Gatimi ndihmon fëmijët e vegjël të mësojnë dhe praktikojnë koncepte themelore të matematikës si dhe të ndërtojnë aftësi gjuhësore. Procesi i të gatuarit me ju i ndihmon në rritjen e vetëbesimit dhe krijimin e bazave për zakone të shëndetshme të të ngrënit.

Mund të kërkojë pak fleksibilitet dhe pak parapërgatitje, por me pritshmëritë e duhura në mendje, koha që do kaloni në kuzhinë me fëmijën mund të kthehet në një aventurë kulinare që të dy do shijoni.

Si i ndihmon gatimi parashkollorët

Pjesëmarrja aktive e fëmijës në kuzhinë e ndihmon në shumë mënyra. Gatimi ndihmon në:

  • Krijimin e aftësive bazë. Mund të ndihmoni fëmijën tuaj të parapërgatitet në aftësitë themelore të matematikës duke bërë diçka kaq të thjeshtë si numërimi i vezëve ose derdhja e ujit në një filxhan matës. Mund të pyesni se cila vjen e para, e dyta dhe e treta apo ta numëroni së bashku ndërsa hidhni brumin e biskotave në tavë. Duke lexuar një recetë së bashku, shotni fjalë të reja në fjalorin e fëmijës tuaj dhe njëkohësisht promovoni shkrim-leximin. Hapat e mëtejshëm në recetë mund të ndihmojnë në aftësitë e dëgjimit.
  • Inkurajon një shije aventureske. Fëmijët parashkollorë njihen veçanërisht për nazet  që i bëjnë ushqimit, dhe duke i sjellur në kuzhinë për tju ndihmuar mund t’i ndihmoni që të provojnë shijet e reja. Kur vajza juaj 3-vjeçare luan si shefe kuzhine, ka shumë më shumë gjasa të provojë pjata që nuk do t’i provonte nëse do t’ia shërbenit vetëm asaj. Kështu që inkurajoni fëmijët të shijojnë përbërës të rinj me të cilët jeni duke punuar dhe të flisni për atë që ju pëlqen dhe se si ushqimet e shëndetshme ndihmojnë në rritjen e trupit.
  • Ndihmon fëmijët të eksplorojnë shqisat e tyre. Fëmijët mësojnë duke eksploruar me shqisat e tyre dhe kuzhina është vendi ideal për ta bërë këtë. Ftojini të dëgjojnë zhurmën e mikserit, të brumit kur rrahet, ta shohin atë kur fryhet, ta nuhatin tek pjeket në furrë dhe në fund të shijojnë bukën e ngrohtë të freskët nga furra. Nëse ka erë të mirë, duket tërheqëse dhe është e lehtë për t’u ngrënë, ata do duan ta hanë me doemos!
  • Rrisin vetëbesimin.. Fëmijët parashkollorë priren të duan të tregojnë se çfarë mund të bëjnë dhe puna në kuzhinë ofron mundësinë perfekte për të fituar ndjesinë e tyre të arritjes. Nëse ata ndihmuan në hapjen e picës, tregojini se ndihma e tyre ishte e rëndësishme. Ju mund të vendosni emrin e picës ose një pjate tjetër me emrin e fëmijës tuaj. Servirni “Picën e Anës” ose “Sallatën Jon” për darkë sonte. Edhe nëse rezultatet përfundimtare nuk janë saktësisht ato që prisnit, lavdëroni përpjekjet e tyre.

Punë Ideale për Parashkollorin tënd në Kuzhinë

Disa detyra në kuzhinë janë veçanërisht të përshtatshme për fëmijët e moshës 3 deri në 5 vjeç. Çelësi është që t’u jepni atyre “punë” që plotësojnë nivelin e tyre të aftësive dhe i japin njëfarë vetëkënaqësie. Pra, nëse fëmija juaj pëlqen të tundë, nxirrni brumin e bukës dhe lini fëmijën ta tundë sa ti dojë zemra.

Po në çfarë mund të asistojë pra fëmija:

  • duke tundur brumin e petullave
  • duke copëtuar lakrën apo sallatën
  • duke shuar përbërës
  • hapja e një pice
  • duke kaluar faqet e librit të gatimit që po përdorni

Hap pas hapi

Që nga ngarja e biçikletës e deri tek zgjehdja e rrobave që do veshin, parashkollorët janë vazhdimisht duke mësuar se sa shumë gjëra mund të bëjnë vetë. 

Kështuqë kërkoni për ca aktivitete të lehta në gatim në të cilat fëmija mund tia dalë me sukses me ndihmë minimale nga ana juaj. Punë të thjeshta si hedhja e lëngjeve në tas, grirja e djathit mbi tavë, apo edhe thjesht përdorimi i prerësit të biskotave ju ndihmon të përgatisni parashkollorin tuaj. 

Lexo: Pesë hapa për të luftuar stresin

Nuk keni nevojë të planifikoni me detaje apo me orë të tëra – 5 deri në 10 minuta mund të jenë të mjaftueshme për fëmijën. Hidh një hap të vogël njëherë dhe argëtohu gjatë procesit. 

Me rritjen, fëmija do dojë të përfshihet më shumë dhe do zhvillojë aftësitë e veta, do ketë përqendrim më të madh dhe interes për të bërë ‘detyra’ më të rëndësishme në gatim si shtrydhja e limonit apo përzierja e përbërësve në tas apo edhe të rrahë vezë a të shtypë patate. 

Parashkollori yt do e shijojë eksperiencën e të mësuarit me ty. Sidoqoftë, siguria vjen e para; mos i lini asnjëherë vetëm në kuzhinë, monitorojini në çdo moment. 

Koha që kaloni në kuzhinë me fëmijën tuaj rrënjos një dashuri për gatimin që zgjat për tërë jetën!

Kidshealth