Ndryshimet e humorit për ta kuptuar janë ndryshimet e shpejta të gjendjes emocionale.

Shembull: Një person që vuan nga ndryshimet e humorit, kalon shpejt nga një gjendje lumturie dhe kënaqësie tek zemërimi, nervozizmi, apo depresioni.  Trajtimi është i nevojshëm pasi, kanë efekt në shëndetin dhe funksionin e përditshëm.

Më poshtë keni të renditur, pesë hapa për trajtimin e ndryshimeve të humorit:

  1. Shkaqet e ndryshimeve të humorit
  2. Pasojat e mos-trajtimit të ndryshimeve të humorit
  3. Strategjia e vet trajtimit
  4. Trajtimi profesional i ndryshimeve të humorit
  5. Ruajtja e ndryshimit

1. Shkaqet e ndryshimeve të humorit

Shkaqet e ndryshimeve të humorit

Hapi i parë i trajtimit të ndryshimeve të humorit, është mësimi i shkaqeve që çojnë në ndryshime të vazhdueshme të gjendjes emocionale. Bëni vetes një analizë mbi shkaqet e jashtme dhe shkaqet e brendshme.

Shkaqet e jashtme të ndryshimeve të humorit

Ndërkohë, po ju ndihmojmë me disa opsione:

  • Kishte ndonjë ngacmues të jashtëm? 
  • Keni probleme me gjumin?
  • Keni filluar ndonjë terapi ilacesh?
  • Po mbani dietë?
  • Keni kaluar ndonjë stres post traumatik së fundmi?

Bëja vetes këto pyetje,pasi gjendja shpirtërore ndikohet shumë nga stili i jetës që kemi.

Shkaqet e brendshme të ndryshimeve të humorit

Adoleshenca

Nëse je adoleshent, mund ta gjesh veten duke përjetuar ndryshime të shpeshta të humorit. 
Çështje në lidhje me identitetin, imazhin, pranimin e vetes dhe një nivel hormonal jo stabël, mund të kontribuojnë në këto ndryshime emocionale.

Ndryshimet hormonale

Gjendje si, periudha e mestruacioneve apo shtatzania, mund të sjellin ndryshime të shpeshta dhe të shpejta të humorit.

Kushtet mjeksore

Demenca, tumoret e trurit, meningjiti, tiroide ose gjendje të tjera që prekin sistemin nervor qendror lidhen ngushtë me ndryshimet e humorit.

Kushtet e shëndetit mendor-emocional

Kushtet e shëndetit mendor si bipolariteti, personaliteti kufitar, depresioni, skizofrenia, hiperaktiviteti, ankthi etj, nxisin zhvillimin e ndryshimeve në humor.

2. Pasojat e mos-trajtimit të ndryshimeve të humorit

Pasojat e mos-trajtimit të ndryshimeve të humorit

Ky hap mund të vlejë si motivues për personin që vuan. Mund të ndërgjegjësohet për pasojat e mos-trajtimit të çrregullimeve të humorit dhe të veprojë për të ndryshuar situatën e tij. Ndryshimet e humorit shpesh mund të trajtohen lehtësisht. 

Kur nuk trajtohen, ato mund të kontribuojnë në:

Sjellje riskuese 

Ide të vetëvrasjes, mendime të vetë-dëmtimit apo sjellje të rrezikshme.

Mirëqënien 

Preket mirëqënia jonë e përgjithshme, fizike, emocioanle dhe psikologjike pasi ndikon gjithë rutinën tonë dhe stilin e jetës.

Marrdhëniet ndërpersonale

Jo stabiliteti emocional bëhet shkakëtar i ndarjeve dhe shkatërrimit të marrdhënieve.

Funksionimin normal

Personat mund të hasin vështirësi në kryerjen e punëve të përditshme, për shkak të ndryshimit të gjendjeve të humorit,

Avancimin e çrregullimeve të tjera mendore

Mos trajtimi i këtij çrregullimi bëhet një “vatër” nxitëse për çregullime të depresionit dhe persoanlitetit. Një rekomandim për ju, është që të mbani një bllok personal. Aty mund të shënoni të gjitha vështirësitë që hasni gjatë ditës tuaj si pasojë e ekstremiteteve të humorit.

3. Strategjia e vet trajtimit

Strategjia e vet trajtimit

Hapi tre i trajtimit që mund të ndiqni, pasi të keni kuptuar shkaqet dhe pasojat, është informimi mbi strategji vet-trajtimi.

Ndryshimet e humorit mund të menaxhohen me strategjitë e mëposhtme:

Bllok personal

Mbajtja e shënimeve në një ditar personal për gjendjet shpirtërore të ndryshuara. 

Ushtrimet fizike 

Ato prodhojnë endorfinë, të cilat janë hormone që ndihmojnë në kontrollin e stresit dhe përmirësojnë gjendjen shpirtërore. 

