Me moshën, përfshirja në aktivitetet shkollore të fëmijës kthehet në sfidë. Hidhuni një sy këtyre strategjive për t’i ardhur në ndihmë fëmijës:
Mos e merrni si sulm ndaj jush. Ndryshe nga fillorja, kur fëmija juaj hidhej përpjetë nga ideja që ju do t’i bashkohenit në eksursion, është normale që adoleshentët të duan që prindi të mos i shoqërojë për në shkollë. Por, përfshirja nga ana e prindit është thelbësore në suksesin akademik të fëmijës. Studimet tregojnë se arritja akademike e fëmijës është drejtpërdrejtë e lidhur me prindin, po ashtu si edhe në fillore.
Fëmija juaj po kalon nga një ambient komod në një habitat tërësisht të ri dhe të panjohur për realitetin e tij, shtoji kësaj edhe ndryshimet hormonale dhe fizike që e shoqërojnë këtë tranzicion. Sado që fëmija të mundohet vetë të përshtatet me këtë realitet të ri për të, ndihma juaj si prindër, është gjithmonë jetike në mbarëvajtjen e këtij procesi. Por, si mund të ndihmoni ju?
Lexoni informacionin në lidhje me politikat dhe kurrikulën e shkollës.
Zakonisht, shkollat jua japin këtë informacion që në fillim të vitit shkollor. Kuptoni ato që shkolla lejon dhe nuk lejon, duke filluar nga kodi i veshjes e deri tek mungesat. Përveç kësaj, mbani parasysh rëndësinë e kurrikulave të ndjekura gjatë gjimnazit në momentin që aplikoni për studime universitare. Nëse nuk vlerësoni këtë, përgatituni për surpriza të pakëndshme në momentin e hapjes së aplikimeve për universitetin që fëmija do dojë.
Sigurohuni të regjistroheni në rrjetet e komunikimit ku janë edhe prindërit e tjerë të klasës, si grupet WhatsUp.
Mendoni se prindërit e tjerë e dinë se çfarë po ndodh dhe ju jo? Mund të ketë një shpjegim të thjeshtë: nuk jeni në listen e njoftimeve të shkollës për takime të rëndësishme, aktivitete, kërkesa dhe më shumë. Nëse nuk jeni regjistruar, pyesni mësuesen. Disa shkolla kanë edhe rrjet komunikimi mes prindërve.
Ndihmoni fëmijën të kthejë ankthin në veprime pozitive.
Merrni pjesë në aktivitete shkollore dhe përfshihuni në vendimet në lidhje me klasat që do ndiqen.
Fëmija mund të mos ua ketë shprehur, por kalimi nga një shkollë në tjetrën mund ta ketë venë në pozita ankthi. Studiojini rregullat e shkollës dhe oraret së bashku. Bëni një vizitë paraprake në shkollë më të.
Nëse tregoheni të komunikueshëm dhe të hapur në diskutimet me fëmijën tuaj, do e keni shumë më të lehtë procesin e aplikimeve për fazën universitare. Përveç orientimit që do jeni duke i dhënë fëmijës, do ta ndihmoni të kuptojë edhe peshën e vendimeve që do marrë në lidhje me të ardhmen e vet.
Në fillim të vitit shkollor, përgatiteni fëmijën për përditshmërinë.
Shpeshherë, një bisedë rastësore në makinë apo gjatë darkës mund ta ndihmojë fëmijën të ndihet shumë më komod në shprehjen e mendimeve që ka në vend të “të marrurit në pyetje”. Përpiquni të shmangni pyetje që mund të marrin një përgjigje me po apo jo. “Çfarë është gjëja më e mirë/keqe që ndodhi në shkollë sot?” është një mënyrë e mirë për të filluar një bisedë.
Dëgjoni shqetësimet e fëmijës dhe punoni me të kur e shikoni të nevojshme.
Mbështesni atë çka konsideroni të mirë rreth shkollës dhe rregullave. Por, mbani parasysh që luani një rol jetik kur vjen puna tek ndryshimi i rregullave që i konsideroni si të gabuara në shkollën e fëmijës. Ka prindër që kanë punuar fuqishëm në përmirësimin e kushteve në shkolla, duke i bërë më të shëndetshme, më të sigurta dhe të afta për të përmbushur nevojat e nxënësve.
Njihuni me mësuesit.
Mund të jenë pikërisht burimi i informacionit, për të cilin keni nevoje në lidhje me mbarëvajtjen e fëmijës, sidomos në rastin e gjimnazistëve, të cilët nuk shquhen për shfaqjen e problematikave që hasin në përditshmëri. Shumica e mësuesve janë të hapur drejt mundësisë për të krijuar një marrëdhënie të shëndetshme me prindërit e nxënësve dhe mund të krijojnë mundësinë që të takoheni dhe të diskutoni në lidhje me problematika që mësuesi vë re në anën akademike apo edhe ndërpersonale të fëmijës tuaj.
Mos e lini psikologun e shkollës mënjanë.
Psikologu i shkollës mund të mos ju japë informacion të detajuar në lidhje me atë çka fëmija përjeton në përditshmërinë e vet, ama, mund t’ju ndihmojnë shumë me orientimin kundrejt nevojave apo prirjeve që fëmija juaj ka.
Inkurajojeni fëmijën të eksplorojë sporte, hobi apo interesa të reja.
Ndihmojeni ta shikojë dështimin si pjesë të domosdoshme të procesit të të mësuarit dhe të rriturit. Shumica e adoleshentëve priren të shmangin aktivitete të reja në këtë moshë për shkakun e thjeshtë; nuk mund të dështojnë nëse nuk përpiqen. Por në këtë mënyrë, i heqin vetes mundësinë për të zbuluar hobi të reja apo edhe rrugë të mundshme drejt suksesit.