Ëndrrat mund të jenë argëtuese, shqetësuese ose të çuditshme, por ne kemi nevojë për ëndrra për shëndetin tonë mendor, emocional dhe fizik.
Të gjithë ne ëndërrojmë, edhe nëse të nesërmen nuk e mbajmë mend. Por pse ëndërrojmë? Dhe çfarë funksioni kanë ëndrrat? Cili është shpjegimi i ëndrrave?
Lexoni këto 5 përfitime interesante që marrim nga ëndrrat:
- Ëndrrat ndihmojnë në shërimin emocional
- Ëndrrat përmirësojnë kujtesën
- Ëndrrat ofrojnë një këndvështrim të ri mbi gjërat
- Ëndrrat pasqyrojnë shendetin tonë të përgjithshëm
- Makthet kanë dhe përfitimeve
1. Ëndrrat ndihmojnë në shërimin emocional

Thuhet se koha shëron të gjitha plagët, por studimet tregojnë se koha e kaluar në gjumin e ëndrrave është ajo që shëron.
Ëndrrat në fazën e gjumit REM duket se largojnë thumbimin e dhimbshëm nga episodet e vështira. Madje edhe ato traumatike, emocionale të përjetuara gjatë ditës, duke ofruar lehtësim emocional kur zgjoheni të nesërmen.
Gjumi REM (një fazë e thellë e gjumit), është e vetmja kohë kur truri ynë është plotësisht i lirë nga molekula noradrenalinë që shkakton ankthin.
Në të njëjtën kohë, strukturat emocionale dhe të lidhura me kujtesën e trurit riaktivizohen gjatë gjumit REM ndërsa ëndërrojmë.
Kjo do të thotë se riaktivizimi i kujtesës emocionale po ndodh në një tru pa një kimikat kyç stresi, i cili na lejon të ripërpunojmë kujtimet shqetësuese në një mjedis më të sigurt dhe më të qetë.
2. Ëndrrat përmirësojnë kujtesën

Sipas disa studimeve gjumi ndihmon në ruajtjen e njohurive të reja dhe ka disa prova shkencore që ëndrrat ndihmojnë në përforcimin e kujtimeve:
- Ju mësoni ndërsa flini gjumë, pasi truri riaktivizon dhe formon kujtimet e sapo fituara.
- Sipas ekspertëve të Shkollës Mjekësore të Harvardit, nëse mësoni një aftësi dhe më pas flini, mund të jeni 10 herë më mirë në atë aktivitet sesa nëse qëndroni zgjuar.
- Ëndrra ndihmon në përpunimin e njohurive të reja nga truri juaj.
- Ëndrrat tuaja funksionojnë si një “provë” për atë njohuri të re, duke i lejuar trurit tonë ta zbatojë atë në praktikë.
Lexoni edhe Nevojat e fëmijëve për të fituar pavarësi
3. Ëndrrat ofrojnë një këndvështrim të ri mbi gjërat

Ëndrrat bëjnë më shumë sesa thjesht përsërisin atë që keni parë ose mësuar, ato gjenerojnë këndvështrime të reja dhe lidhje të lira midis asaj që keni parë dhe asaj që dini.
Si rezultat, ëndrrat tuaja ofrojnë një dritare në krijimtarinë tuaj më të fshehtë, si dhe metoda të reja për zgjidhjen e problemeve.
Për këtë kanë dëshmuar shumë artistë dhe filozofë të shquar që veprat e tyre më të mëdha ia atribuojnë ëndrrave të tyre.
4. Ëndrrat pasqyrojnë shendetin tonë të përgjithshëm

Pyesni veten:
- Si ka qënë gjumi im gjatë dy javëve të fundit?
- A kam parë ëndrra gjatë kësaj kohe?
Nëse nuk ëndërroni, mund të jetë një shenjë e gjumit të dobët (pagjumësi), gjë që mund të ndikojë në shëndetin tuaj të përgjithshëm.
Gjumi REM konsiderohet si lloji më thelbësor i gjumit. Meqenëse ëndrrat më të gjalla ndodhin gjatë gjumit REM, mungesa e ëndrrave tregon privim gjumi.
Konsumimi i tepërt i alkoolit ose marrja e barnave, siç janë ato kundër depresionit, mund të çojë në uljen e ëndrrave.
5. Makthet kanë dhe përfitimeve

Studiuesit besojnë se përvoja të tilla emocionale si makthet që hasim në ëndrra, janë mënyra e trurit për t’ju përgatitur për gjërat e tmerrshme që mund të ndodhin. Është pothuajse sikur mendja po pret gjëra të pakëndshme dhe më pas po përpiqet të gjejë përgjigje.
Disa shkencëtarë mendojnë se ky është një mekanizëm primitiv i mbrojtjes, nëse diçka e tmerrshme ka ndodhur një herë, ekziston rreziku që të ndodhë përsëri. Si rezultat, përjetimi i maktheve të përsëritura për atë incident mund t’ju mbajë në gjëndje alarmi për t’u mbrojtur.
Konkluzion
Hulumtimet tregojnë se ëndërrimi nuk është vetëm një nënprodukt i gjumit, por shërben funksionet e veta të rëndësishme në mirëqenien tonë. Të ëndërrosh është si të bësh terapi gjatë natës Sipas studimeve të fundit, njerëzit kanë më shumë gjasa të ëndërrojnë për situata të forta emocionale.
Edhe pse ato që hasni në ëndrrat tuaja janë fantazi, ndjenjat që i shoqërojnë ato janë mjaft reale. Kështu ëndrrat mund t’ju ndihmojnë t’i shëroni pikërisht ato emocione.
Ëndrrat në thelb synojnë të heqin emocionin e fortë nga një ngjarje e caktuar duke formuar kështu një kujtim të saj. Kjo ju ndihmon të përballoni emocionet, veçanërisht ato negative, të cilat përndryshe mund të nxisin stresin dhe ankthin.