Kur ndiejmë fuqinë personale, jemi më të aftë të menaxhojmë stresin, të marrim vendime më të mira dhe të kemi më shumë besim.

  1. Kujdes qëndrimin
  2. Hormonet që lidhen me fuqinë personale
  3. Pozicioni i fuqisë me dy minuta

1. Kujdes qëndrimin

Kujdes qëndrimin

Psikologu Paul Eckmann zbuloi se:

Pavarësisht se në çfarë kulture keni lindur, nëse jeni i trishtuar, ju prireni të shikoni poshtë, e bëni trupin tuaj më të vogël duke mbledhur krahët ndoshta, edhe qani.

Dhe kur jeni të lumtur, prireni të buzëqeshni dhe të shikoni lart. Kur ndihesh i guximshëm dhe i sigurt, dukesh i guximshëm dhe i sigurt dhe kur je i frikësuar, dukesh i frikësuar.

Me fjalë të tjera, shprehjet e fytyrës dhe qëndrimet e trupit, janë universale dhe të ngurta, në vend që të nxiten ose të mësohen nga ana kulturore.

Pra, kur ndjejmë një emocion, ka tendencë të na bëjë të dukemi në një mënyrë të caktuar. 

Madje është zbuluar se të detyrosh veten të shikosh në një mënyrë të caktuar për vetëm disa minuta mund të ndryshojë ekuilibrin e disa hormoneve.

Pra, kjo është diçka e fuqishme.

Nëse shikoni njerëzit duke ndërvepruar, disa do të duken të fuqishëm – edhe nëse janë fizikisht të vegjël, ata do të duken të sigurt dhe me vetë-zotërim.

Studiuesit kohët e fundit janë interesuar nëse mund t’i bëni njerëzit të kenë ndjenja dhe mendime specifike duke i bërë ata të sillen në një mënyrë të caktuar.

Përgjigja është – ju mundeni.

Një shembull që rrit fuqinë personale

Për shembull, kur njerëzit bëjnë një buzëqeshje arificiale: pra atyre u thuhet të mbajnë një laps mes dhëmbëve ndërsa bëjnë një detyrë. 

Çfarë ndodh? Ata raportojnë se ndjehen më të kënaqur me detyrën e tyre dhe më optimistë në përgjithësi.

Kjo na tregon se vetëm duke punuar me ‘muskujt e buzëqeshjes’ të fytyrës mund t’i bëjë njerëzit të ndihen më mirë.

Është zbuluar gjithashtu se:

Adoleshentët që flasin për atë që duan të bëjnë në të ardhmen, ndjehen shumë më të sigurt se do të jenë në gjendje ta arrijnë, nëse flasin në një pozicion të drejtë, duke parë lart.

Pra, çfarë po ndodh këtu?

2. Hormonet që lidhen me fuqinë personale

Hormonet që lidhen me fuqinë personale

Burrat dhe gratë që kanë vetëbesim, kanë tendencë të kenë nivele më të larta të hormonit testosteron dhe nivele më të ulëta të hormonit të kortizolit.

Mënyra se si uleni ose qëndroni në këmbë mund të rrisë nivelet e testosteronit dhe në të njëjtën kohë të ulë kortizolin tuaj.

A mund të kontrolloni hormonet tuaja?

Psikologia sociale Amy Cuddy, tregoi se adoptimi i të ashtuquajturës “pozë fuqie”:

Qëndrimi klasik i besimit, trupi i hapur, krahët e shtrirë, koka lart – për dy minuta mund të rrisë nivelet e testosteronit me 20%!

Testosteroni është i lidhur me besimin dhe dominimin social, sigurisht, por një pozë e tillë e fuqisë ul gjithashtu stresin. Pra, ndërsa ndiheni më të sigurt, sigurisht që ndiheni edhe më të relaksuar.

Cuddy madje rekomandon marrjen e një poze fuqie për dy minuta në tualet përpara një interviste për punë (dhe, në fakt, edhe kjo është testuar në laborator!).

Cuddy mori subjektet e testimit që t’i nënshtroheshin një interviste pesë-minutëshe me intervistues jo miqësorë.

Pa u thënë pse, disa prej pjesëmarrësve iu tha të adoptonin poza me fuqi për dy minuta para intervistës. Ndërsa të tjerëve iu tha të merrnin pozicione të ulëta me fuqi për dy minuta. 

A e keni lexuar Si ndihmon loja në zhvillimin e fëmijës?

Intervistat janë filmuar.

Njerëzit që i shikuan videot pa ditur asgjë për studimin, të gjithë deklaruan se do të punësonin të intervistuarit që kishin adoptuar pozat e fuqisë për të nxitur besimin pak përpara intervistimit.

Ata i përshkruan këta njerëz si ‘të sigurt, pasionantë, entuziastë, magjepsës, interesantë, të rehatshëm dhe autentikë.’ Një shpërblim i madh për një pozë fuqie dy minutëshe!

3. Pozicioni i fuqisë me dy minuta

Pozicioni i fuqisë me dy minuta

Një moment i mirë për të përdorur një pozë fuqie është kur përballeni me një “situatë kërcënimi social”, ndoshta gjatë një kohe kur mendoni se mund të gjykoheni.

Poashtu mund të jetë:

  • në një intervistë pune
  • gjatë të folurit publik
  • kur duhet të bësh një bisedë të vështirë me dikë
  • takimi me njerëz të rinj.

Përpara se të hyni në situatë, ndoshta në tualet ku askush nuk mund t’ju shohë, të qëndroni:

  • drejt
  • kokën lart
  • krahët e shtrirë

Mbani mend, menjëherë do të:

  • ulni nivelin e hormonit të stresit dhe
  • rrisin nivelet e testosteronit.

Pastaj, kur jeni në të vërtetë në situatë, pa u ekzagjeruar shumë për këtë:

  • mbani kokën lart dhe
  • mbajeni qëndrimin e trupit tuaj të hapur.
  • dhe shikoni sa të sigurt dhe të relaksuar ju bën të ndiheni.

Trupi dhe mendja e njeriut janë më të ndërlidhura nga sa dimë.

Çfarë mësova nga kjo?

Që kur mësova për këtë hulumtim, jam e kujdesshme që të mos përkulem shumë mbi kompjuterin tim ose të mos shikoj poshtë për periudha të gjata kohore gjatë dërgimit të mesazheve. 

Ajo që bëjmë me trupin tonë gjatë ditës ka efekte të drejtpërdrejta dhe të menjëhershme në psikologjinë tonë – dhe në jetën tonë në tërësi.

psikologuonline