Mbajtja e një orari

Bërja e gjërave në të njëjtën kohë çdo ditë mund të ndihmojë në rregullimin e ngritjeve dhe uljeve emocionale.

Gjumi

Flini orët e plota dhe të rregullta të gjumit, pasi ndihmon në përmirësimin e humorit.

Ushqimi

Shmangia e konsumit të sheqerit, alkoolit dhe kafeinës mund të ndihmojë në uljen e frekuencës të ndryshimeve të humorit.

Aplikimi i relaksimit oriental

Stresi, mbingarkesa emocionale dhe llojet e tjera të shqetësimit emocional duhen shkarkuar me aktivitete si: joga, meditimi dhe ushtrimet e frymëmarrjes.

4. Trajtimi profesional i ndryshimeve të humorit

Trajtimi profesional i ndryshimeve të humorit

Mund të ndodhë që individët me çregullime të humorit, ta kenë të pamundur gjetjen e shkakut të tyre apo të vetë-ndihmojnë veten.

Një profesionist i shëndetit mendor do të ndihmojë personin në terapi:

Eksplorimi i shkaqeve

Identifikimi profesional i shkaqeve bëhet në sajë të manualit diagnostik të sëmundjeve mendore (DSM-5).
Gjithashtu, identifikon nëse ndryshimet e humorit ndodhin si rezultat i një gjendje e shëndetit mendor apo fizik.

Zhvillimi metodave të menaxhimit

Terapisti ose psikologu zhvillon metoda të persoanlizuara për të fituar kontroll mbi zhvendosjet e papritura të humorit.

Kjo realizohet përmes teknikave të tilla si: ditar, meditim, ndërgjegjësim, ushtrime të frymëmarrjes etj,. Në terapi, dikush mund të aftësohet të përqendrohet në momentin aktual përmes meditimit.

Më vonë, kjo e mëson me menaxhimin në mënyrë konstruktive të gjendjeve shpirtërore dhe të mbajmë një ekuilibër të shëndetshëm emocional. Pas kësaj, mund të jetë më e lehtë për të punuar me psikolog çështjet themelore dhe për të zgjidhur shqetësimin.

5. Ruajtja e ndryshimit

Ruajtja e ndryshimit

Hapi i pestë dhe i fundit është dhe më sfiduesi për klientët që ndjekin një terapi, ose zgjedhin vet-ndihmën. Me të marrë rezultatet e para, ndodh që të heqë dorë nga vijimi i planit.

Personi mund të mendojë se:

  • Problemi i tij u zgjidh;
  • Nuk mund t’ia dalë i vetëm, pas përfundimit të terapisë;
  • Nuk ka motivimin e duhur;
  • Nuk mund ose nuk do të ndryshojë;
  • Shqetësimi i tij nuk mund të zgjidhet.

Pas kësaj, ndodh që të ri-zhytet në gjëndjen e ndryshimit të humorit, nga një ekstrem në tjetrin.

Që personi të fitojë dhe të ruaj një mentalitet ndryshimi, duhet që ai të:

  • Ketë fituar një ndërgjegjësim të plotë të situatës problematike;
  • Gradualisht, të ketë filluar me aplikimet e para për përmirësim;
  • Të motivohet;
  • Të përgatitet për një stil të ri jetese;
  • Të marrë rezultatet e para;
  • Të kuptohet niveli i gatishmërisë për ta vijuar i vetëm planin e përmirësimit;
  • Të përgatitet për shkëputjen terapeutike;

Mbani mend: Procesi i shërimit vijon, edhe me përfundimin e terapisë.

Konkluzion

Pesë hapa per trajtimin e ndryshimeve të humorit, janë renditur me qëllim informimin mbi rëndësinë e ndërgjegjësimit, kuptimit dhe formave të ndihmës.

Përtej disa momenteve, kur kalojmë një periudhë trishtimi…nëse sjellja juaj vazhdon për disa ditë ose më gjatë, mund të jetë një shenjë e diçkaje më serioze. Ju mund të ndjeheni i inatosur një minutë dhe të lumtur në tjetrën.

Nëse e shihni veten të paaftë për të kontrolluar disa sjellje si:

  • Shpenzim i parave në gjëra të panevojshme; 
  • Konflikte të vazhdueshme me njerëz;
  • Bëni sjellje që ju vënë në rrezik, ngarja e makinës me shpejtësi, droga, alkol etj;
  • Nuk flini mjaftueshëm;
  • Lëvizjet e humorit ju hapin probleme në punë me koleget dhe ulje produktiviteti;

Modelet e këtyre llojeve të ndryshimeve të humorit mund të jenë simptoma të një gjendje shëndetësore më të rëndë. 

Psikologuonline