Kërcitja e dhëmbëve tek fëmijët kuriozitet ose apnea
Ndërsa zakonisht nuk është aq keq sa tingëllon, ka disa gjëra për t’u parë.
Të rriturit kërcasin dhëmbët për shkak të gjendjeve të tyre emocionale. Zemërimi? Kontrolli i Ankthit? Sigurisht. Por, një foshnje që bluan dhëmbët është histori tjetër. Nuk ka të bëjë me zemërimin apo frikën. Ja çfarë duhet të dini.
Kërcitja e dhëmbëve, ose Bruxism siç referohet nga mjekët, është tipike tek foshnjat, gati 50 % e tyre e bëjnë atë në një moment. Dr. Kami Hoss, themelues i The Super Dentists, tregon se shumica e fëmijëve kërcasin dhëmbët si çështje eksplorimi.
“Zbulimi i thjeshtë është një arsye që fëmijët kërcasin dhëmbët”, shpjegon ai, duke shtuar se ky kuriozitet zakonisht fillon në rreth dhjetë muaj, kur dhëmbët e sipërm dhe të poshtëm të foshnjës kanë dalë . “Ata po përpiqen të kuptojnë se çfarë po ndodh në gojën e tyre pasi fillon të ndihet ndryshe”
Dr. Hoss rekomandon që prindërit të konsultohen me dentistin e tyre dhe nëse kërcitja nuk është rezultat i diçkaje më serioze, lodrat për dhëmbë të sigurta janë nj ë lehtësim. Siguria është fjala operative. Në vitin 2018, FDA lëshoi një paralajmërim për prindërit kur shumë fëmijë vdiqën pasi përdorën bizhuteri me rruaza.
Kur duhet t’ju shqetësojë kërcitja e dhëmbëve të foshnjës?
Ndonjëherë kërcitja e dhëmbëve mund të jetë shenjë e diçkaje më serioze, si apnea. Në këtë rrethanë, problemet me frymëmarrjen bëjnë që trupi të aktivizojë muskujt e gojës për të siguruar hapjen e rrugëve të frymëmarrjes, duke rezultuar me kërcitje të dhëmbëve. Dr. Hoss këshillon që nëse fëmija juaj gërhet më shumë se zakonisht, merr frymë përmes gojës së tij ose i ndalet frymëmarrja gjatë gjumit, duhet t’ia bëni me dije pediatrit të vlerësojë fëmijën tuaj për një apnea të mundshme.
Ndërsa fëmijët rriten, stresi gjithashtu mund të shkaktojë kërcitjen e dhëmbëve. “Fëmijët zemërohen, zhgënjehen, trishtohen ose turpërohen. Dr. Hoss. kërkon t’i kushtoni vëmendje mënyrës se si fëmijët i përgjigjen stresit.
Çfarë mund të bëjnë prindërit për fëmijët që kërcasin dhëmbët?
Nëse fëmija juaj nuk e kalon këtë fazë pa ndihmën tuaj, gërryerja e dhëmbëve mund të jetë shqetësuese. Stomatologu i fëmijës tuaj do t’ju ndihmojë të kuptoni nëse duhet trajtim.
Fatherly