ka brenda vetes disa faktor. Një është mundësia për të fituar para, për të qenë i pavarur dhe për të ndihmuar familjen.
Adoleshenti nga vetë natyra është shumë idealist dhe kërkon të jetë edhe shpëtimtar dhe kështu merr rrugën e punës. Në përgjithësi punon fortë dhe sikur pranë tij të jetë një i rritur me moral, ai vërtet do të punoj ndershmërisht.
Ai do të zbatoj cdo gjë, që i rrituri do ti sygjerojë. Adoleshenti, kur punon vë gjithë forcën e tij në funksion të punës pasi do, që të tregoj se edhe ai ka vlera. Është i shpejt por edhe mund të neglizhojë e të mos bindet për të çuar punën deri në fund, prandaj është mirë që pranë tij të jetë gjithmonë i rrituri autoritar, që e vlerson adoleshentin dhe e nxitë atë pozitivisht për të shmangur përtesën dhe mërzinë që është “mysafir” i zakonshëm në shpirtin e tij.
Por jo rrallë pranë adoleshentit gjënden të rritur shfrytëzues. Të rritur shfrytëzues dhe molestues që gjenden kudo në të gjitha shtresat shoqërore, të cilët u ngjiten fëmijëve dhe adoleshentëve. Këta të rritur shfrytëzues dinë ti manipulojnë dhe bëjnë për vete duke keqpërdor besimin dhe idealizmin e adoleshentit për interesa të ulta e vetjake. Këto vitet e fundit janë mbushur plot me ngjarje të tilla ku adoleshentë, femra apo meshkuj përdoren në mënyrë të paskrupullt si për porstitucion, drogë (shpërndarje dhe përdorues) dhe vjedhje (delinkuenc).