A keni vështirësi për të marrë vendime? Ankthi mund të jetë një faktor. Ja pse dhe disa strategji si ta kapërceni pavendosmërinë tuaj.

Lidhja mes ankthit dhe paaftësisë për të marrë vendime

Lidhja mes ankthit dhe paaftësisë për të marrë vendime

Marrëdhënia midis ankthit dhe pavendosmërisë është një marrëdhënie komplekse, e dyanshme. 

Marrja e vendimeve mund t’ju bëjë të shqetësuar, si dhe nëse jeni duke luftuar me ankthin, kjo mund të pengojë aftësinë tuaj për të marrë vendime të mira. 

Për shembull: Mundësitë e zgjedhjes për një blerje janë të mëdhadhe kjo i bën gjërat edhe më keq. Kjo zgjedhje e tepërt mund të shkaktojë ankth rreth vendimmarrjes.

Frika nga përgjegjësia

Po sikur të bëni zgjedhjen e gabuar? 

Marrja e një vendimi, të mirë apo të keq, të drejtë apo të gabuar, ka pasoja. Nëse ndonjë nga rezultatet e mundshme të vendimit tuaj mund të jetë negativ, mund të ndiheni të frikësuar për të marrë përgjegjësinë për të.

Perfeksionizmi

Po nëse zgjedhja juaj nuk është perfekte? 

Thuhet shpesh se një vendim i keq është më mirë se pa vendim. 

Ndërsa kjo nuk është domosdoshmërisht e vërtetë, nëse keni standarde të larta jorealiste, mund të prisni derisa të vijë opsioni i përsosur – gjë që mund të mos ndodhë kurrë. 

Nëse e zvarritni në këtë mënyrë, nuk do të merrni asnjë vendim.

Kënaqja e njerëzve

Po nëse njerëzve nuk ju pëlqen zgjedhja juaj? A prireni t’i bazoni vendimet tuaja në atë që mendoni se do t’i kënaqin të tjerët? 

Kënaqja e njerëzve mund të jetë rezultat i skemës së nënshtrimit dhe mund të bëhet shumë stresues. Ju nuk mund t’i kënaqni të gjithë, gjatë gjithë kohës!

Si ankthi shkakton pavendosmëri ose vendime të këqija

Si ankthi shkakton pavendosmëri ose vendime të këqija

Ankthi mund të rezultojë në një paaftësi për të marrë vendime – dhe një paaftësi për të marrë vendime të mira.

Reagimi biologjik i ankthit

Nëse luftoni me ankthin, duhet ta njihni atë ndjenjën ‘lufto ose ik’ që fillon kur keni një sulm ankthi. Ajo rrjtje e adrenalinës dhe rrahje e zemrës së shpejtë që ofron gjithçka që ju nevojitet për mbijetesë – çaktivizon gjithçka tjetër, duke përfshirë aftësinë tuaj për të marrë vendime.

Shpjegimi i neuroshkencës

Ekziston një shjegim i neuroshkencës pas arsyeve për këtë. Marrja e vendimeve ndodh në korteksin para-frontal, pjesa e përparme e trurit tuaj. 

Sipas hulumtimit të publikuar në The Journal of Neuroscience (2016), ankthi ul aktivitetin në këtë fushë. 

Në thelb, ankthi ngadalëson pjesën specifike të trurit që ju nevojitet për të marrë vendime të mira. Nuk është çudi që ndiheni të mbërthyer në pavendosmëri!

Pavendosmëri ose vëndime të këqija

Ndërsa ankthi mund të shkaktojë pavendosmëri, ndonjëherë mund të ketë edhe efektin e kundërt. 

Ju mund të merrni vendime të shpejta dhe të nxituara në një përpjekje për të shmangur ankthin, ose sepse nuk jeni në gjendje të mendoni drejt për shkak të gjendjes tuaj emocionale. 

Një studim i publikuar në Nature Neuroscience (2015), tregoi se ankthi mund ta bëjë më të vështirë përpunimin e saktë të të gjithë informacionit që ju nevojitet për të marrë një vendim të mirë.

Së fundi, ankthi mund të na shtyjë të bëjmë zgjedhjen e ‘sigurt’. Kjo mund të jetë e duhura – por mund të mos jetë. Dhe nëse ankthi juaj ju ka shtyrë të merrni vendime të këqija në të kaluarën, kjo mund t’ju bëjë edhe më të shqetësuar për vendimmarrjen.

Shtatë strategji ndihmuese

Shtatë strategji ndihmuese

Për të kapërcyer pavendosmërinë e shkaktuar nga ankthi, provoni strategjitë e mëposhtme:

Shmangni mbingarkimin e zgjedhjes

Një studim arriti në përfundimin se: 

“Nëse dikush me një çrregullim ankthi ka vështirësi në zgjedhjen midis opsioneve të shumta, mund të përfitojë nga të mësuarit se si të strukturojnë mjedisin e tyre për të shmangur mbingarkimin e zgjedhjeve.” 

A ka mënyra se si mund të shmangni paraqitjen e shumë opsioneve në jetën tuaj të përditshme?

Shmangni perfeksionizmin

A po prisni për partnerin perfekt, punën perfekte, pushimet perfekte? 

Mos e bëni të përsosurin armik të së mirës. Vendimet tuaja nuk duhet të jenë perfekte – thjesht të marra.

Mos katastrofoni

“Katastrofizimi” është një stil i padobishëm të menduari, ose “kurthi i të menduarit” që lidhet me ankthin. 

Kur merrni një vendim, është e lehtë të imagjinoni rezultatin më të keq të mundshëm. Por ndoshta nuk do të ndodhë.

Rrokullisni një monedhë

Jo çdo vendim është si Zgjedhja e Sophie (film). 

Ndonjëherë, nëse ka shumë pak ndryshim midis dy opsioneve – veçanërisht nëse nuk është një vendim i rëndësishëm, që ndryshon jetën, ka kuptim që thjesht të zgjidhni një rastësisht.

Bëni një listë të mirat dhe të këqijat

Ndonjëherë vendimet janë të mëdha dhe të ndryshojnë jetën. Si për shembull nëse duhet të ndryshoni vendin e punës, të zhvendoseni në një qytet të ri ose t’i jepni fund një marrëdhënieje. 

Për vendime të mëdha, mund të dëshironi të bëni një listë të mirat dhe të këqijat dhe të kaloni kohë duke marrë parasysh opsionet tuaja. Por bëjeni këtë për t’ju ndihmuar të merrni një vendim.

Jetoni me pasiguri

Si mund ta ndaloni ankthin duke ju mbajtur të mbërthyer në pasiguri? 

Para së gjithash, pranoni se jeta është e pasigurt dhe nuk mund ta dini kurrë se cili do të jetë rezultati i saktë i vendimit tuaj. 

Ju kurrë nuk do të keni njohuri të përsosura për të bërë zgjedhjen e përsosur. Jetoni me paqartësi dhe pranoni të panjohurën.

Psikologuonline