Shkencëtarët festojnë zbulimin e fosilit të një oviraptosauri të rritur në një fole vezësh të paçelura. Zbulimi i paprecedentë konfirmon dyshimet e shkencëtarëve se dinosaurët me dy këmbë si zogu ishin prindër të pikasur, të cilët jo vetëm që inkubonin vezët e tyre, por edhe i ruanin – herë pas here duke rrezikuar edhe jetën e tyre. “Dinosaurët e prezervuar në foletë e tyre janë të rrallë, po ashtu edhe embrionet fosile. Kjo është hera e parë që një dinozaur jo-avian është gjetur, i ulur në një fole vezësh duke u kujdesur për embrionet, në një ekzemplar të vetëm spektakolar”, thotë bashkë udhëheqësi i studimit Shundong Bi, paleontolog në Universitetin Indiana të Pensilvanisë. Fosili 70 milion vjeçar i përketi nëngrupit Oviraptoridae, i cili deri më tani është gjetur vetëm në Azi. U zbulua në Formacionin Nanxiong të Kinës Jugore, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të vezëve të dinosaurëve të fosilizuar. Megjithëse oviraptorosaurit i mungon kafka dhe një pjesë e rruazave të tij, parakrahët, këmbët e pasme dhe bishti janë ruajtur në mënyrë të përsosur.
Më kliko: Toka jonë mund të ketë një shtresë të pestë
Edhe më emocionuese, të paktën shtatë nga dy duzina vezësh në formë ovale në folenë e saj përmbajnë kocka të fosilizuara ose skelete të pjesshme të dinosaurëve të vegjël në pozicione të përdredhura. Afërsia e të rriturit me vezët dhe prania e një embrioni pothuajse plotësisht të rritur në fole, sugjeron që – ngjashëm me kushëririn e shpendëve të sotëm – dinosauri po i inkubonte ato para vdekjes së tij të parakohshme. Këto prova të reja na tregojnë sesi oviraptoridët kujdeseshin për foletë e tyre nga larg si në rastin e krokodilëve.
Fosili 70 million vjeçar i oviraptoridit gjendur mbi vezë në fole (Credit: Shundong Bi, Indiana University of Pennsylvania)
“Ky lloj zbulimi – në thelb, sjellja e fosilizuar – është gjetja më e rrallë në dinozaurë,” shpjegon skuadra e doktor Matheë Lamanna, paleontolog në Muzeun e Historisë Natyrore Carnegie. “Edhe pse oviraptoridë të tjerë janë gjetur pranë foleve të vezëve më parë, brenda tyre nuk ishin gjetur embrione. Në këtë specie të re, bebet ishin gati për të çelur, gjë që padyshim na tregon se oviraptoridi është kujdesur për folenë e vet për një periudhë goxha të gjatë. Ky dinozaur ishte një prind i kujdesshëm i cili dha jetën për të ruajtur të vegjlit e vet.
Shkencëtarët, të cilët publikuan gjetjet e tyre në revistën Science Direct në 16 Dhjetor 2020, gjetën gjithashtu guriçka në stomakun e dinozaurit. Ata besojnë se këto ishin gastrolite apo “gurë stomaku”, të gëlltitura qëllimisht nga kafshët për ti ndihmuar me procesin e grirjes dhe përpunimit të ushqimit. Megjithëse gastrolitet janë gjetur edhe më parë në dinozaurë të tjerë, kjo ishte gjetja e parë nga shkencëtarët në një oviraptorid dhe mund ti ndihmojë shkencëtarët të hedhin dritë mbi dietën e tyre.
“E paimagjinueshme të mendosh se sa informacion biologjik merret vetëm nga ky fosil. Ne do mësojmë nga ky ekzemplar për vite të tëra”, tha bashkë-udhëheqësi i studimit Xing Xu, profesor në Akademinë Kineze të Shkencave.
Lexo: Toka jonë mund të ketë një shtresë të pestë
Oviraptorosauri i ngjashëm me strucin e sotëm ishte pjesëtar i familjes teropode. Dinosauri kryesisht mishngrënës endej në Tokë gjatë periudhës krutace – periudha e tretë dhe e fundit e epokës mezozoike, që shtrihet nga 145 në 66 milion vjet më parë. Oviraptorosaur – termi larin për “hardhucat hajdutë të vezëve” – i referohet zbulimit fillestar të dinosaurit me atë që studiuesit besonin se ishin vezët e vjedhura nga një Protoceratops, një dinozaur me brirë të hershëm. Ndërsa shkencëtarët më vonë kuptuan se vezët që mendonin se oviraptorosauri i vidhte ishin të vetat, emërtimi i gabuar nuk u ndryshua kurrë.