Duket shumë e thjeshtë: Mos hani apo pini më shumë sesa duhet. Por pamja mund të mashtrojë. Është shumë e lehtë të hash apo të pish më shumë sesa ke planifikuar.

Mund ta shmangësh këtë gabim sapo të mësosh çfarë është një porcion i vërtetë ushqimi. (Sugjerim: zakonisht është më i vogël sesa mendon.)

Çfarë është një porcion?

Në vend që të përpiqesh të mbash mend sasinë, gota apo lugë gjelle, krahasoji porcionet me objekte të zakonshme që i njeh mirë:

  • Perime ose fruta: sa një grusht i dorës
  • Makaronat: sa një top akulloreje
  • Mishi, peshku apo shpendët: sa një pako letrash bixhozi ose pëllëmba e dorës (pa gishtat)
  • Snacks si pretzels apo patatina: sa një dorë e mbledhur në formë kupe
  • Molla: sa një top bejsbolli
  • Patatja: sa një maus kompjuteri
  • Bageli: sa një disk hokeji
  • Orizi i zier: sa mbështjellësi i një kupë e vogël. Djathi: sa gishti i madh (nga maja deri te baza)

Këshillë: Për të mësuar se sa është vërtet një porcion, lexo tabelën “Faktet Ushqimore” në produkt dhe mat sasinë.

Për shembull, mbush një kupë matëse me sasinë e duhur të perimeve, orizit etj., dhe derdhe në pjatë – kështu do të mësosh ta dallosh me sy madhësinë e saktë të një porcioni.

Si të Kontrollosh Porcionet

Në shtëpi:

  • Përdor pjata më të vogla për vaktet.
  • Shërbe ushqim vetëm në masën e duhur dhe mos merr porcion të dytë.
  • Vendosi mbetjet në enë të ndara sipas porcioneve. Mund t’i fusësh edhe në ngrirje ato që nuk do t’i konsumosh shpejt.
  • Mos ha direkt nga qesja apo kutia.
  • Mos lër tabaka apo enë me ushqim mbi tavolinë – je më i/e prirur të “kapësh ndonjë copë” pa e kuptuar.

Në restorant:

  • Kërko një porcion më të vogël ose gjysmë-porcion.
  • Vlerëso me sy sasinë e duhur që do hash, dhe pjesën tjetër kërkoje ta paketojnë menjëherë për ta marrë me vete.
  • Nëse merr ëmbëlsirë, ndajeni me dikë tjetër.

Në supermarket:

  • Ki kujdes me “snacks” të vegjël – biskotat apo krakerët e vegjël duken të padëmshëm, por shumica hanë më shumë sesa kuptojnë dhe marrin më shumë kalori.
  • Zgjidh ushqime të paketuara në porcione individuale.
  • Nëse e ke zakon të hash akullore ha vetëm një kupë e vogël ëmbëlsire. Webmd